Lista e “Binomit të Shpresës”!

Opinione

Lista e “Binomit të Shpresës”!

Nga: Ardian Haziri Më: 16 janar 2021 Në ora: 06:23
Ardian Haziri

E kam theksuar disa herë dhe do ta ritheksoj përsëri se "Binomi i Shpresës" është Vjosa dhe Albini. Kjo dyshe na ofron një mendësi dhe qasje krejtësisht ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim me subjektet që kanë qeverisur apo keqqeverisur në këto dy dekada duke i bërë favore njëra-tjetrës përmes interesave të ngushta të udhëheqësve të tyre autoritarë dhe të grupacioneve të ngushta me rrjet të gjerë.

Ky binom, padyshim që është vullnet i qytetarëve, këtë fakt të pamohueshëm më së miri e dëshmon përkrahja masive në zgjedhjet e kaluara, ku këta të dy dolën me numrin më të madh të votuesve.

Faktorët që këtë binom e bëjnë aq të pëlqyer nga populli janë të shumtë. Që të dy janë të pastër dhe të pakorruptuar, janë konsistentë në qëndrimet dhe parimet e tyre, kanë një biografi të pasur e të pastër, në stadin ku aktualisht gjenden, janë falë punës dhe meritokracisë si bazë e pakontestueshme e demokracisë dhe asnjëherë e plutokracisë e oligarkisë.

Pra, e thënë troç, nuk i kanë nga 2-3 milionë por duhet dhe do të jenë udhëheqës të një populli rreth 2 milionësh. Është e palogjikshme të flitet për ndryshim nga mendësia e vjetër, nga figurat e njëjta të logjikës së njëjtë e të sloganeve pak më ndryshe të cilat për vite me radhë kanë zhvatur e keqmenaxhuar dhe se gjithnjë kanë përfituar përmes pushtetit nga shteti dhe asnjëherë shteti nuk ka përfituar nga ta, por vetëm ka humbur e është degraduar.

Andaj, 14 shkurti 2021 është mundësia e madhe, ku fjala i takon sovranit që kjo të jetësohet dhe ky bashkëpunim nga ky binom, nga kjo listë e përbashkët, të riligjitimohet me një presidente e kryeministër dinjitoz të ardhur nga një shumicë qytetare, me vizion, me ide të qarta, me qëllim e synim për mirëqeverisje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat