Pse “Instituti i Drejtësisë” për kandidim të deputetëve të PRK-së publikon veprat penale për 3 vite e jo për më shumë apo më pak vite?!

Opinione

Pse “Instituti i Drejtësisë” për kandidim të deputetëve të PRK-së publikon veprat penale për 3 vite e jo për më shumë apo më pak vite?!

Nga: Sami Arifi Më: 22 janar 2021 Në ora: 20:53
Sami Arifi

Pse “Instituti i Drejtësisë” për kandidim të deputetëve të PRK-së publikon veprat penale për 3 vite e jo për më shumë apo më pak vite?!

Pse “Instituti i Drejtësisë” për kandidim të deputetëve të PRK-së publikon veprat penale për 3 vite e jo për më shumë apo më pak vite?!

Moslejimi i kandidimit Albin Kurtit dhe i disa të tjerëve për deputet në Parlamentin e Kosovës nga “Komisioni Qendror Zgjedhor” për vepra penale të publikuar nga “Instituti i Drejtësisë” vetëm për tre vitet e fundit është pa rend dhe selekcionues nga shteti i kapur i Kosovës.

Shtrohet pyetja përse “Instituti i Drejtësisë” bën publikime vetëm për vepra penale, e jo edhe për vepra tjera, për tre vite, e jo për dy vite, apo jo për pesë e 20 vite të mëparshme, pse jo, edhe për ndonjë vepër të rëndë kriminale e korruptuese. Veprat e rënda kriminale dhe korruptuese janë ato që dëmtojnë në themel shtetin e Kosovës, shpeshherë, këto vepra, e vejnë në pikëpyetje edhe egzistencen e qëndresës së këtij shteti nga armiqtë e përbetuar, duke propaganduar ata (armiqtë) në mosaftësinë e qëndresës së këtij shteti të porsaformuar, duke u bazuar në faktet që tashmë janë prezente si aferat kriminale dhe korruptuese.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ishte me vendime të ndryshme për fituesin e zgjedhjeve ndaj PDK-së dhe më vonë të LVV-së edhe se shqyrtimi i rastit ishte i njejt, prandaj kjo ven në dyshim kapjen e sistemit juridik të drejtësisë nga pushtetarë.

Nga këto dëmtime të shtetit të kapur në Kosovë, në mes të cilave, edhe të sistemit juridik, ju dhanë mundësi armiqve, po, edhe miqve në pamundësi për t’na mbrojtur, me ndërhyrje në sistemin e drejtësisë nga ndërkombëtarët, duke hapur të ashtquajturën “GJSND-së” për ndjekje një nacionale (vetëm për shqiptarë, edhe se ishim si Kosovë viktim nga Serbia) në zbardhje të rasteve.

Në këtë shkrim nuk qëndronëpërkrahja e këtij apo atij individi, por e vërteta është se sistemi juridik në shumtën e rasteve, në vendimet e tyre, është i njëanshëm dhe selekcionues. Thënë thjeshtë është i njëanshëm, dhe ky rast është, veprim seleksionues ndaj Albin Kurtit në heqjen e tij nga kandidatura për deputet të parlamentit të Kosovës nga “KQZ”-japublikuar nga“Institutit i Drejtësi”për vepër penale në kushte të tilla është skandaloz. Shtrohet pyetja mos vallë ky institut dhe institute tjera të sistemit juridik mbahen në duar të korruptuarëve me ato vendime sekekcionuese, madje, duke qenë të përpikët në këto vepra penale, madje, duke caktuar kohën, pa shqyrtuar fare kohë të rasteve tjera me vepra të tilla. Kjo është vetëm për Kurtin dhe për ata që i rroku kjo kohë e veprës penale të njejtës kohë me Kurtin që t’i eleminojë nga gara zgjedhore për kandidat të Parlamentit të Kosovës.

Megjithatë duhet të shfrytzohen rrugët ligjore për ankesa nga kanditatët për deputet të Parlamenti tëRepublikës së Kosovës, edhe se është fjala për sistemin e kapur juridik nga pushtetarë të Republikës së Kosovës, duke shpresuar se njëri nga legjislativet e ardhshme në Parlamentin e Republikës së Kosovës do ta qes në binar të duhur sistemin juridik të drejtësisë dhe kështu të bëjhej funksional, ky sistem, si në vendet demokratike ku mbizotëron “shteti i së drejtës”.

përsonalisht i friksohem“revoltës së padëgjushmërisë së qytetarve”, nga ky veprim skandaloz i sistemit juridik të Kosovës, duke marr parasysh se Albin Kurti ishte dhe mbetet, gjerë më tani, njëri nga liderët politik më të pakorruptuar në skenën politike të Kosovës, në këtë kohë kur dihet korrupcioni i shumicës së politikajve të vendit tonë.

Drejtësia në shtetet demokratike nukështë seleksionuese në bazë të emrave por ajo është e përgjithshme, dënimet apo ndëshkimet jepen në bazë të peshës dëmtuese të veprës së bërë nga individi.

Te shtetet demokratike funksionojnë tri shtylla kryesore: Sistemi politik, sistemi zhvillimor dhe sistemi juridik, e që sistemi juridik i mbikqyrë në mënyrë të pavarur dhe jo seleksionuese dy sistemet që u cekën më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat