Zotësia, meritokracia apo nepotizmi i kandidatëve në listat zgjedhore

Opinione

Zotësia, meritokracia apo nepotizmi i kandidatëve në listat zgjedhore

Nga: Riza Haxhiu Më: 18 janar 2021 Në ora: 23:07
Riza Haxhiu

Në një shtet demokratik, kandidatët në listat zgjedhore propozohen nëpërmes vullnetit politik te zgjedhësve, apo te forumeve partiake dhe këta quhen kandidat te propozuar politikisht nga degët dhe nëndegët e partisë dhe përbejnë një pakice te vogël ne numër, e përzgjedhja e tyre sigurohet sipas aftësive profesionale, manaxheriale, përvojës si anëtar partie dhe në bazë të programit zgjedhor që ofrojnë. Kjo përzgjedhje sigurohet nëpërmjet rregullave mjaft te qarta e strikte të statusit të partisë e qe mbështetën ne akte ligjore e nënligjore, qe lidhen me shërbimin civil.

Edhe ne përpilimin e listës zgjedhore të kandidatëve për deputet për Kuvendin e Kosovës , partitë politike duhet te kenë zbatuar rregulla te qarta për sensin pozitiv të kandidatëve që përfshihen në listat e tyre.

Do të duheshin ta kishin parasysh se kandidatët që do të zgjedhën si deputet te ardhshëm do të marrin pjesë ne ushtrimin e pushtetit si zë i fuqishëm i popullit përkundrejt përgjegjësive te posaçme ligjore dhe me detyrime ndaj vendit, pa përfillur interesat e tyre personale. Detyra e tyre e ardhshme është te nxisin mirëqenien publike nëpërmes ligjeve dhe kushtetutës. Për ketë kërkohen njerëz me aftësi profesionale, dije dhe përvojë, aktivist të dejtë që ofrojnë program zgjedhor dhe që kanë treguar rezultate në punën e tyre si politike ashtu dhe në atë profesionale. Kandidati deputet i ardhshëm i Kuvendit ne një shtet demokratik ka për detyrë te ven ne jetë vullnetin e popullit ne kuadër te përgjegjësisë dhe zbatimin e ligjeve dhe Kushtetutës.

Deputeti i ardhshëm, ne një vend demokratik duhet te jetë një person që ka aftësinë, përvojën profesionale dhe plotësimin me përkushtim te detyrave për çka e voton populli.

Nder dukuritë negative qe shoqërojnë çdo qeverisje është dhe nepotizmi. Nepotizëm do te thotë te punësosh njerëzit e tu, te afërmit ne punë te privilegjuara qe varen prej teje e qe punojnë për ty për të siguruar ambient te favorshëm, qe do tu siguroj mbijetesën.

Kjo ka ndodhë për fat të keq gjatë përpilimit të listave zgjedhore në të gjitha partitë politike, ku më shumë e ku më pak, janë futur njerëz pa as një kriter. Persona që i ndërrojnë partitë dhe harrojnë ideologjitë, duke vrapuar pas postit ku mund të përfitoj vetëm për vetën e vetë. Persona pa përvojë politike e as profesionale, vetëm pse janë familjar të këtij apo atij politikani, thua se jetojmë në një shtet feudal apo monarki. Persona që janë viktimë e luftës, thua se kuvendi është qendër e rehabilitimit social.

Heronjtë, dëshmorët , luftëtaret e lirisë, viktimat e luftës dhe familjet e tyre duhet ti gëzojnë të gjitha të mirat materiale brenda mundësive që ju jep shteti për kontributin e tyre në luftë dhe në paqe, për çështjen kombëtare. Por jo, ata të propozohen për poste politike të vendim marrjes pa kritere e përvojë, që të flasin dhe vendosin për të bërë politikë në forcimin e shtetësisë së Kosovës dhe mirëqenien e popullit.

Në një shtet demokratik, kandidatët për deputet në listën e votimit, përzgjodhën si që u cek më lart, për nga aftësitë profesionale, arsimimi, përgatitjet speciale, përvoja ne profesion si dhe ajo jetësore apo rezultatet nga shkalla e përgjegjësisë politike si dhe garancitë e besimin politik qe kandidati ofron. Persona që kanë treguar rezultate si aktivist dhe anëtar partie me rezultate, programe të reja për partinë, për komunitetin ku jeton dhe vepron. Te vendosesh në listën zgjedhore te votimit njerëzit e tu ne postin e deputetit pa përvojë, pa rezultate, pa program zgjedhor, do te thotë te jesh me mentalitet feudal dhe aspak demokratik, do te thotë te shkelesh rregullat e shtetit ligjor dhe te dëmtosh atë direkt apo indirekt.

Postin e deputetit duhet ta jep zotësia, profesionalizmi, programi i mirë zgjedhor.

Shpresoj se për gjithë ata që janë rangu në listat zgjedhore të partive politike pa kritere nëpërmes klaneve fisnore, nepotizmit e rehabilitimeve politike, do të jetë e pamjaftueshme vota e klaneve fisnore, vëllezërve e motrave, nipave, dhëndurëve e kushërinjve te tyre për te fituar postin e deputetit të Kuvendit të Kosovës.

Të shpresojmë se edhe KQZ-ja do të zbatojë ligjin në përpikëri dhe nuk do ti certifikoj ata kandidat që kanë has ndesh me ligjin në të kaluarën.

Mendoj se ka ardhur koha që partitë politike në Kosovë duhet të vetëdijesohen që nëpërmes strukturave udhëheqëse në degët dhe nëndegët e tyre, te mos neglizhojnë mendimin dhe propozimin e bazës për të shqyrtuar dhe mënjanuar ketë dukuri në te ardhmen. Të hartojnë kritere dhe rregulla që duhet te jene pjesë përbërëse e statusit të partisë, ligjeve ne zbatim, për shmangien e konflikteve eventuale te interesave nga prania e njerëzve me lidhje fisnore apo klanore ne organet e veçanta te shtetit ligjor. Çdo parti politike duhet te ketë rregulla te tilla, norma te detyrueshme, një strukturë te posaçme kontrolli ne ketë drejtim. Janë të shumta rastet që vërehen tendenca për nga përkatësia farefisnore, krahinore e fetare, që parapëlqejnë jo vetëm miqtë e tyre, por bëjnë dhe politika të tilla personale e që janë për çdo kritikë. Kjo më detyroj që ta shoh të arsyeshme jo vetëm të reagoj, por dhe të shprehem publikisht se demokracia dhe atdhetarizmi nuk kanë asgjë të përbashkët. Jam thellësisht i bindur se politike të tilla nuk janë në shërbim të vendit tonë dhe nuk kanë asgjë të përbashkët me demokracinë.

Mendoj se ka ardhur koha të punojmë duke bërë analiza pa pyetur çfarë besimi, vendi apo familje i përkasim e nga e kemi prejardhjen, çfarë lidhje fisnore apo klanore kemi, por duhet verifikuar dhe vlerësuar se a i plotësojmë kushtet për të zënë e mbajtur postin e deputetit dhe me kohë të vlerësojmë secilin për nga puna dhe rezultatet dhe jo nga interesat personale, farefisnore apo lidhjeve klanore. Shkelja e këtyre rregullave elementare për një vend demokratik cenon rëndë forcimin e shtetit dhe mirëqenien e popullit. Nga nepotizmi, privilegjet dhe interesat personale nuk mund të ketë përparim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat