Kush edhe më bërllok se tjetri

Opinione

Kush edhe më bërllok se tjetri

Nga: Dedë Preqi Më: 19 janar 2021 Në ora: 18:36
Dedë Preqi

Fotoja e ish kryeministrit Albin Kurti, vendoset edhe në shportat e bërllokut nga anëtarët e PSD, por a do të pyeste dikush se, kush do të ishte më bërllok se bërlloku, kur e ka idenë e tillë për një kryeministër të vendit të vet, duke e vendosur në vende të jashtëzakonshme, apo aty ku nuk e meriton, edhe sikur të ishte drejtor i një kompanie të bërllokut.

Dhe e veçanta gjithë kësaj, pse ky skandal shfaqët aty para Katedrales së Shën Nënë Tereza, në Prishtinë, apo qëllimkëqijtë dhe zullumqarët, sikur e zgjedhin vendin për ta përzier dhe mjegulluar situatën, jo vetëm për të treguar dështimet e veta, por edhe të tjerët për ti futur si hysetar në këto ngjarje të faqes së zezë shqiptare.

Ky lloj sindromi shqiptar me këto veprime të shëmtuara, e sollën Kosovën deri këtu, deri te logjika e konfrontimeve me njëri-tjetrin, që nëpërmjet kësaj hipokrizie nga njerëzit e tillë, ky vend po thellohet gjithnjë e më thellë në hendekun e një krize shoqërore, si edhe nacionale, që po na kushton shumë.

Nuk është interesant të reagojmë vetëm ndaj liderit të Vetëvendosjes z.Albin Kurti, por edhe ndaj së cilit lider dhe qytetar të Kosovës, nëse fotoja e ndonjërit vendoset në ballë të shportave të bërllokut, çfarë duan të tregojnë këta njerëz, apo siç thotë një fjalë popullore, të tillët i ka marrë malli përsëri për «qërshija të pshurrëta».

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat