Pse nuk bëhet fjalë që të kemi një opozitë të fortë...?

Opinione

Pse nuk bëhet fjalë që të kemi një opozitë të fortë...?

Nga: Skënder Karaçiqa Më: 18 janar 2021 Në ora: 18:00
Skënder Karaçiqa

Zgjedhjet në Kosovë.

Tashti ka filluar fushata zgjedhore në Kosovë dhe partitë politike nën ethet për votën e lirë të sovranit,mendojnë për (koalicionet) e mundshme,ndërsa për opsionet e opozitës si segment i jetës demokratike,që,sipas teorisë së demokracisë,ajo nuk e lërë të fle pozitën  në pushtet,kësaj radhe  as që bëhet fjalë(!).

Institucionit parlamentar (Kuvendit të Kosovës)i duhet pozitë dhe opozitë e fortë demokratike,që,bashkarisht përmes luftës së ideve dhe të koncepteve programore,shtetin e Kosovës të çojnë përpara...!

Në këto zgjedhje parlamentare,mendoni dhe mos harroni për opozitën në këndin tjetër opozitar  të shtetndërtimit të Kosovës...!

Na duhet opozita e fortë parlamentare,që mos të lërë të fle pozita në pushtet dhe  për pushtetin...!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat