Shkuarja në amshim e Dr. Ibrahim Rugovës, ka lënë zbrazëti në historinë e Kosovës

Opinione

Shkuarja në amshim e Dr. Ibrahim Rugovës, ka lënë zbrazëti në historinë e Kosovës

Nga: Major Nazif Ramabaja Më: 21 janar 2021 Në ora: 11:39
Ibrahim Rugova dhe Major Nazif Ramabaja

(Siq dihet, Ibrahim Rugova ndërroi jetë me 21 janar 2006, e shtunë) në orën 11:38)

Ajo ditë pikëllimi për familjen, farefisin, bashkëpunëtorët dhe tërë popullin shqiptar do të mbetet në faqet e historisë edhe si ditë nderi dhe krenarie për veprën dhe punën titanike në mbrojtjen e popullit të tij para shfarosjes dhe fshirjes nga faqja e dheut, e çfarë ishte më e keqe dëbimi nga trojet etnike e shekullore !

Prej nga dhe kush rrjedh fjala “arkitekt i shtetit të pavarur të Kosovës” e përdorur për herë të parë dhe e thënë për presidentin Rugova, pasi ai pat ndërruar jetë, isha unë i pari që e thashë në telegramin dërguar menjëherë, të njëjtën ditë! Më vie mirë që kjo fjali mori dhenë, dhe tash e përdorin shumë personalitete , analistë, e prononcues të ndryshëm.

Në mesin e shumë telegrameve dërguar nga burrështetas botërorë, do i veqoj më të rëndësishmit si vijojnë:

Në emër të Kryesisë të Unionit Evropian, Kryetarja e radhës Ursula Plasnik: " Gjatë karrierës së tij të jashtëzakonshme politike, Presidenti Rugova punoi pa lodhur për interesat e Kosovës, si një mbrojtës i paluhatshëm i mosdhunës, ai vazhdimisht ka insistuar në dialogun politik.

Zhak Shirak: Humbja e Rugovës më shumë se tragjedi, Qeveria italiane do të ruajë mesazhin për paqe dhe të një Kosove demokratike të Presidentit Rugova,

Sekretari britanik Strou: Rugova ndër figurat më të shquara të Kosovës.

Marti Ahtisari, Emisar special për statusin e ardhshëm të Kosovës, "Kosova ka humbur liderin e saj historik në këtë kohë vendimtare, kur bisedimet për statusin e Kosovës kanë hyrë në një fazë të rëndësishme. Ai ishte simbol i aspiratave të popullit të Kosovës dhe ia kushtoi jetën e tij promovimit të të drejtave të popullit të Kosovës me anë të mjeteve paqësore”.

Manuel Baroso:Rugova ishte lider jashtëzakonisht i respektuar”.

De Gucht: "Jam thellë i prekur nga humbja e njeriut më të rëndësishëm", "Zëri i Amerikës": Vdekja e Presidentit Rugova i ngjan humbjes së një profeti,

Goldberg: Kosova ka humbur një udhëheqës të dashur dhe SHBA-të një mik të vjetër dhe të nderuar.

Skefer: Rugova i shërbeu popullit të Kosovës me përkushtim.

Gjenerali Valoto: Për mua si komandant i KFOR-it ka qenë nder për të punuar me këtë udhëheqës historik të Kosovës.

Agjencitë botërore dhe TV përkujtojnë Presidentin Rugova si luftëtar i paepur për pavarësi.

Mark Krasniqi: Presidenti Rugova një burrë i madh i Pavarësisë së Kosovës!

Telegram Ngushëllimi me rastin e ndërrim jete të Presidentit Rugova - Major Nazif Ramabaja.

Telegram Ngushëllimi (21 janar 2006)

Me pikëllim të madh mora lajmin për ndërrim jete të presidentit tonë të nderuar dhe shumë, shumë të respektuar e të dashur Dr. IBRAHIM RUGOVËS, arkitektit të shtetit të pavarur të KOSOVËS. Kjo ditë pikëllimi për familjen, farefisin, bashkëpunëtorët dhe tërë popullin shqiptar do të shënohet në faqet e historisë edhe si ditë nderi dhe krenarie për veprën dhe punën titanike në mbrojtjen e popullit të tij para shfarosjes dhe fshirjes nga faqja e dheut dhe çka është më e keqja dëbimi nga trojet etnike dhe shekullore të tij.

Me një shpirtë human dhe paqesor, vizion të lartë duke shikuar edhe pas bregut dhe me punën e tij të pa lodhshme përgatiti dhe trasoi rrugën për njohjen ndërkombëtare të KOSOVËS shtet sovran dhe i pavarur.

Për ne dhe gjeneratat e ardhshme Dr,IBRAHIM RUGOVA do të jenë shembull dhe idol se si duhet vepruar dhe punuar për komb e atdhe.

I lehtë i qoftë dheu i KOSOVËS sonë martire, paqja dhe shpëtimi qofshin mbi te dhe familjen RUGOVA !

Zoti e bekoftë Dr. IBRAHIM RUGOVËN.

Suedi 21.01.2006

Major Nazif Ramabaja

Prishtinë, 21 janar 2006 QIK - Në mbledhjen komemorative të Qeverisë, Kryesisë së Kuvendit, shefave të grupeve parlamentare, më 21 janar 2006 në orën 16.OO, janë këto konkluzione:

Do të respektohet dëshira dhevullneti i familjes së Presidentit Rugova.

U propozua Këshilli i varrimit gjatë gjithë kohës dhe për të gjitha ceremonitë.

U propozua ( u mor vendimi) për pesë ditë zie kombëtare.

4. U propozua që homazhet për qytetarë të bëhen në hollin e Kuvendit të Kosovës, dy ditë rresht ( e hënë e marte)

5. Varrimi u propozua të bëhet të mërkurën më 25 janar 2006 ora 12.OO.

6. Nesër (më 22 janar) mbahet mbledhja e Këshillit të varrimit, në orën 11.OO.

7. Nesër mbahet Mbledhja komemorative e Kuvendit të Kosovës me mysafirë të nderit, në orën 12.OO

8. Sonte jepen deklaratat e institucioneve për vdekjen e Presidentit.

9. Rojën e nderit dhe nderimet ceremoniale do t'i bëjë Garda ceremoniale e TMK së, për të cilën fatkeqësisht komandanti i gardës NuredinLushtaku refuzoi dhe nuk lejoi që kjo gardëtë marr pjesë duke mos patur kurrfarë konsekvencash për te nga institucionet e Kosovës.

FJALË TË SHËNUARA NGA PRESIDENTI IBRAHIM RUGOVA !!!

Presidenti RUGOVA ka thënë:

"Kompromis për ne është pavarësia. Këtë e kam thënë një mijë herë dhe kjo do të jetë sepse siç e dini, ne nuk kemi kërkuar bashkim me Shqipërinë, pasi që jemi të vetëdijshëm që një zgjidhje e tillë do të hapte probleme të tjera “.

Mirëpo shteti i pavarur dhe sovran, është vullnet i popullit të Kosovës dhe është zgjidhje e pranueshme për të gjithë shqiptarët, kudo që jetojnë si dhe kjo do të ishte zgjidhja më e mirë edhe për fqinjët tanë, por edhe për Serbinë, e cila fatkeqësisht ende po refuzon ta kuptojë realitetin e ri që është krijuar në Kosovë, pas intervenimit të NATO- s" (24MARS- 1999).

" Me shtimin e represionit serb, ne kemi zbuluar në vete burime të tjera durimi, organizimi, që me Lidhjen tonë po provojmë t'i vëmë në veprim. Paradoksalisht, kujtoj se kemi arritur atë që nuk e kishim arritur gjatë kohë: një liri të brendshme. Po e paguajmë shumë shtrenjtë dhe është e pasigurt".

" Unë dua të mbaj pak më shumë shpresë dhe ta shtyjë çështjen, në mënyrë që shqiptarët të rezistojnë, me këtë rrugë të jodhunës që kemi zgjedhur hëpërhë, qoftë edhe nëse duhet që një ditë politika jonë të bëhet pak më agresive ndoshta".

" Praktika kundër dhunës në këtë situatë i përgjigjet në një farë mënyre karakterit tonë, një tradite të durimit dhe qëndrimit. Me anën e kësaj rezistence aktive të bazuar mbi ¼ kundruall gjithë dominimeve jodhunën dhe solidaritetin, ne “jemi gjetur”. Sot ia kemi dalë të prekim këtë pikë të shpirtit të popullit shqiptar.

" Unë kam kërkuar shpesh në fillim të këtij viti, deri në ditët e sotme, mbrojtjen ndërkombëtare për disa vjet, me qëllim që të qetësohet situata dhe të mëkëmben institucionet demokratike.

Pastaj, do të mund të flitnim për statusin e Kosovës. Mendoj se solucioni më i mirë transitor, apo provizor, për të penguar konfliktin apo konfrontimin, është kjo formë e protektoratit ndërkombëtar, ajo që amerikanët e quajnë trusteeshipsystem.

Në planin e paqes që ua propozova Kombeve të Bashkuara, kërkova dërgimin e trupave të OKB-së apo të NATO-s, masa për të kontroluar forcat ushtarake; njëkohësisht të njëjtat propozime ia përcolla edhe Konferencës së Gjenevës".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat