21 janar 2011 dhe 6 janar 2021: Dy standarde të ndëshkimit të dhunës në institucionet e shtetit!

Opinione

21 janar 2011 dhe 6 janar 2021: Dy standarde të ndëshkimit të dhunës në institucionet e shtetit!

Enver Bytyçi Nga Enver Bytyçi Më 20 janar 2021 Në ora: 08:00
21 janar 2011

Kongresi Amerikan ka futur në proçedurë shkarkimin e Presidentit Trump. Shkaku i këtij reagimi të paprecedentë të ligjvënësve amerikanë lidhet me thirrjen që presidenti amerikan u bëri fansave të tij protestues për t'u drejtuar drejt Capitol Hill. Ndodhi ajo që tashmë dihet. Më 6 janar të këtij viti mbështetësit e presidentit Trump sulmuan Kongresin Amerikan, hynë brenda godinës, në të cilën anëtarët e Kongresit po diskutonin njohjen e fitores së zgjedhjeve nga ana e Presidentit Biden dhe e dhunuan atë. Gjithçka ndodhi për shkak se presidenti në largim nuk e pranoi rezultatin zgjedhor e për pasojë nxiti turmat kundër institucionit kryesor të shtetit. U shkaktuan 5 viktima, ndërmjet të cilëve dhe një polic. Tani Trump përballet me pasojat.

Ambasadori dhe miku im Maxhun Peka më kujtoi në një bisedë se kjo ngjarje është e njëjtë me atë të 21 janarit 2011 në Shqipëri. Aso kohe turmatggoditën me mjete të forta për tri orë radhazi policinë e shtetit, me qëllim që të hynin në godinën e kryeministrisë. Turma u nxit nga kreu i opozitës, Edi Rama me thirrjet e ti për luftë  në ekrane televizive. Ai dhe zëvëndësi i tij, Gramoz Ruçi, mobilizuan gjithashtu me skenar të veçantë një numër të madh të oficerëve e policisë, të cilët asokohembështesnin opozitën. Angazhuan eksponentë të sigurimit të shtetit, propagandistë dhe mentorë që sot janë bërë milionerë për shkak të kontributeve të asaj kohe si dhe shumë oficerë të ushtrisë.

Çdo grupim protestuesish më 21 janar 2011 pati në krye të turmës një nga eksponentët e kryesisë së Partisë Socialiste. Njëri prej tyre udhëhiqte turmën e ardhur nga Kamza, Bathorja dhe Paskuqani. Dikush tjetër udhëhoqi ata që vinin nga Fieri. Një prej tyre drejtonte turmën në Rrugën e Kavajës, të cilët vinin nga zona e Parë Operative e deri te militantët e gënjyer të kombinatit! Eksponentë të Partisë Socialiste u vunë gjithashtu në krye të protestuesve që vinin nga Rruga e Elbasanit, Rruga e Dibrës e kështu me radhë. Atë ditë të gjitha rrugët kryesore të Tiranës u sulmuan nga të ardhurit nga rrethet, ndërkohë që në krye të turmave u vunë me skenografi ish-policët, ish-oficerë të sigurimit të shtetit e të ushtrisë, të rinj e adoleshentë të paguar për të sulmuar institucionin e kryeministrisë.

Pamjet e asaj kohe janë dëshmi e gjithçkaje që ndodhi. Të gjithë e dinë se atë sulm të paprecedentë e drejtoi, organizoi me regji të posaçme kreu i opozitës njëkohësisht kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Por Prokurorja e Përgjithshme, presidenti i vendit dhe drejtësia nuk u morën me Ramën e Ruçin. Ata fajësuan qeverinë, pse në atë përleshje pati katër viktima. Ata konsideruan apriori faktor qeverinë dhe kryeministrin Berisha e nuk hetuan organizatorët e dhunës kundër institucioneve. Ndërkohë që rasti i Capitol Hill na mëson se fajësia për ngjarje të tilla është e organizatorëve të sulmeve kundër shtetit! Edhe në sulmin e Capitol Hill pati viktima, por askush nuk flet për to, së paku derisa Kongresi ta hetojë në themel ngjarjen e ndodhur.  Aq më pak të fajësohet dikush tjetër, përveç atij që bëri thirrje për sulm ndaj Capitol Hill.

Ndërsa Kongresi Amerikën ka fajësuar presidentin Trump për nxitjen e turmave kundër selisë së legjislativit amerikan, drejtësia shqiptare dhe nxitësi kryesor i turmave për të sulmuar godinën e qeverisë, pra Edi Rama, u bënë bashkë në akuza kundër atyre që u gjendën në pozitën e kongresmenëve amerikanë, përkatësisht kundër qeverisë së Sali Berishës! Prej ditës kur ambasdori Peka ma ngacmoi këtë mendim po gjurmoj dhe hetoj se çfarë e bën të ndryshme ngjarjen e 21 janarit 2011 në Shqipëri nga ngjarja e 6 janarit 2021 në SHBA?!

Nuk gjej asnjë ndryshim. Në Shqipëri kishim dhjetë vite më parë një sulm të egër kundër institucionit të ekzekutivit shqiptar. Në SHBA ndodhi e njëjta gjë, por kundër institucionit të legjislativit amerikan. Në Shqipëri kishim një kryetar opozite, Edi Ramën, që bëri thirrje një natë më parë "të kalohej mbi trupa të vdekurish"! Në SHBA kemi një president në detyrë që bëri të njëjtën thirrje kundër Kongresit! Në Shqipëri protesta u bë më moton "Hap kutitë ose largohu", d.m.th në preteksin se "u vodhën zgjedhjet e vitit 2009! Në SHBA Donald Trump bëri thirrje të sulmohej Capitol Hill po për të njëjtën arsye, sipas të cilit "iu vodhën votat" më 20 nëntor të vitit të kaluar! Ka vetëm një dallim, se Edi Rama në Shqipëri nuk kishte pranuar t'i drejtohej gjykatës, megjithëse kreu u mazhorancës ia kishte kërkuar këtë me qëllim legjitimimin e hapjes së kutive. Në SHBA Trump iu drejtua gjykatësve, prokurorëve, gjithkujt, por nuk gjeti mbështetje!

Duket qartë se adresa e fajësisë në Shqipëri dhe në SHBA është e ndryshme, madje në të kundërtën kahje. Pse ndodh kjo? Sepse neokomunistët socialistë në vendin tonë, që prej ditës kur humbën pushtetin, ndërtuan strategjinë e përdorimit të dhunës verbale e fizike për të ardhur në pushtet e për ta mbajtur pushtetin! Për ta pushteti është qëllimi, mjetet janë shprehje e arritjes së këtij qëllimi! Dhuna, padrejtësia, irracionaliteti, horrat, "të gjitha qelbësirat" ishin dhe mbeten mjetet që neokomunistët kanë përdorur e përdorin prej vitit 1996 e këtej kundër qeverisjes së Partisë Demokratike. Edhe në opozitë ata e transferuan përgjegjësinë e dhunës që vetë ushtruan kundër institucioneve të shtetit pikërisht te qeveria e kohës!

Në SHBA nuk ndodh që i dhunuari të përgjigjet për dhunën që shkaktojnë dhunëtarët! Dhunuesi përgjigjet atje para ligjit. Ndërsa në Shqipërinë e presidentit dhe kryeprokurores së bulevardit ndodhi e kundërta! U deshën dhjetë vite për të qartësuar se nga anon e drejta dhe kush është përgjegjës! Në fakt Rama e ka ditur përgjegjësinë e tij, sepse në vizitën e parë në SHBA pas ngjarjes së 21 janarit 2011 ai në kthim deklaroi se "Kurrë më 21 janar"! D.m.th se në Amerikë i kishin dhënë një brisk berberi në lekurën e tij të palagur!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat