Kimete Berisha: Fitorja nuk të bën egoist, duhet t’i marrim krejt votat, pastaj t’i ndajmë me nevojtarët me PDK-në, kësaj radhe!

Opinione

Kimete Berisha: Fitorja nuk të bën egoist, duhet t’i marrim krejt votat, pastaj t’i ndajmë me nevojtarët me PDK-në, kësaj radhe!

Nga: Kimete Berisha Më: 22 janar 2021 Në ora: 11:24
Kimete Berisha

Ne s'jemi gjysmë-njerëz, me dëshiru veç gjysmën e Fitores për vete!

Kur dëshiron diçka-e dëshiron Krejt! Komplet.

Pse të dëshirosh gjysmën e fitores, kur ke mundësi të dëshirosh sa të duash, Krejt.

Në Dashuri çdo gjë është 'Krejt ose Asgjë'!

Dhe kjo është Fer.

Nuk ka 'Jam pak e dashuruar',

'E dua Kosovën as shumë, as pak-tamam';

Nuk duhet njeriu veç në organe të caktuara, por duhet komplet.

Duhet Krejt.

Duhet të jesh superior-i pari, më i miri.

Duhet të jesh Krejt!

Nuk mjafton të mbijetosh.

Askush nuk e do për vete 'pak Liri', por kur e dëshiron dhe e kërkon, e kërkon Krejt Lirinë. Komplet.

Nuk ka pak drejtësi, nëse Drejtësia nuk është Krejt (e plotë), nuk ekziston.

Anipse dashuria nuk është ndjenjë bazike, s'ka dert.

Lirinë, Dashurinë, Shëndetin, Drejtësinë dhe Fatin e duam të plotë, Krejt.

Është sëmundje psikike nëse të MIRAT nuk i do të plota, nuk i do Krejt.

Duhet t'i marrim Krejt votat, e pastaj t'i ndajmë

me nevojtarë, me ata më me pak fat se Ne.

Me PDK-në, kësaj radhe!

Fitorja nuk të bën egoist, por të bën të pasur.

Se ti nuk e mban Fitoren për vete, pasi e Fiton Pushtetin- e ndan.

S'ka tepsi me gjysmë-pite, por ama pitja pastaj ndahet, dhe këtu është ai lezeti, kur ndahet në mënyrë të barabartë dhe të Drejtë. 

Pasi fiton Krejt, vazhdon Drejt, pa i mbajtur anën askujt, pa bërë dredhi, pa u kthyer askund, pa ndërmjetës, pa e shtrembëruar rrugën, me Drejtësi për të gjithë!

P.S. Thjesht: Krejt dhe Drejt!

Sepse s'je gjys'njeri.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat