Qeveritë për 20 vjet nuk e kanë ndihmuar Kosovën Lindore

Opinione

Qeveritë për 20 vjet nuk e kanë ndihmuar Kosovën Lindore

Nga: Mr. Sc Refik Hasani Më: 16 janar 2021 Në ora: 10:56
Mr. Sc Refik Hasani

Përgjigje lidhur me takimin e  datës 11 janar të Kryeministrit në detyrë, z.Avdullah Hoti,me  përfaqësuesit nga Presheva e Bujanocëi, por mungonte përfaqësuesi nga Medvegja. Ditë më parë edhe  kandidatit i PDK-ës për Kryeministër z.Enver Hoxhaj, publikoi 7 zotime të ashtuquajtura për Kosovën Lindore.

I kujtoj opinionit të gjerë se vetëm në fushatë zgjedhore kujtohet kjo krahinë shqiptare e mbetur padrejtësisht  nënë administrimin e  Serbisë, dhe nga këto  premtime nuk do të ketë asgjë, pasi nuk janë zbatuar e realizuar, si:

1.Rezoluta nga Kuvendi i Kosovës për Medvegjë, Bujanocë dhe Preshevë i miratuar, datë 06.06.2013,

2.Në Gjilan është hapur  zyra, datë 30.12.2014, për Medvegjë, Bujanocë dhe Preshevë,

3.Në Kuvendin Komunal-Gjilan, është miratuar vendimi mbi formimin e Komiteti për bashkëpunim ndërkufitarë, datë 27.06. 2013,

4. Qeveria në detyrë, më datën 28.09.2020, pas një takimi sikur i ditës së sotit, u zotua se do themelon Zyrën për ofrimin e asistencës për qytetarët e Kosovës Lindore,

Të gjithë më parë ishin premtime në fushata zgjedhore e zotime, por

5.Nuk janë ndarë ndihma e premtuar lidhur me Abetaret, Materniteti në Preshevë, etj.

Qeveria e Kosovës  edhe në takimet të përbashkëta me qeverinë Shqiptare  nuk kanë dhënë asnjë efekt përveçqë  janë premtuar të ndahen nga 50 mijë euro, e të cilat nuk dihet nëse janë ndarë.

Po ashtu, Parlamenti dhe Qeveria e Kosovës  asnjëherë nuk janë përcaktuar saktë për Referendumin e datës 1 e 2 Mars 1992, për luftën dhe sakrificën e UÇPMB-ës, për Marrëveshjen e Konçulit, për heqjen e Lapidarit të UÇPMB-ës, për pasivizimin e adresave, diskriminimin e vazhdueshëm etj.

Dhe

Republika e Kosovës  nuk kanë asnjë platformë e asnjë strategji për ta shtruar e ngritur në nivele e instanca të BE-ës dhe mekanizma të OKB-së.

Për dy dekada të gjitha qeveritë e udhëhequra  nga subjektet politike  PDK-LDK-AAK, asgjë s`kanë ndihmuar Kosovën Lindore, përkundrazi kanë krijuar konfuzion në mesin e qytetarëve të kësaj krahine edhe në instanca e nivele të jashtme.

Kryeministri në detyrë, z.Avdullah Hoti, dhe kandidati për kryeministër nga PDK-ja  z.Enver Hoxhaj, por edhe ish-Kryeministri z.Ramush Haradinaj, me asgjë nuk e kanë ndihmuar Preshevën, Bujanocëin e Medvegjën.

Vetëm ish-Kryeministri i Kosovës z.Albin Kurti, ka ndarë 500 mijë euro ndihmë dedikuar për Medvegjë, Bujanocë e Preshevë janë, ku për dy dekada Shqipëria dhe Kosova bashkë nuk i kanë ndarë këto mjete. E vetmja shpresë është jo vetëm për Kosovën por edhe  për Medvegjë, Bujanocë dhe Preshevë.

*Autori, ka disa kumtesa në konferenca shkencore për Medvegjë, Bujanocë dhe Preshevë, por edhe punime të publikuara, për diskriminim, pasivizimin e adresave, formimi i komitetit për bashkëpunim ndërkufitarë, ka trajtuar e propozuar, si: Reciprocitetin, rikonfirmimit të Referendumit datë 1 e 2 mars 1992, shqyrtimi i realizimit të Marrëveshjes së Konçulit, regjistrimin e popullatës, inicimin që të miratohet një rezolut, ngritja e një fondi të përbashkët nga dy qeveritë, formim i një Komisioni mikst nga Parlamenti Shqipëri-Kosovë, etj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat