COVID-19 - Teoritë konspirative, gjeopolitika dhe indolenca e MSH në Kosovë

Opinione

COVID-19 - Teoritë konspirative, gjeopolitika dhe indolenca e MSH në Kosovë

Nga: Ruzhdi PEÇANI Më: 22 janar 2021 Në ora: 17:18
Ruzhdi Peçani

Moskuptimi për përbërjen e vaksinës, manipulimet rreth asaj se çka përbëjnë dhe çka nuk përbëjnë vaksinat, moskuptimi i arsyes se si u zhvilluan vaksinat për një kohë kaq të shkurtër kundër COVID-19, frika nga indikacionet e përshkruara të vaksinimit si dhe mosbesimi tek institucionet tregohen si disa nga arsyet që njerëzit e zakonshëm hezitojnë për vaksinën. Nga kjo s'është për t'u habitur se një pjesë e opinionit publik rezistojnë vaksinimit,në veçanti ndaj vaksinës  COVID-19.

Tek ekspertët ekziston frika se vaksinimi kundër COVID-19  nuk do jetë mjaftë efikas si shkak i mosbesimit ndaj vaksinës sikur qëndron i arsyeshëm.Njëri nga arsyet e mosbesimit të qyrtetarëve qëndron në moskuptimin e teknologjisë së prodhimit të vaksinës,e cila kyç edhe shfrytzimin e linjave qelizore.

Për këtë ndodhi një tryezë me pjesëmarrësit e panelit ku si temë ishte „Ballkani dhe Covid-19: Teoritë e konspracionit dhe gjeopolitika” që kishte organizuar Atlantic Councila ku ishte diskutuar lidhur me hulumtimin që ishte bërë se sa është besueshmëria në teoritë konspirative në Balkanin Perëndimor, hulumtimi ky i bërë nga organizata Balkans in Europe Policy Advisory Group (BiEPAG).

Hulumtimet kishin treguar se ndikimi në teoritë konspirative në gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor  është  i  madh,kështu më shumë se 75% të anketuarve mesojnë në njerën nga nga këto gjashtë teorive: se qeveria kineze ka prodhuar ne laborator koronavirusin, se industrija industria farmaceutike ka lidhje me përhapjen e virusit, se ekziston lidhja me teknologjinë 5G në përhapjen e virusit, se ushtria e Shteteve te Bashkuara ka zhvilluar këtë virus si armë biologjike, se Bill Gates shfrytzon  koronavirusin me mbështetje se vaksina përmban mikroçip, dhe kjo se virusi “ka ikur”nga laboratoret e Wuhanit.

Diskusitimin e kishte hapur Benjamin Haddad, drejtor i Insiativës për Evropen e ardhme  Atlantic Council, duke theksuar se të dy anët e Atlantikut u janë nënshtruar njejtë këtyre teorive konspirative, në veçanti gjatë pandemisë globale, dhe në këtë kontekst ekzistojnë një mori sfidash që shoqëritë do t'i bartin. Si përfundim ishte se në masë më të madhe do e kenë shtetet si këto të Balkanit Perëndimor,në të cilat demokracia është akoma e brishtë apo në zhvillim.

Këtë panel e ka moderuar gazetari Tim Judah. Ky do kishte paraqitur ndërlidhjen mes teorive të vjetra konspirative dhe këto të sotmes, duke theksuar Ballkanin si më i ndijshëm që është, dhe atë qysh nga vitet e nëntëdhjeta shekullit paraprak.Kontribut do jepte edhe Florian Bieber, drejtor i Qendrës për studime për Evropën Juglindore në Uniniversitetin e Grazit,duke thënë se ajo që fascinon është  ajo se diçka më tepër se tre të katërta e respodentëve  të anketuar besojnë pjesërisht apo në plotni në këto teori konspirative. Bieber shton se kjo e dhënë është e rëndësisë ngase është më i madh se në pjesët tjera të botës,që mëtej bartet edhe tek temat tjera,si ajo se sa njerëz tregojnë gatishmërinë të vaksinohen.Vlerësimi nga kjo do dilte se,pa bërë krahasime,nga hulumtimet tjera të bëra tregojnë se një shumicë apo një pakicë e banorëve duan të vaksinohen. 

„Në Balkan qëndron e kundërta e kësaj.Shumica deklarohen kundër marrjës së vaksinës”, deklaron  Bieber, duke shtuar se 53,4% të anketuarve nuk duan të marrin vaksinën, përderisa afro  39,2%  prej tyre këtë e duan, “që drejtëpërdrejt e lidhur me teoritë konspirative.” „Ashtu që teoritë konspirative mbajnë pasojat direkte në politikat e shërbimit publik”, shtyon Bieber.

Tena Prelec, Hulumtuese në Departamentin për politikë dhe mardhenje ndërkombëtare në Universutetin Oxford, do fliste për atë se si arsimimi,mosha dhe gjinia nuk përbëjnë në ndikimin e e teorive konspirative,sa mendohet.Në vend të kësaj,ekziston formulari gjeopolitik,sipas të cilit mbështetja në teoritë konspirative varet nga mardhenja gjenerale e mardhënjes dhe ndjesisë ndaj një shteti,shembëll Shteteve të Bashkuar apo Kinës. 

Si shembëll, Prelec ka dhënë Serbinë ku njerzit nuk besojnë në teorinë e konspiracionit që i aludohen Kinës. Arsyeja qëndron në mardhënjet që politikanët serbë,shto këtu edhe presidentin a Aleksandar Vuqiç, i cili Kinën mjaftë shpeshë e tregon se një mik të madh të Serbisë, e në këtë e ndihmojnë dhe mediet të cilat i janë nënshtruar pushtetit.

Profesori  Dejan Joviç, profesor i mardhënjes ndërkombëtare në Fakultetin e shkencave politike në Universitetin e Zagrebit,do fliste për teoritë konspirative që akoma janë aktive qysh nga koha e Jugosllavisë,e që kanë qene e narativës ideologjike,se si të gjitha shtetet fqinje paraqesin rrezikun potencial. Sipas fjalëve të tija kjo mendësi ka mbetur dhe është prezente në të gjitha ish republikat jugosllave,që dhe sot paraqesin mjedis të përshtatshëm për shumë besime dhe bindje në teoritë konspirative.

 Joviq këtu shpjegon se si nga shkapërderdhja e Jugosllavisë, do vinte një periudhë pasigurie ku njerzit u detyruan të kërkojnë identitete të reja dhe shpjegime për atë se çka po ndodhë,që ka krijuar teori të reja konspirative. Ky mjedis ngjanë si një holl pritjeje të një stacioni për integrime evropiane,ku shpresat nga dita në ditë shkojnë duke u zvogëluar,kështu me tejzgjatjen e këti proçesi njerzit fillojnë edhe të besojnë në teoritë shtesë. Vështërsitë më të mëdha janë tek pakicat të cilat veten e shofin si viktima dhe nuk besim në shtetet,dhe kjo narativë ndihmon në përhapjen e teorive konspirative.

Bashkëpuntori  jashtëm  Qendrës për Eurozinë Atlantic Council, Dimitar Bechev, do japi vërejtjën se si shtetet e Ballkanit Perëndimor  mbeten të izoluara në raport me Bashkimin Evropian,megjithatë një pjesë e tyre mbeten pjesë e Perëndimit. Dhe tjetër,se shumë teori konspirative burimin nuk e kan nga shtetet e Ballakanit,por përkundrazi gjenezën e kanë në Perëndim,po dhe në Shtetet të Bashkuara. 

Këto të dhëna janë nga hulumtimi që është bërë në gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor: Shqipëri,Kosovë,Mal të Zi,Serbi,Maqedoni e Veriut dhe Bosnjë e Hercegovinë. Në sejcilin shtet anketa është bërë me më sëpaku 1000 pjesëmarrës.Në pjesën më të madhe të këtyre shteteve të anketuarit më së shumti besojnë se industria farmaceutike është e përfshirë në përhapjen e këti viruasi dhe se Kina ka bërë artificialisht këtë virus.

Më së shumti mbështetës të teorive konspirative në Ballkanin perëndimor ka Shqipëria,ku 59,4% të anketuarve besojnë në to. Në Serbi besojnë 41,5% të banorëve.

Në Kosovë 47 % të banorëve me diplomë universitare besojnë se industria farmaceutike mundëson përhapjen e sëmundjes,në krahasim me vetëm 22,2% të atyre me arsimim fillorë tregon se sa këto teori konspirative kanë zënë vend thellë në mendësinë e të gjitha shtresat e shoqërisë.

Teoritë konspirative janë të lidhura ngusht me vaksinimin kundër koronavirusit.Gatishmëria e qytetarëve të Ballkanit Perëndimor për të marrë vaksinën është 39.2%.Numri më i madh i ature që do merrnin vaksinën është në Mal të Zi afro 45%.

Qeveria e Kosovës,në fund dhjetor,deklaraon se janë kontraktuar diku 1.3 mil.vaksina nga Pfizer,pas pak ditësh, kompania Pfizer demanton se nuk ka të bëjë më kontraktim se ishte vetëm një vënje kontakti,kjo shkaktoi huti dhe rritje dyshimi.Më vonë Ministria e Shëndetsisë deklaron se janë siguruar 500 mijë doza nga Pfizer si dhe 360 mijë copë vaksina nga mekanizmi Covax,pa dhënë të dhëna për prodhuesin,duke dalë zëra se ka të bëjë më një vaksinë të pa aprovuar nga institucionet relevante ndërkombëtare.Dhe kjo shton bindjen në teoritë e konspiracionit.

Kujtojmë se Qeveria e Kosovës,Ministria e Shendetësisë po dhe Instituti i Shëndetit Publik i Kosvës po tregojnë një indolencë.Nuk ka asnjë debat ku do bëheshin sqarime për vaksinimin e popullatës dhe ajo të ketë sukses,si e domosdoshme.Përse kjo kjo heshtje.Në Shqipëri qëndron ndryshe,ekspertët u drejtohen qytetarëvë përme medieve dhe debatet në mediet TV që po ndodhin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat