Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova jetoi një jetë të shkurtër, por plot nder dhe lavdi.

Opinione

Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova jetoi një jetë të shkurtër, por plot nder dhe lavdi.

Nga: Haki Latifi Më: 21 janar 2021 Në ora: 09:50
Arkiv

Sot bëhen 15 vjet të shkuarjës në amshim të arkitektit të shtetit të Kosovës, Presidentit të parë Dr. Ibrahim Rugova.

Sa herë që flasim dhe e kujtojmë presidentin Ibrahim Rugova, nuk është fjala vetëm për vetëpërsonalitetin e tij, pasi një gjë e tillë mbetët e përjetshme, por më rëndësi është të nxjerrim në pah formën e projekteve të tij historike si dhe strukturën e organizative brenda partisë, brenda dhe jasht shtetit, të cilat janë të pa zavendësuseshme.

Presidentin Dr. Ibrahim Rugova e kujtojmë me krenari sepse Ai ishte i madh, sepse kishte një ide të madhe, një ide të qartë, një qëllim të lartë dhe një traditë të fortë ku e mbështete filozofinë e tij politike dhe kombëtare. Dhe, në sajë të kësaj platforme, ne i fituam të gjitha ato që i synuam: lirinë, demokracinë dhe pavarësinë.

Udhëheqësi i shqiptarëve Dr. Ibrahim Rugova, kur hyri në politikë, besonte te vlerat e lirisë dhe kishte një ide të madhe, që ato vlera t’i bënte vlera të përbashkëta të gjithë shqiptarëve në Europën Juglindore dhe t’i kthente në vlera etike të shtetit të Kosovës, të cilin e udhëhoqi deri në vdekje.

15 vjet më parë, më 21 janar u nda nga jeta në një kohë kur faktori kombëtar dhe ndërkombëtar ishte në favor të vizioneve të Presidentit Dr. Ibrahim Rugovës dhe të shqiptarëve të Dardanisë, këti vendi të aneksuar padrejtësisht nga trungu Iliro-Dardan. Por ai nuk arriti ta shihte Kosovën të lirë. Gjithsesi u nda nga kjo botë i qetë dhe me besim se e drejta vonon por nuk harron.

Edhe sot, është mirë ta kthejmë në vëmendje Presidentin Rugova , por duke e lexuar drejt, në tërësi dhe jo të fragmentuar, siç mund t’iu pëlqej kundërshtarëve të dikurshëm, që tani tentojnë ta imitojnë, ndonëse e dinë se ai ishte i madh dhe nuk mund as të imitohet.

Rugova ka ekzistuar kur Kosova s’ka pasur parti. Rugova ka udhëhequr kur Kosova s’ka pasur asnjë lider. Presidenti Rugova ka kuvenduar kur Kosovës i është mohuar kuvendi. Rugova ka folur kur Kosovës me gjak e me dhunë ia kishin mbyllur gojën. Rugova ka hapur rrugë kur Kosovës ia kishin mbyllur të gjitha dyert. Ishte Politikani më ditur dhe më normal që ka dalë nga raca shqiptare. Njeriu që i përtëriu dhe i kultivoi si askush aleancat organike me perëndimin dhe që vendosi Kosovën në hartën politike të botës. Rugova ka qenë dhe mbetet njëri prej politikanëve që ka gëzuar përkrahje dhe nderim më shumë se cilido politikanë tjetër shqiptarë që mban mend historia. Rugova ka qenë burrë i urtë dhe i mençur, ku fjalët fyese ishin të huaja për gojën e tij që nxirrte vetëm mjaltë. Kjo sjellje njerëzore e karakterizonte si një Elitë e lindur, tejet e veçantë, sepse kishte vizion, ishte largpamës dhe shihte tej individit. Ka pasur edhe shqiptarë që kanë kërkuar të ngjallnin armiqësi tek ai, por Presidenti Ibrahim Rugova ka refuzuar, duke u përgjigjur vetëm me buzëqeshje, dashamirësi dhe u ka ofruar miqësinë e tij. Vizioni i tij ka qenë vendi i tij, Dardania dhe populli, por kurrë nuk ka ndihur egot e individëve. Prandaj puna dhe vepra e tij nuk i ka takuar dhe as që i takon asnjë individi, partie, fisi, apo klani. E gjithë ajo që la pas tij ka qenë për atdheun dhe popullin e Dardanisë. Prandaj, Rugova është një ELITË e shquar e kombit, që i takon veç popullit dhe historisë së lavdishme të tokës mëmë që e lindi e rriti dhe tani e ruan në gjirin e saj, si nëna që mban të birin. Burra të tillë si Ibrahim Rugova e nderojnë Kombin.

Në mbretërinë tonë kombëtare, besoj ashtu siç deshte dhe besonte Presidenti Rugova , do të mbrtetërojë dhe do të sundojë gjithmonë edhe tej amshimit, dashuria për njëri-tjetrin, dashuria për të tjerët, besa e mirëfilltë, amaneti i të parëve tanë për një prosperitet të gjithëmbarshëm kombëtar e njerëzor, për një dashuri universale, jashtë intereseve personale, grupore e klanore. Sepse, me dashurinë tonë të mirëfilltë do t’i bindim të gjithë se e vetmja rrugë e ardhmërisë njerëzore e kombëtare është vetëm dashuria dhe kryerja e detyrave me përgjegjësi e dinjitet.

Shpresë në Amerikën ishte dje, sot dhe gjithmonë. Edhe brezat e ardhëshëm duhet të mësojnë se; Pavarësia e Kosovës ka histori.

"Me Amerikën ne jemi të vegjël, por miq të mëdhenj që mund të bëjmë edhe punë të mëdha", (Ibrahim Rugova)

Presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova, ishte i vetdijshëm se trimëria dhe pushka, natyrisht e kanë vendin dhe kohën e vet për t’u përdour në mbrojtje të interesave të kombit. Por me shëmbullin e tij, ai gjithashtu tregoi dhe e la trashëgimi se dashuria për popullin e vet dhe mbrojtja e interesave kombëtare dëshmohet gjithashtu - në bashkpunim dhe miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara, siç preferonte të deklarohej shpesh - duke i ruajtur nderin emrit shqiptar në botë, një mesazh ky shumë i përshtatshëm dhe tepër i nevojshëm për kohën dhe sidomos për politikanët e sotshëm në të gjitha trojet shqiptare në Ballkan.

Ishte nder dhe një bekim që të njoha, jetova dhe veprova në kohën e Presidentit.

Lavdi dhe nderim të përjetshëm për themeltarin e shtetit të Kosovës, Presidentin historik Dr. Ibrahim Rugova!

Amin!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat