Ramush Haradinaj e paska siguruar postin e Presidentit të Kosovës!

Opinione

Ramush Haradinaj e paska siguruar postin e Presidentit të Kosovës!

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 19 janar 2021 Në ora: 20:11
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Sepse të gjithë vouesit patriotë shqiptarë, që e duan dhe e mbështesin bashkimin kombëtar, pa dyshim se,  do t’ia hedhin votën e tyre në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit 2021.

Nëse Ramush Haradinaj e mbështet me Referendum bashkimin kombëtar, atëherë e ka të siguruar postin e Presidentit të Kosovës. Urime Ramush !

Prandaj, votoni Ramushin President të Kosovës, si dhe të gjithë që janë dëshmuar me vepër konkrete se e duan, dhe po punojnë ditë e natë për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë. Vetëm ata që mbështesin projektin strategjik historik, politik dhe gjithëkombëtar të bashkimit, janë të aftë , të guximshëm dhe largpamës, që në Kuvendin dhe në Qeverinë e Kosovës, të mos ketë serbë të “Lista srpska”, ata që e kanë vrarë UÇK-në, popullin e pafajshëm me mbi “11.800” shqiptarët, të cilët pranojnë t’i marrin pagat, por jo edhe ta njohin Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran të tyre, por vetëm shtetin e Serbisë kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).

 Të lumtë Z. Gjeneral, Ramush Haradinaj:

“DO TË BËJ REFERENDUM PËR BASHKIMIN KOMBËTAR ME SHQIPËRINË” !

-Unë jam me Ty, dhe me të gjithë ata, që janë dëshmuar, se janë në këtë rrugë për liri dhe për bashkim kombëtar, ashtu sikurse UÇK-ja me Kryekomandantin e saj historik gjithëkombëtar shqiptar, ADEM JASHARI, që së bashku me  60 jasharë të tjerë luftoi heroikisht në Kullën e tij kundër “3000 forcave” çetniko-fashiste barbare serbe (të cilit nuk i shkoi në ndihmë asnjë ushtri dhe, asnjë shqiptar  ashtu sikur luftoi dikur në shekullin XIX, OSO KUKA në Kullën-Kala të tij në Malësinë e Madhe kundër “3000 ushtarëve barbarë malazezë, të cilët kishin mësyrë për të pushtuar Shkodrën (1862)”. Por, duke falënderuar heroizmit të Oso Kukës dhe të 24 ushtarëve të tij, që dogjën  veten dhe piromanët  pushtues, hodhi Kullën në erë për të mos rënë Shkodra në duart e çetnikëve barbarë  pushtues malazezë.

“Vërtet,  Nuk kemi me pranu me mbet as konflikt i ngrirë e as nuk kemi me pranu me na nda, por kemi me shku në referendum për bashkim me Shqipërinë, mbane mend këtë, jo se na po duam, por qe 20 vjet i kemi dhënë fjalën perëndimit që po duam me respektuar një vizion të përbashkët për një Kosovë euro-atlantike me hy në BE me shku në NATO, me u bë anëtare e OKB-së, me na njohë Serbia, dhe me dashtë BE-ja me i bindë pesë vendet me na njoh jo me na lënë kështu vjerrë gjatë, deshi Amerika na ndihmoi me marrë njohjen e Izraelit, ndërsa ku janë partnerët tanë evropianë, pse na mbajnë kështu të izoluam, pse na lënë me pritë, e kohë pas kohe na thonë se e keni këtë faj e atë faj. A nuk pat asnjë faj Serbia dhe vendet tjera fqinjë, ata të përkryer apo? Nuk mund të rrimë vjerrë derisa dikush ta ketë disponimin me u kry çështja e Kosovës”. (Shih në: https://www.kosovarja-ks.com/ramush-haradinaj-do-ta-beje-referendumin-per-bashkim-kombetar-me-shqiperine/

 Ata që frikësohen nga Serbia, nga armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm, nuk e kanë vendin as në Presidencë, as në Qeveri e as në Parlament të Kosovës. Prandaj, hiq, pa asnjë hamendje, mos i votoni ata, se për popullin atyre “bash nuk iu ha palla”, sikurse këtu e 20 vjet më parë.

Posaçrisht, atyre që, në çfarëdo forme janë dëshmuar dhe  deklaruar kundër bashkimit kombëtar, mos ua hidhni asnjë votë, sepse ata deri më sot nuk kanë bërë asgjë të mirë dhe të dobishme për POPULLIN,  vetëm se e kanë varfëruar, e kanë braktisur dhe përbuzur, e kanë  lënë të papunë, pa strehë, pa ekzistencë, duke e përzënë nga Kosova në vendet e ndryshme të Evropës , të Amerikës etj. për të fituar një krodhe buke sa për të ekzistuar  “as i gjallë, as i vdekur”, sot për nesër sikurse nomadët e shkretë të paplang dhe të pa shtëpi nëpër geto të paemër buzë qyteteve të huaja të Ballkanit dhe të Evropës.

Bashkimi Kombëtar është opsioni i vetëm për dekolonzimin e shqiptarëve në Ballkan

*** Së pari, REFERENDUM për bashkim kombëtar, pastaj kompromis me Serbinë.  

-Mund të bëjmë kompromis paqësor me Serbinë, nëse RFERENDUMI MBARËKOMBËTAR THOTË PO,-japim Nishin për Preshevën, për Bujanocin dhe për Medvegjën shqiptare.

Ky është i vetmi opsion për arritjen e kompromosit politik mes Serbisë dhe Kosovës. Mirëpo, kjo nuk varet nga Prishtina, as nga bisedimet e udhëheqësve të saj në kuadrin e Dialogut  të Brukselit (2011-2018), por direkt nga Tirana zyrtare, përkatësisht nga Shqipëria, e cila në bazë të së drejtës historike dhe të Kushtetutës në fuqi të vitit 1998 (premabula, ku flitet për bashkimin kombëtar) ka të drejtë që të iniciojë shqyrtimin dhe rindërkombëtarizimin e kufijve të kontestuar territorialë me shtetet fqinje siç është edhe Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqedonia.

Nëse Tirana zyrtare (në bazë të së drejtës historike dhe të Kushtetutës në fuqi të viti 1998, si dhe të së drejtës  së vetëvendosjes për shkolonizimin e shqiptarëve dhe të territoreve të tyre nga vendet kolonialiste sllave ballkanike) merr përsipër zgjidhjen përfundimtare dhe të drejtë të problemit kolonial të shqiptarëve të Preshevës, të Bujancit dhe të Medvegjës nga Serbia,KËRKESA e saj për arritjen e kompromisit historik me Serbinë, duhet të jetë-kthimi i Preshevës, i Bujanocit dhe i Medvegjës Shqipërisë etnike, pa prekur asnjë pëllëmbë të territorit të Veriut të Kosovës. KY ËSHTË KOMPROMISI PAQËSOR!

Mirëpo, për të arritur ky kompromis historik mes Shqipërisë dhe Serbisë,  shqiptarët me Tiranën zyrtare në krye, nevojitet të marrin një vendim të vështirë dhe të dhimbshëm historik, politik, kombëtar dhe shtetëror, sepse për Preshevën, për Bujanocin dhe për Medevgjen, duhet të heqin dorë nga e drejta historike mbi territoret indigjene të Shqipërisë etnike : Kurshumlia, Bllaca, Leskoci, Prokupla, Vraja, Nishi, Novi Pazari, ku që nga viti 1878, kur Serbia ka kryer spastrimin etnik dhe gjenocidin mbi 1 milion shqiptarë, në këto territore shqiptare nuk jeton më  ASNJË SHQIPTAR.   

NJë vendim i tillë i rëndësishëm politik, do të mund të merrej vetëm pas mbajtjes së REFERENDUMIT në shkallë gjithëkombëtare në hapësirat e Shqipërisë etnike dhe në diasporën shqiptare. Nëse  i gjithë populli shqiptar, do të votonte,  që territoret e theksuara të  zbrazura nga shqiptarët si rrjedhim i  gjenocidit serb(1878-2018) t’i liheshin Serbisë si kompensim për rikthimin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës brenda kufijve historikë dhe gjeopolitikë të Shqipërisë etnike.

Ky është kompromosi paqësor historik. Nuk ekziston tjetër kompromis, sepse Veriu i Kosovës, është territor i Shqipërisë etnike, jo i Serbisë së madhe kolonialiste. Në këtë pikëvështrim, nuk mund të ketë kurrfarë kompromisi tjetër gjeopolitik me Serbinë, pavarësisht çfarë  thonë dhe çfarë “vizatojnë” gjeometrat hashimë,  isa ,ramushë,  muratë dhe bulliqë, të cilët  Malit të Zi ia falën “8200 kilometra” territor të Shqipërisë etnike.  Kësi “specialistë”  për “tëkurrjen” e territorit shqiptar, nuk i duhen as Kosovës e as Shqipërisë etnike.  

Pra, nëse Serbia do paqe me shqiptarët, Beogradi, duhet të arrijë kompromis  me Shqipërinë për statusin e Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, jo për Kosovën, e cila dikur ishte vetëm koloni e saj (1912-1999), kurse sot, është vetëm shtet fqinjë i Serbisë, sepse që nga 17 shkurti 2008, është shtet i pavarur dhe Sovran, i njohur  nga më se 100 shtete të OKB-së.  Në këtë kontekst, nuk ka se çfarë të debatohet me Serbinë kolonialiste për statusin e mbyllur të Republikës së Kosovës.

Sa  më sipër, Tirana dhe Prishtina të negociojnë me Beogradin për zgjidhjen e problemit kolonial të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës, POR JO për Kosovën, sepse kjo me t’u pavarësuar që nga 17 shkurti 2008 nuk është kurrfarë çështje e bendshme e as e jashtme e Serbisë.

Nëse një REFERNDUM i tillë, do të përfundonte me sukses,  që territoret autoktonte  të Shqipërisë etnike, sot të pabanuara me shqiptarë, t’i jipen Serbisë, në mënyrë që kjo të  eqë dorë nga sundimi kolonial 140-vjeçar  mbi Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Po qe se  serbët, duan që me paqe  ta mbyllin konfliktin historik me shqiptarët, ky do të ishte i vetmi opsion për arritjen e kompromisit politik me  shqiptarët dhe me Shqipërinë, JO me Kosovën, sepse Kosova është pjesë integrale dhe e ligjshme e Shqipërisë, jo më KOLONI e Serbisë imperialiste.

Prandaj, nëse Beogradi zyrtar do kompromis, paqe  dhe marrëdhënie të mira miqësore me shqiptarët dhe me Shqipërinë, atëherë serbët dhe Serbia, do të duhej të përqafonin dhe të ngelnin të kënaqur me këtë lloj kompromisi historik dhe paqësor  të shqiptarëve, sepse po ua falin territoret e aneksuara dhe gjenocidin e kryer mbi shqiptarët e këtyre territoreve (1878 – 2018).

Ndryshe, brenda një kohe shumë të shkurtër, Serbia do të jetë e detyruar, që të heqë dorë nga sundimi kolonial 140-vjeçar, Jo vetëm nga Presheva, Bujanoci dhe Medevegja, por edhe nga: Nishi, Novi Pazari, Kurshumlia, Bllaca, Prokupla, Vraja, Leskovci etj., sepse të gjitha këto janë territore të Shqipërisë etnike, të spastruara etnikisht si pasojë e shfarosjes, e masakrave, e reprezalieve dhe e shpërnghuljes masovike  nga soldateskat serebëve të Obrenoqviqëve, të Karagjorgjeviqëve, të Pashiqëve…etj.

Nëse Serbia nuk pajtohet me këtë kompromis, që nuk është kompromis, por falje e territorit të Shqipërisë etnike, atëherë, Tirana zyrtare, duhet patjetër, urgjentisht, të kërkojë një KONFERENCË NDËRKOMBËTARE PËR BALLKANIN, ku fjalën kryesore, do ta ketë Amerika dhe fuqitë e mëdha botërore, Jo Serbia, e cila nuk do të pranojë kurrfarë kompromosi politik, që të heqë dorë nga territoret e Shqipërisë etnike.

Së fundi, duhet rikujtuar të gjithë ata që deklarojnë ose shkruajnë kundër bashkimit, ata janë aleatë besënikë të amalgamës  sllavo-bizantine ballkanike kundër antikolonializmit të forcave progresive patriotike shqiptare.  Për më tepër të gjithë ata “kalemxhinj” dhe liderë politikë, që për interesa të tyre pushtetore, pasurore, karrieriste etj., po e frikësojnë popullin  nga bashkimi, ata nuk meritojnë të kenë vend as në qeveri, as ne parlament, as në presidencë, as në universitet, as në akademi e as në shkolla të nivelit të mesëm dhe fillor, sepse haptazi janë armiq të popullit dhe të Shqipërisë Etnike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat