Letra kërcënuese e Kudusi Lamës dhe përgjigja ime/ Ja njeriu që u shit te Xhavit Haliti

Opinione

Letra kërcënuese e Kudusi Lamës dhe përgjigja ime/ Ja njeriu që u shit te Xhavit Haliti

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 20 janar 2021 Në ora: 17:43
Xhavit Haliti

Gjeneral Kudusi Lame, më bënte presion përmes një Letre sqaruese për misionin tim në QUSK-së, duke më kërcënuar se do të mbajë qëndrim ushtarak nda meje dhe përgjigja ime dërguar po atij Gjenerali të Repartit të Garnizonit të Kukësit, i cili s´kishte më shumë se 54 ushtarë në repart.

Në zyrën tënde Halil Bicaj, në prezencë të Agim Mehmetit ta dhashë letrën kërcënuese të cilën pa dërgoi në repartin e Kollahit Gjeneral Kudusi Lame për ta lexuar dhe pasi e bëre këtë të kërkova që t´ma sjellësh prapa, para syve t´uaj e bëra cop-copë dhe e hodha në shportë të mbeturinave!

A e din pse e bëra këtë Halil Bicaj!? Ja se po të tregoj!

Ti bëre tradhti ndaj Ministrisë së mbrojtjes të Republikës së Kosovës, ushtarakët e karrierës i bëre mish për topa duke u shitur tek LPK-ja e Xhavit Halitit, çka thua për këtë dokument si do ja shpjegosh opinionit publik për këtë bashkëpunim kush të autorizojë të bësh një gjë të tillë? Pse i fute njësitet operative brigadat 134,131, BVD-në, të dekretuara nga kolonel Ahmet Krasniqi në kuadër të shtabit të përgjithshëm të UÇK-së duke formuar GO-3 shin, e më pastaj i shuajte, për ta formuar brigadën 138-të ”Agim Ramadani”, dhe humbe flamurin e brigadës 131-të, apo e ridizajnuar në 138-të, së bashku me Rrustem Berishën, ku do ta bësh vendin për këtë manipulin ushtarak në birë të miut e cila do të kushtojë jo 300, por 3000 grosh.

Në zyrë kishe një person që në atë kohë prezantohej vetëm me nofkën ”Bajrami”, kush s’ja dinte emrin e vërtetë. Pra ai ”Bajrami”, atëherë e sot Behxhet Mehmeti, ”Bajrami”, është emri i vërtetë, i cili s´fliste fare, por vetëm kontrollonte, se kush hynë e del në Ministri dhe cilat takime kush me kë i zhvillon, për të raportuar më tutje te shtabi i Rognerit, cilës rrymë apo grupacion të LPK-istëve u takonte, a ke dijeni?!

Apo te ndonjë shërbim sekret i ndonjë shteti fqinjë; Serbi, Maqedoni etj. A mban përgjegjësi Gjeneral Lame të bashkëpunosh me një informator, për gjëra të cilat ishin jashtë logjikës ushtarake dhe etikës morale?

Ndoshta pas largimit tim, ai ”Bajrami”, i ka marrë ato copa letre dhe i ka kompletuar prape për ta marrë informatën se qka qëndron në te, sepse ata persona mirrem me gjëra të tilla, bile i nxora punë e mundim me copëtimin e asaj shkrese.

Në drejtorinë informative të cilën e udhëheqtë Rifat Haxhiu, me ndihmësin e tij Naser Hazirin punonte ekipi me gazetarët: Skender Zogaj, Seremb Gjergji, Besnik Kada, Ibrahim Shala, Gani Buqinca dhe Shefqet Jashari-Strofci një kohë.

Në dhomën ku punonte ai ekip për informim në Ministri, nga korridori dëgjova debate duke u marë në gojë emri i Presidentit Rugova. Pas hyrjes s´ime, dëgjova Gani Buqincën se fliste kundër Rugovës duke i shti duart në xhepa dhe nxjerr jashtë tyre thoshte:

”Plotë e përplot i kam xhepat Rugovë” !

Kundërshtuam njëzëri; Skender Zogaj dhe unë duke e shtrirë përtoke Ganiun, jo fizikisht por verbalisht duke i dhënë përkrahje Presidentit Rugova. Ndaj Ganiu s´mundi ti përballojë ato konfrontime si strela 2M, u detyrua ta lëshojë dhomën./ Vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat