Numërimi i kohës së prapëthi

Opinione

Numërimi i kohës së prapëthi

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 21 janar 2021 Në ora: 10:57
Gani I. Mehmeti

Gjykatësit e Gjyaktës Kushtetuese të Kosovës ua ndaluan kandidimin për depuetetë të gjithë atyre që ishin të dënuar në këto tri vitet e fundit.

Nuk e di sa është në rregull dhe e drejtë kjo, deri sa, në zgjedhjet e 6 tetorit 2019, një vit e katër muaj më përpara, nuk u ishte bërë ndalesë kandidimi i tyre, kur veprat penale i kishin ende në fuqi, ndërsa, për Zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, iu ndalua, madje edhe kur u kishte kaluar afati i dënimit!

Vallë, a po i bie se ne po e llogarisim kohën së prapëthi, në vend se atë kohë t’u bëhej kjo ndalesë, iu bëhet tani!

Mua nuk po më duket ndryshe, vetëm se ne po e llogarisim kohën së prapëthi, sidomos me Vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

E, se jemi duke ecur së prapëthi, kjo është vërejtur me kohën...

Me inate nuk ecet përpara, aq më keq kur kjo shprehet në majat më të larta të Drejtësisë!

Më e rënda kur thuhet: VENDIMI DUHET RESPEKTUAR, edhe kur ai është I PADREJTË!

Zot, na ndihmo!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat