E rëndë: Uashingtoni nën rrethojat e hekurta

Opinione

E rëndë: Uashingtoni nën rrethojat e hekurta

Nga: Hafiz Shala Më: 17 janar 2021 Në ora: 16:17
Hafiz Shala

25.000 trupa nga Garda Kombëtare të angazhuarë për ta mbrojtur Capitoll Hillin me rastin e inaugurimit të Presidentit të 46-të, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden më 20 janar 2021.

As në Irak, Afganistan, Pakistan e vendet tjera ku Amerika mundohet ta luaj rolin e paqëruajtëses, sot, për fatkeqësinë tonë si qytetar të këtij vendi, për Amerikën dhe botën demokratike, Amerika po mbrohet nga terrorizmi i brendshëm nga sjelljet e një presidenti i cili, duke e manipoluar, mashtruar dhe nxitur popullin e tij i cili, me ndihmën e Rusisë, erdhi në pushtet për t’u larguar pas mandatit katërvjeçar më plotë akuza, me tentim shkarkimi, tani për herë të dytë i cili, anipse me numër të konsideruar votash, megjithatë, nuk doli fitues.

Kjo është Amerika ku, fitoret janë shumë të ngushta dhe, me gjithë bindjen e tij se ka dalë fitues, megjithatë pas të gjitha verifikimëve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, është verifikuar se zgjedhjet ishin të rregullta dhe pa vjedhje votash.

Në historinë 243 vjeçare të ekzistimit të Amerikës, një rast i këtillë është i pari, më shpresë që të jetë edhe i fundit në ketë vend të tempullit të demokracisë.

Kur një president shihet si zjarrëvënës i terrorizmit vendor ndaj qytetarëve dhe shtetit të tij, është e rëndë.

Ja qiti faqen e zezë përkohësishtë Amerikës për interesa të tij të çmendura personale në dëm të demokracisë dhe rendit shoqëror amerikan.

Kryeqytetet e 50 shtetëve amerikan, janë në panikë e stres se, çka do të ndodhë deri ne ditën e inaugurimit dhe, saktësishtë më 20 janar n’orën 12 ku sipas brifingut të CIA-s, FBI-t dhe Departamentit për Sigurimin e Atdheut duke e njoftuar Nënpresidentin Mike Pompeo, se simpatizantët e Presidentit Trump, po përgatiten për demonstrata të dhunshme të armatosur duke aluduar në çmenduritë deri të kidnapimi i Presidentit të Zgjedhur Joe Biden dhe, ta pamundësojnë tranzicionin paqësor e normal të pranim dorëzimit të detyrës në Shtepinë e Bardhë, duke i dëshiruar mirëseardhje Presidentit të ri dhe, falenderimet e Presidentit në largim për lidershipin e tij në favor të popullit amerikan të cilit nuk i takon ky epitet, me një letër personale me porosi siç është traditë e ndërtimeve në Shtëpinë e Bardhë.

Nuk ka njeri normal, e posaqërishtë një President i një supërfuqie siç janë Shtetet e Bashkuara të Ametikës, ta rrezikojë popullin e vet duke e sjellur në prag të një lufte qytetare për karrier dhe post nga i cili, nuk po mund ta pranojë se është humbës.

Kjo është çmenduri të cilen populli amerikan, nuk do ta pranojë por, do të gjejë forcë dhe unitet për ta tejkaluar ketë situatë të rëndë e shumë të rrezikshëm dhe, njëherit, me deshirë, shpresë dhe vendosmëri që, në të ardhmen të kenë kujdesë së kujt do t’ia jepin votën.

Do të kalojë edhe ky 20 janar, por, edhe do të mbetet në historinë amerikan si rast i parë dhe i fundit ku ndërrimet e pushtetëve, mos të sjellin skena, ankth dhe stres të populli amerikan.

Kushtetuta amerikane do të zbatohet më çdo kusht pa u dorëzuar në asnjë moment nga njerëz të cilët, nuk ja dojnë të miren Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat