Analistë të korruptuar në debatet televizive po shtrembërojnë realitetin në Kosovë!

Opinione

Analistë të korruptuar në debatet televizive po shtrembërojnë realitetin në Kosovë!

Nga: Sami ARIFI Më: 18 janar 2021 Në ora: 07:33
Sami Arifi

Një numër mjaft i madh i analistëve, zëdhënës të “derqit e të birit”, të paguar majshëm nga burime të huaja financuese apo nga disa pushtetarë tonë të korruptuar, ata (analistë) për t’ju dhënë mundësi pushtetarëve të korruptuar që të vazhdojnë avazin e vjetër, ata (analistë) me urrejtje të tërbuar nxisin përçarje dhe hutinë, në debatet televizive, duke krijuar mjegullë në popull, për votimet e lira në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, për të bërë të padukshëm realitetin, politik aktuar që ishte dhe mbeti gjerë më tani, nga kastat politike që ishin në pushtet.

Nëse bazohemi nga e kaluara, individë nëpër parti politike patën fërkime të vrazhta në mes këtyre partive politike që vepruan në Kosovë, por që për këtë nuk janë fajtorë anëtarësia e gjerë e partive, nga se pas zgjedhjeve gjithmonë u bënë pazare politike pa vullnetin e tyre, në dëm të shtetit të Kosovës, që injoruan skajshmërisht votuesin. Prandaj, me keqëbërësit që arritën në pushtet përmes qëndrimeve centraliste të tyre në parti politike, pa e përfillur qoftë edhe votënë e anëtarësisë së gjerë të partisë së tyre në votime, bënë koalicione dhe vazhduan me afera korruptive siç ishte: ari i vjedhur në “dhomën e dëshmive” në Prishtinë dhe Pejë si dhe vjedhja e “thesarit të shtetit” të Kosovës e shumë afera të tjera pa i përfshirë këtu edhe ato të tenderëve në përfitime të përqindjeve nga pushtetarët.

Analistë të korruptuar, të lidhur ngusht me ca kandidat të nominuar për deputet, bëjnë fushatë zgjedhote përmes debateve televizive për t’ju mbushë votuesve mendjen që të votohen të preferuarit e tyre, në vend se ata t’i debatojnë shkaqet e dëmtimit të shtetit tonë që i përmendëm më parë, madje këta të vetquajtur “analista” nuk lodhin mendjen, si dhe pse pas çlirimit të Kosovës, erdhi deri te e ashtquajtura “mortajë e bardhë” që qojë deri te një boshatisje mjaft e madhe e të rinjve nga Kosova për shkaqe të mosmundësisë së tyre për të krijuar marrëdhënie pune në vendin e tyre të lindjes.

Në kushte normale të një shteti demokratik ku mbizotëron ligji, me këto dukuri dëmtuese për shtetin, merret policia, prokuroria dhe gjyqësia deri në zbardhjen e plotë për afera qoftshin kriminale apo korruptive që janë mjaft të shumta të cilat dukuri presin zbardhjen e tyre. Këta të vetëquajtur “analistë” që ftohen në debate televizive, ata (analistë) kurrë nuk debatojnë tema që kanë të bëjnë me shkaqet e dëmtimit të shtetit, nga pushtetarët që kanë kapur shtetin përmes pushtetit të cilët, pushtetarë, neutralizojnë prokurorinë dhe gjyqësinë në zbardhje të rasteve nga këto dukuri shumëtuese që janë bërë përditshmëri e kohës, meqë ata (analistë) janë të paguar nga burime të ndryshme korruptive.

Analistë të tillë të korruptuar poqese i’u fiton partia që e preferuan në debate televizive, ata pas zgjedhjeve që ishin paguar përmes formave të paligjshme nga pushtetarë të korruptuar, ata (analistë) kalonë së shtejti në ato parti si veprimtarë politik për tu zhytur edhe më thellë në korrupsion duke e dëmtuar skajshmërisht shtetin e porsaformuar të Republikës së Kosovës.

Partitë politike në Kosovë janë këto që janë, dhe si të tilla ato patjetër, me rregullat e demokracisë, duhet të bëjnë koalicione, por para se gjithash, duhet t’ju përmbahen premtimeve me programet e tyre që i dhanë në fushata zgjedhore pran popullit. Partitë t’ju përmbahen programeve konkuruese të tyre për ndërtimin e institucioneve në mënyrë që shteti të funksionojë dhe të forcohet duke luftuar korrupsionin, krimin e organizuar, nepotizmin dhe dukuritë tjera negative, duke krijuar mundësi në krijimin e vendeve të punës dhe në këtë mënyrë të lehtësojnë jetën e qytetarëve.

Analistët e mirëfilltë në vendet demokratike kontribojnë për forcimin e shtetit ligjor të tyre, respektojnë votën e sovranit, dhe kështu kontribuojnë përmes analizave në debate televizive, për lehtësimin e formimit të institucioneve të reja të dalura nga sovrani përmes votës së popullit.

Analistë të paguar nga “dreqi e i biri”, këtu në Kosovë, çojnë ujtë në mullirin e armiqve shekullor! Shpresoj të mos u vëhet veshi këtyre të ashtquajturëve “analistë”, madje edhe mos t’ju jepet mundësia secilit të ashtquajtur “analist”, duke përfshirë këtu edhe disa medie që janë të tilla, meqë përmes pagesave të majme janë zëdhënës të qëllimshëm të dikujt tjetër, por jo edhe të sovranit të Kosovës!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat