Zgjedhjet pa zgjidhje

Opinione

Zgjedhjet pa zgjidhje

Nga: Dibran Demaku Më: 24 janar 2021 Në ora: 10:32
Dibran Demak u

Që nga viti 2014 e këtej pothuajse asnjë palë zgjedhje nuk kanë sjell zgjidhje. Atyre me mbamendje më të zhvilluar mund të ju kujtohet se si partitë humbëse të zgjedhjeve patën tentuar që të ngriteshin në pushtet në mënyrë kundërkushtetuese. Ju kujtohet se si lideri i LDK-së qe zgjedhur kryeparlamentar, me votat e LVV-së, të LDK-së,të AAK-së dhe satelitëve të. Në ato ditë të nxehta vërë të 2014, liderët e LVAN-t ëndërronin të merrnin pushtetin edhe si humbës të zgjedhjeve.

Dhe do ta bënin një zgjidhje të tillë sikur Gjykata kushtetuese të mos ua prishte ëndrrat e tyre!

Përveç Gjykatës kushtetuese ëndrrën e LVAN-it e pat prishur edhe ambasadorja amerikane e kohës në Kosovë me atë deklaratën e saj të njohur, drejtuar politikanëve dhe partive politike: “Mos e dhini punën?!“

Dhe pas kësaj q zgjedhur një koalicion i zorit dhe qenë formuar organet e shtetit, por edhe ai koalicion dhe ajo qeveri e dalë prej tij nuk do të zgjaste shumë.

Që nga atëherë, Kosova asnjëherë nuk ka mbajtur zgjedhje të rregullta e normale, pasiqë as një qeveri e zgjedhur nuk ka qeverisur në një mandat të plotë.

Në këtë fillim viti, Kosova sërish organizon zgjedhje të parakohëshme apo të jashtëzakonshme.

Organizon zgjedhje në një kohë kur skena politike është e polarizuar aq shumë saqë egziston frika e ligjshme se as këto zgjedhje nuk do të sjellin zgjidhje!

Dhe kjo frikë bëhet edhe më e madhe pas pështjellimit të krijuar nga Gjykata kushtetuese e cila ua ndalon kandidimin dhe konkurimin për t‘u zgjedhur deputet të gjithë atyre që kanë rënë në kundërshtim me ligjin dhe kanë dënim të formës së prerë në tri vitet e fundit?!

Se përse kjo Gjykatë e dha këtë vendin pikërisht tash e jo më herët, nuk dihet, por ajo që dihet është e vërteta absolute se me këtë vendim të saj vetëm sa ka ndikuar që skena politike e vendit të polarizohet deri në formën pilafi nuk mban ujë!

Zgjedhjet edhe mund të mbahen,por lind pyetja a do të sjellin zgjidhjen e duhur?! A do të munden partitë dhe liderët e tyre që pas zgjedhjeve të mundin vetëvetën që për të mirën e vendit t‘i lanë anash inatet dhe interesat neskine dhe të bashkohen?!

Deklaratat e tyre në këtë kohë parazgjedhore lënë shumë për të dëshiruar?!...

Zgjedhjet pa zgjidhje nuk i duhen vendit tonë në këtë moment mjaft delikat!...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat