Kush e helmoi Jahir Hysenin, Kryeshefin e Shtabit në Ministrinë e Mbrojtjes – FARK-ut?

Opinione

Kush e helmoi Jahir Hysenin, Kryeshefin e Shtabit në Ministrinë e Mbrojtjes – FARK-ut?

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 22 janar 2021 Në ora: 18:18
Ahmet Krasniqi me ushtarët e tij

Kur jemi te ish zv-i Ministrisë së Mbrojtjes; Agim Mehmeti; më duhet të konstatoj se me të pa drejtë është anashkaluar nga Bujar Bukoshi, për të vetmen arsye se Agimi ishte adhurues dhe i përafërt me Presidentin Rugova, me të cilin ishin takuar disa herë para dhe pas luftës dhe e njihte presidentin Rugova, për komandant suprem të Forcave të Armatosura të Rebpublikës së Kosovës.

Figura e, Agim Mehmetit, është e pastër moralisht dhe kombëtarisht. Agimi, tërë angazhimin dhe jetën e tij ia kushtoi arsimimit, pastaj edukimit të kadetëve të rinjë shqiptar në Akademinë ushtarake në Sarajevë, ku ishte i caktuar për të shërbyer si ushtarak ligjërues në Katedrën e Taktikës së Përgjithshme.

Para se te burgosej ishte ligjerues ne Fakultetin Mbrojtjes civile studenteve nga të gjitha trojet e “ish Jugosllavisë”.

Ishte i vetmi ushtarak shqiptar si komandant dhe ligjërues i kuadrove-kursistëve të Shteteve të huaja; Namibija-Swapo,Iraku, Libia,...me lënden, Taktika.

KUSH ISHTE JAHIR HYSENI-MALETA

Jahiri ishte pjesë e stafit të kolonel Ahmet Krasniqit në Ministrinë e Mbrojtjes, por që u helmua, më mirë të them, e helmuan pastaj ai kërkoi ndihmë në spitalet e Tiranës. Stafi mjekësor në Tiranë, ”s´mundën”, apo nuk deshtën t´ia caktojnë diagnozën se nga vinte helmimi. Pastaj u transferua në Zvicer për shërim dhe diagnostifikim. Mjekët Zvicërjan e diagnostifikojnë se helmimi vinte nga ushqimi dhe po të mos tranferohej atje me kohë, ekzistonte rreziku permanent për jetë a vdekje.

Jahir Hyseni-Maleta ishte mësimdhënes në Qendrën Shkollore Ushtarake për të gjitha profilet ushtarake në Sarajevë 78-85.

Jahir Hyseni-Maleta ishte një ndër ushtaraket më të kompletuar sa i përket aftësisë dhe nivelit të komandimit operativ kishte përgaditur dhe kry të gjitha provimet për gradën makor i këmbësorisë në Beograd më 1989 ka pas gradën Major.

Më 1990 Jahir Hyseni-Maleta ka dhënë provimin pranues në Akademinë Shtabore Komanduese Toksore në Beograd, por ftesa që të fillojë shkollimin në Beograd, nuk u realizua sepse i vinte era luftë.

Ai, pra Jahiri kishte bërë në hartën topografike 1:50 000 skicimin e drejtimeve kryesore strategjike të sulmit apo mbrojtjes që nga Trigllavi në veri, e deri te Gjevgjelia në jug. Jahir Hyseni Maleta afësoi kadetët shqiptarë, i pari ishte nxënës i tij Rashit Mustafa -Karadaku, Rrustem Berisha, Gani Lipa Ahmetaj, Hafir Hoxha, Enver Muzliukaj, Skender Idrizi, Besnik Maxhuni, Besim Krasniqi, Avdullah Kuqi, Adem Ukëhaxhaj, Xhemë Kuqi etj.

„ Sa për koinçidencë, me 1983/1984, Ekrem Rexha-Drini, ishte në përfundim të studimeve, viti i IV në Qendrën shkollore, Sarajevë - Akademia Ushtarake e këmbësorisë. Fati i të dyve ishte që të takohen, Jahiri si Mentor-oficer i Ekremit dhe Ekremi Oficer i ardhshëm, me Temën e Diplomës: „Batalioni motorizues në mbrojtjen e terrenit urban me popullsi të dendur“ !

Jahiri edhe sot e cekë ! Komandant Drini ishte një ushtarak ambicioz dhe i rreptë, i zgjuar, i sukseshëm, komunikativ e para së gjithash intelektual i qytetëruar.

Jahiri pas Ahmet Krasniqit dhe Tahir Zemajt, ishte eprori më i përgaditur, për këte, Kolonel Ahmeti e emëroi Kryeshef Shtabi në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

Pas këtij helmimit të planifikuar, Jahiri u detyrua ta ndërprejë aktivitetin në Ministrinë e Mbrojtjes dhe të vazhdojë tretmanin e pacientit në rrezik për t’u shëruar plotësisht. Se a ishte kjo e rastësishme apo me qëllim, nga kjo që thashë për aftësitë e tija profesionale dhe ushtarake s´është vështirë të mësohet!

Këtu vërehet largëpamësia e kolonel Ahmet Krasniqit pse i zgjodhi pikërisht ata tre eprorë të karrierës në pozita më të larta, Agim Mehmetin për zëvendës të tij në Ministrinë e Mbrojtjes, Jahir Hyseni-Maleta Hryeshef të Shtabit dhe Tahir Zemaj, komandant Brigade 134-të, të Njësive Operative të UÇK-së, njëkohësisht përgjegjës për brigadat 131 dhe 133.

Kjo s´shte e rastësishme, por mirë e menduar dhe planifikuar, duke patur njohuri lidhur me profesionalizmin, patriotizmin dhe vendosmërine e tyre, ai mori atë vendim të drejtë për kohën, momentin dhe situatën në të cilën gjindeshim. Kolonel Krasinqi, kishte besim të fuqishëm në profesionalizmin dhe atdhedashurinë e tyre nga përspektiva e një ushtaraku të karrierës nga përvoja që kishte.

Madhështia e Strategut, Ahmet Krasniqi shkoi aq lartë sa që ai akoma para se me i futë Brigadat e para në Dugagjin, thoshte; „Bac po sa të stacionohen Brigadat, 134, 131,133, pas një kohe të shkurtër ti pregadisim që këto të marshojnë drejtë në prapavinë e armikut në Veri, dhe ta fusin nën kontrol, rajoni strategjik, Liqenin e Ujmanit.

Me futjen e liqenit nën kontrol të pregaditen njisitet tjera nga rajoni i Shalës së Bajgores dhe ti largojnë forcat serbe që e kishin nën kontrol Trepçën.

Ai në plan e kishte ta fuste nën kontroll për disa muaj edhe rajonin e Bellaqevcit, rezervat e thengjillit për prodhim të energjisë dhe pastaj, të fillojnë aksionet. Gjithë thoshte; “ armiku duhet të paralizohet dhe të sulmohet së pari nga prapavia, duke e befasuar me zjarr dhe manovrim taktik “.

Kur ta realizojmë këte plan, pastaj me ndihmën e aleateve dhe shtetit amerikan, do ti përgadis pilotët si Avni Kastrati, Shaban Shkreli, Besnik Sadriu që të bëjnë furnizimin me armë të Njësive në tërë Territorin e Kosovës por edhe evakuimin.

Ku ishin eprorët ushtarak, në kohën e demonstratave të vitit 1981

Demostratat e vitit 1881 dhe pozita e eprorëve ushtarak nëpër detyra të ndryshme në ish ”APJ”, akademi e gjimnaze ushtarake s´ishte e lehtë, sepse filloi diferencimi i tyre nga shërbimi i sigurimit ushtarak ”Jugosllav”, bisedat informative, torturat psiqike, burgosjet, arrestimet dhe gjygjet e montuara vazhduan me të madhe.

Një ndër ta ishte edhe Agim Mehmeti, me të vëllanë Bajram Mehmetin.Bajramit, madje iu ndërpre shkollimi në akademin ushtarake në vitin e dytë të ligjërimeve. Bajram Mehmeti, arrestohet më 24.03.1983 dhe dërgohet në hetime. Kurse, më 13 dhjetor 1983 Gjykata Ushtarake në Beograd, nisë procesin gjyqësorë edhe ndaj: Gani Lipa Ahmetajt, Bilall Hadërgjonajt dhe Izet Zabelajt. Në procesin e montuar, dënohen si vijon: Bajram Mehmeti me 3 vjet e 6 muaj,Gani Lipaj me 2 vjet e 6 muaj, Bilal Hadërgjonaj me 1 vit dhe Izet Zabelaj, me 6 muaj burg.

Edhe protagonisti i këtyre rreshtave, pra unë Nazif Ramabaja klasa e 36 e Akademisë Ushtarake, isha i arrestuar dhe burgosur në qershor, tre muaj pas burgosjes së Bajram Mehmetit, nga sigurimi ushtarak serb, kërkesa e tyre ishte që të bëhem dëshmitar bashkëpunues i UDB-së, në procesin gjyqësor që do të pasojë kundër Bajram Mehmetit,si i akuzuari kryesorë i grupit të kadetve ushtarak kl.38.

Përpjekjet e sigurimit ushtarak serb dhe UDB-së, rezultuan të pa sukseshme, sepse unë isha i vendosur me çmim që t´m’ë largojnë nga Akademia ushtarake, dhe ta humbi statusin e kadetit në vitin e katërt të shkollimit ushtarak, pra kisha diku përafërsisht edhe dy muaj për ta kryer Akademinë ushtarake marr diplomën duke u avansuar në gradën nëntoger.

Pasi që sigurimi ushtarak serb dhe UDB-ja s’mujtën t´më vërbojnë dhe bëjnë bashkëpunëtor të tyre, ata gjetën një person tjetër i cili në procesin gjyqësor kundër Bajram Mehmetit, në cilësinë e dëshmitarit të rrejshëm dhe bashkëpunues, ishte njëfarë bashkëpunëtori i UDB-së, Ibrahim Hoxha, nga rrethina e Hasit të Prizrenit.

Agim Mehmeti, me nëntëmbdhjetë shtator të vitit 1986 arrestohet dhe dënohet, me burg të rëndë si i akuzuar i parë e kryesorë në grupin prej 5 eprorëve dhe 4 civilëve. Grupi përmbante gjithësejtë dhjetë persona.

Ata ishin: Xhafer Kabashi, Miftar Ziba, Shabi Dermaku, Rrahim Ademi, Xhavit Shaqiri, Musa Hoxha, Xhemë Ademi, Tahir Mehmeti dhe Enver Idrizi.

Me 27 mars 1987 nga Gjykata Ushtarake, në Sarajevë, Agim Mehmeti dënohet me 3 vjet 9 muaj burg. Pas ankeses në shkallë më të lartë të Gjykatës, i zvoglohet dënimi në 3 vjet. Kështu, sipas ligjeve ushtarake në fuqi, të asaj kohe, nuk e humbë statusin e ushtarakut, por fillon vuajtja e dënimit në burgun ushtarak ”Viktor Bubanj”, në Sarajevë. Pastaj transverohet në Nish, ku kishin qëndruar në paraburgim edhe të akuzuarit dhe më vonë të dënuarit, për rastin e Paraqinit.

Nga fundi i vitit 1988, Agimi kishte parë në Burg, Tahir Zemën, të lidhur me pranga, të cilin e fusin në të njëjtin objekt ku ishin të burgosurit e rastit të Paraqinit. Kjo është përgjigja për disa të cilët janë marrë me paragjykime dhe intriga kundër kolonelit Zemaj, gjoja se është burgosur për: ”Veprime dilere”. Prononcim të tillë, kundër kolonelit Zemaj ka patur edhe Adem Demaqi dhe përkrahësit e tij.

Image
(A mashtroi Adem Demaqi kur tha se kurr s´është takuar me Tahir Zemaj, qenkan takuar në Berlin ku jetonte Tahiri, por jo vetëm ai edhe Xhavit Haliti qenka bashkë në foto me ta, qudi thanë janë montazh, origjinali i fotos ekziston)
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat