Triumfi Kurti- Osmani në Kosovë dhe Basha-Kryemadhi në Shqipëri, i pashmangshëm

Opinione

Triumfi Kurti- Osmani në Kosovë dhe Basha-Kryemadhi në Shqipëri, i pashmangshëm

Nga: Skënder Sadri Kapiti   Më: 24 janar 2021 Në ora: 12:35
Skënder Sadri Kapiti  

Gjykuar nga realiteti dhe nga fakti se ku dhe se sa  keq e rëndë ka precipituar gjendja në Kosovë dhe  Shqipëri nga keqqeverisjet në Kosovë dhe të rilindjes socialiste në Shqipëri, fitorja e Kurtit dhe e Osmanit në Kosovë dhe ajo e Bashës dhe Kryemadhit në Shqipëri janë të pashmangshme.

Asnjë manovër e elitës politike të vjetër në Kosovë dhe as e asaj të Ramës e të Rilindjes Socialiste  në Shqipëri nuk i shpëton ato nga humbja e thellë dhe e sigurt.

Të dyja politikat aktuale qeverisëse si ajo në Kosovë dhe ajo në Shqipëri kanë dështuar, dhe dështimet e tyre janë identike në të gjitha sferat politike, demokratike, ekonomike; dështime në luftën kundër krimit e korrupsionit institucional dhe të lartë shtetëror; dështime në ndërtimin e shtetit ligjor; janë të dyja politika keqqeverisëse të cilat kanë kapur shtetin, shoqërinë, ekonominë, biznesin, paranë publike,  investimet, borxhet dhe gjithçka që është jetike për një shtet të lirë, demokratik dhe normal ligjor.

Të dyja politikat keqqeverisëse në Kosovë dhe në  Shqipëri kanë prodhuar mjerim, papunësi, shpopullim dhe eksod si dhe mos integrimin e të dy vendeve në BE.

Shqiptarët në të dyja shtetet janë tashmë të ndërgjegjësuar për misionin historik që demokracia ua ka ngarkuar atyre e që janë: kthimi i demokracisë dhe i Republikës në duart e popullit; ndëshkimi demokratik, dëbimi dhe largimi nga pushteti i Edi Ramës dhe Rilindjes në Shqipëri dhe i aleancës së elitës politike të keqe, dështake dhe të vjetër në Kosovë të kryesuar nga LDK-ja dhe PDK-ja.

Politika të cilat që të dyja si në Shqipëri e Kosovë kanë kapur dhe kanë marrë peng ligjin, drejtësinë, shtetin, shoqërinë, progresin dhe integrimin.

Si në Kosovë dhe në Shqipëri, kauza politike kombëtare janë ato të Albinit e Vjosës në Kosovë dhe të Lulzim Bashës e të Monika Kryemadhit në Shqipëri dhe që pashmangshëm zgjedhjet e 14 Shkurtit 2021 në Kosovë dhe ato të 25 Prillit 2021 në Shqipëri shqiptarët do t’ua besojnë votën dhe qeverisjen  Kurtit e  Osmanit në Kosovë dhe Bashës e  Kryemadhit në Shqipëri.

Është shans i mirë për Shqipërinë e Kosovën, për shtetin dhe për demokracinë  që edhe Presidenti Z. Meta në Shqipëri ashtu sikurse edhe U.D në Kosovë Znj. Osmani janë personalitetet e duhura që garantojnë Ligjin, Kushtetutën dhe Republikën kundër çdo lloj aventurimni spekulativ e manipulues të demokracisë dhe të zgjedhjeve.

Mjaft më politika e vjetër, mjaft  me politika hipokrizirash, mashtrimesh, gënjeshtrash, manipulimesh, djallëzish, intrigash e kurthesh: ato tashmë  u janë konsumuar Edi Ramës  dhe qeverisë socialiste në Shqipëri dhe elitës së vjetër politike në Kosovë, dhe prandaj triumfi i së resë si në Kosovë me Kurtin dhe Osmanin me 14 Shkurt 2021, ashtu edhe në Shqipëri me Bashën dhe Kryemadhin me 25 Prill 2021, pashmangshmërisht që këta do të triumfojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat