Albin Kurti pengove “Republikën Serbska” në Kosovë, tani ndëshkohesh nga shqiptarët e ndershëm!

Opinione

Albin Kurti pengove “Republikën Serbska” në Kosovë, tani ndëshkohesh nga shqiptarët e ndershëm!

Nga: Luan Dibrani Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:22
Luan Dibrani

Nga kjo me së miri po epet mesazhi i prezencës në Gjykatën Kushtetuese të shqiptarëve të ndershëm sikur ne ish Jugosllavi qe ishte Ali Shkukrija dhe Rrahman Morina!

Nga Instituti për Drejtësi është publikuar vendimin për mosçertifikim e 47 kandidatëve për deputetë nga ana e KGJK’së. Media raportoi, po ashtu se Komisioni Qendror Zgjedhor, i ka ndaluar për deputet, të drejtën e garimit edhe Ish-kryeministri i Kosovës, Albin Kurtit për veprat penale në tri vitet e fundit.

Nga kjo me së miri po epet mesazhi i prezencës në Gjykatën Kushtetuese të shqiptarëve të ndershëm sikur ne ish Jugosllavi qe ishte Ali Shkukrija dhe Rrahman Morina!

Në Gjykatën Kushtetuese dhe KQZ, është akoma prezentë fryma e klanit Pronto dhe komunistëve pleqtë e LDK-së nxënës te ish pushtimit jugosllav qe për ti shkuar interesave serbo sllave përpiqen ta pengojnë zotin Albin Kurtin të jetë pjesë e këtyre zgjedhjeve duke e ndëshkuar edhe votën e 6 tetorit 2019...

Vendimi i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë për të penguar kandidimin e liderit të Vetëvendosjes si deputet, është skandali i radhës nga institucione të ndërtuara nga mafia politike e ish qeverive të krimit të organizuar qe janë pran disfatave dhe humbjeve.

Gazin lotsjellës i Albin Kurtit pengoj krijimin e Republikës Serbska në Kosovë dhe Zajednicen!

Shpallja fajtor për vepër penale me një vendim përfundimtar të gjykatës në 3 vitet e fundit”është qesharake, kur ky me gazin lotsjellës pengoj krijimin e Republikës Serbska në Kosovë dhe Zajednicen duke rezistuar qe mos të falen tokat e Kosovës fqinjëve grabitqar.

Ky vendimi i Gjykatës Kushtetuese do të luan një rol pozitiv duke ngritur dhe ndihmuar zotin Kurti që të ruaj pozicionin e një politikani te spikatur me moton ç’kapjen e shtetit nga okupimi mafioz.

Kjo dallgë politike e ndëshkimeve qe po ndodhin ndaj zotit Albin Kurtit është marshim i tij drejt një fitoreje të pa parë në zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të privohet Albin Kurti kaq ashiqare dhe kaq padrejtësisht nga e drejta e kandidimit për shkak se ka protestuar kundër 'Kumbarave të Krimit' dhe ka penguar krijimin e Republikës Serbska në Kosovë dhe Zajednicen duke rezistuar edhe demarkacionit me Malin e Zi është e tmerrshme, por e përballueshme deri ne referendumin e 14 shkurtit qe populli do ti ndëshkoj dhe ti dënoj me votën e vet këta grabitqar te lirisë së Kosovës.!

Si mund te jetë bindes ky vendim i Gjykatës Kushtetuese kur dihet se ky Albin Kurti ishte deputetë dhe kryeministër po i atyre ligjeve dhe neneve të Kushtetutës së Kosovës e njëjta që nga viti 2008 !?.

Këto vendime të Gjykatës Kushtetuese janë gjithmonë të ndikuara politikisht prandaj për Vetëvendosjen, efekti ka me qenë kundërproduktiv sepse kjo vetëm mundet me e rritë ne zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të gjithë kapsit e shtetit janë të pagjykuar për vjedhjet e bëra ata duhet te gjykohen. Ky linçim me matematiken e popullit rezulton se po e bëjnë liderin e Vetëvendosjes fituesin e këtyre zgjedhjeve me një qeverisje dekadash. Pra jemi popull qe sfida të tilla i kemi përballuar me shekuj prandaj këtu na keni. Jemi shumicë karshi Rrahamn Morinave dhe Ali Shukriave ,po vjen koha qe gjithë populli do tu gjykoj... Albin Kurti pengove “Republikën Serbsaka” në Kosovë tani ndëshkohesh nga shqiptarët e ndershëm!!! Mos u brengos kanë mbet pak .Nuk je vetën e ke popullin të tërin pas vetes vazhdo betejën e fitores.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat