Përse PD nuk e padit Qeverinë në Kushtetuese? Shënime nga blloku i diplomatit: Pyetje për detin e thellë shqiptar

Opinione

Përse PD nuk e padit Qeverinë në Kushtetuese? Shënime nga blloku i diplomatit: Pyetje për detin e thellë shqiptar

Nga: Shaban Murati Më: 21 janar 2021 Në ora: 19:27
Shaban Murati

Përse Partia Demokratike nuk e padit në Gjykatën Kushtetuese të Shqipërisë qeverinë e kryeministrit Edi Rama për marrëveshjen e arritur me qeverinë e Greqisë në tetor 2020 për të dërguar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë “çeshtjen e detit”?

Çështje ku qeveria, siç shprehet zyrtarisht në letrën e ministrit të jashtëm socialist dërguar në 12 shkurt 2018 presidentit të republikës, përfshin “delitimimin e të gjitha hapësirave detare: Detin Territorial, zonën ekskluzive ekonomike dhe shelfin kontinental”?

Në një kohë që:

1-Diskutimi i kufijve shtetërorë tokësorë dhe detarë nuk është tagër, kompetencë apo e drejtë e kryeministrit.

2-Diskutimin e kufijve shtetërorë tokësorë dhe detarë e ndalon Kushtetuta e Shqipërisë.

3-Marrëveshja e tanishme e qeverisë së Shqipërisë me qeverinë e Greqisë bie ndesh dhe shkel vendimin historik të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të 15 prillit 2010 për rrëzimin dhe nulifikimin e marrëveshjes qeveritare shqiptaro-greke të detit të vitit 2009 pikërisht sepse bëri objekt bisedimesh kufirin shtetëror detar të Shqipërisë.

4-Marrëveshja e tanishme midis qeverisë së Shqipërisë dhe qeverisë së Greqisë është bërë pa miratimin e Presidentit të Republikes, pa miratimin e Parlamentit të Shqipërisë dhe pa miratimin e një referendumi popullor./Dita

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat