Binomi Kurti - Osmani, megjithatë, shpresë reale për Kosovën

Opinione

Binomi Kurti - Osmani, megjithatë, shpresë reale për Kosovën

Nga: Hafiz Shala Më: 16 janar 2021 Në ora: 08:17
Hafiz Shala

Në konferencën për shtyp të zotit Kurti dhe zonjës Osmani, definitivishtë paralajmëruan se do të garojnë më një listë të përbashkët që, i bie se, zoti Kurti garon për Kryeministër ndërsa, zonja Osmani për Presidente.

Në të gjitha shkrimet e mia të deritashme, për postin e Presidentit e kam theksuar dhe propozuar se, zgjedhja më e mirë dhe më e duhur duke u bazuar në të gjitha aspektet duke mos i numëruar tani, do të ishte, njëri nga anëtaret e familjes heroike, Jashari.

Pra, zoti Murati apo zoti Bekim Jashari, tani në postin e Kryetarit te Skenderajt.

Pas prononcimit të Bekim Jasharit se, familja Jashari është e gatshme të marr çfarëdo përgjegjësi shtetërore nëse ka pajtim paraprak konsensual i të gjitha partive politike, është kusht të cilin duhet respektuar sepse e ka domethënien e vetë shumë të rëndësishme në udhëheqjen e shtetit të Kosovës.

Nuk me kujtohet nëse partitë politike bile e kanë vërë në rend të ditës pasi, unë mendojë se pretendimet për postin e presidentit janë të shumta, qëllimisht iu është shmangë debati, prandaj, kjo çështje  ka mbetur pezull.

Unë do ta përshëndesja deklarimin e zotit Haradinaj, pretendonte për postin e Presidentit i cili deklaroj se, nëse ndonjëri i familjes Jashari garon për ketë post, unë do të tërhiqem.

Jam i bindur se pas përfundimit të rezultateve të zgjedhjeve, edhe zonja Osmani do të tërhiqej pér postin e Presidentes, që jam i bindur se të njëjtën gjë do ta bënte edhe zoti Kurti.

Përndryshe, kushdo që do të hezitonte në një garë ku figuron përfaqësuesi i familjes Jashari dhe nuk lëshon rrugë, do të ishte vetëvrasje e përjetshme politike.

Pasi nuk ka konsensus, atëherë, ky binom për mendimin tim, do të ishte me i përshtatshmi dhe me i pranueshmi për popullin pasi këtë e kane shprehë qartë edhe me 6 tetor 2018.

Nëse e kërkojmë përgjigjen në pyetjen se, pse këta të dy i meritojnë këto poste, atëherë, nën një, pastërtia nga të gjithë izmat të cilat i kanë manifestuar parti e individ të deritanishëm dhe të tanishëm në postet e shtetërore apo partiake, të cilat në filozofin dhe praktikën e tyre, kanë shfaqur dukurit ma të rënda në dëm të shtetit dhe qytetarit siç janë: krimi, korrupsioni, nepotizmi, pasurimi i jashtëligjshëm, kapja e shtetit dhe kontrollimi i drejtësisë në të gjitha nivelet.

Principi, paluhatshmëria, dituria dhe guximi për temat nacionale dhe shtet-mbrojtja në të gjitha aspektet, është edhe një garanci e cila mund t’i sigurojë popullit së nuk do të ketë shmangieje pa marrë parasysh sfidave të cilat i presin pasi, këta të dy, nuk kanë hyrë në obligime as më armiqtë e as me miqtë tanë duke u treguar servil qoftë edhe pa kërkesën e këtyre të fundit, prandaj, këta, nuk do të dorëzohen për temat më të ndjeshme siç janë, tërësia territoriale, pëlqimi që Serbia të ketë te drejtë të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës( marrëveshja e 2013 e nënshkruar nga Thaçi), nuk kanë negociuar për ndryshim kufijsh i cili u shpëtuar në momentin e fundit nga SHBA-t, duke ia ndërprerë rrugën ish presidentit i cili ishte nisë për Uashington për një mision të tillë të rrezikshëm më pëlqimin e LDK-së nën qeverisjen e Avdullah Hotit.

Në Uashington, i gjetën akranet e vetë, Trump dhe Grenell, të cilët, Kosovën e qitën në pazar për çmim dumping, ndërsa, në marrëveshje më Rusinë( Putinin), që Ballkanin ta ndajnë bashkë më rrolin kryesor të Serbisë, ishte edhe Minishengeni, një lloj  “Ballkaniade “ apo mini Jugosllavia, ta copëtojnë Kosovën, të ia shkëputin veriun, duke filluar nga Ujmani, pastaj Trepça deri të pajtimi qoftë edhe të bashkimit Kosovë Shqipëri pasi Kosova t’i humbë asetet më vitale.

Zoti Kurti, e refuzojë propozimin e ish presidentit që të marr disa këmisha, të udhëtojnë për Uashington dhe “ ta kryejnë këtë punë më Serbinë”, thuajse ishte aqe lehtë e aq e thjeshtë.

Po duket se sipas logjikës së tij bashkë me Edi Ramen dhe Vuçiçin, këta dy të fondit, më 2016 e kishin nis këtë muhabet në Nish, pa pëlqimin e Kosovës por, me dijeninë e Thaçit.

Albin Kurti, u akuzua si antiamerikan, si shkaktari kryesor i “ prishjes” së marrëdhënieve më SHBA-në, si shkas për “ largimin e trupave amerikane qoftë edhe  bazën më të madhe ushtarake në Ballkan, Bonstel, ndoshta edhe në Evropë”, për pengesën e realizimit të Minishengenit si “shpëtim”  për  ekonomin e  Kosovës, dhe shteteve tjera por, Serbia ishte ajo që do t’i kryesojë të gjitha veprimet në emër të të gjitha këtyre shteteve ani pse Kosova, nuk ishte trajtuar si e barabartë pasi nuk njehej nga Serbia, në një mënyrë, Edi Rama në rolin “paternalistit”,  nuk e kishte parë te arsyeshme e as që ishte konsultuar paraprakisht Kosova.

 

Duke i pasur parasysh të gjitha këto veprime të ish udhëheqësve të koalicionit deri në rrëzimin e qeverisë Hoti nga Kushtetuesja, besojë shumë se, përfaqësuesit e shteteve të Quintit, janë të gatshëm që ta përkrahin këtë binom politik nga të cilët, më shpresë besojnë së, do ta luftojnë krimin, korrupsionin, pasurimin jashtëligjshëm dhe konfiskimin e kësaj pasurie, futjen në praktikë çështje n e vetingut për t’u pastruar nga udhëheqësit të deritanishëm dhe të atyre që pretendojnë të marrin poste të rëndësishme shtetërore, kështu qw në këtë mënyrë, do t’i hapin rrugë liberalizimit të vizave për kosovarët që të udhëtojnë lirshëm në Evropë pasi, ky kusht edhe është njëri ndër kryesoret të cilin Kosova ende nuk e ka plotësuar.

Gërryesit e shtetit dhe kapsit e pushtetit, fshehësit e aferave të hajnive për të cilat askush nuk u përgjigj si ishte dhoma e dëshmive, dhe shumë skandaleve tjera, është mjaft e arsyeshme së, ndryshimi duhet të ndodhe, jo për pushtet por për shtet.

Në momentin e shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme, fillon lufta politike më propaganda denigruese ndaj këtij binomi i cili, besojë se janë të vetëdijesohem për përgjegjësinë të cilën e marrin para popullit e cila është më shumë të njohura por, më ma shumë të panjohura nga ish establishmenti 20 vjet në pushtet.

Iu duhet një vit për të zbuluar, identifikua e pastrua nga vendimet e jashtëligjshme, nga keqpërdorimet në të gjitha dikasteret qeveritare, në arsim, duke iu mundësuar tituj akademik më plagjiatura, duke i inkorporuar në universitete afro 30 sosh në Kosovë të cilat prodhojnë suficit të kuadrove analfabete.

Duhet të nxirren prioritete ne aspektin e brendshëm dhe të jashtëm.

Në aspektin e politikës së jashtme: nuk ka bisedime më Serbinë, pa njohje reciproke, pa kërkim falje, pa kthimin e të pagjeturve, pa kthimin e 15.000 shqiptareve të shpërngulur nga veriu më dhunë, po verifikuar vendosja e serbeve në veri duke u vërtetuar së a kanë jetuar më parë në Kosovë, duke i larguar vërtetë strukturat paralele në veri, duke u përdor, simbolet e gjuhët sipas Kushtetutës së  Republikës së Kosovës në tërë komunat më shumicë serbe, duke iniciuar ndryshimet e Kushtetutës nga e cila, duhet të hiqen deputetet e rezervuar në Parlamentin e Kosovës ku pakica e bllokon shumicën në vendimmarrje për çështje t nacionale etj.

Marrëveshja e Ahtisarit, është vjetërsuar dhe nuk iu përgjigjet rrethanave aktuale politike e demokratike të Kosovës.

Prandaj, ndryshimi duhet te vijë i gjithëpërfshirë që shteti i Kosovës të jetë funksional duke e shtrirë autoritetin në tërë territorin.

Nëse Serbia paraqet kushte, anipse agresore ndaj viktimës, të kthehet reciprociteti total në të gjitha nivelet dhe të gjitha aspektet.

Absolutisht, askush nuk e ka autorizimin qe të diskutojë për tërësinë territoriale më kufijtë më të cilët Kosova e ka shpall Pavarësinë më 17 shkurt 2018.

Për t’i arritur të gjitha këto e shumë të tjera, është i domosdoshëm konsensusi ndër shqiptar, gjithnjë, duke i kërkuar opozitës që të bëjë opozitë parimore, progresive më platforma të mirë studiuar.

Askush mos të ketë blanko përkrahje sepse, Kosova është mbi të gjithë prandaj, duhet që Qeveria te monitorohet në mënyrë strikte që ta ndryshojmë vërtete gjendje e cila na ka përcjellë qe nga çlirimi e që është pasqyrë reale e një keqqeverisjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat