Valdete Daka, kthehu mbrapa se ke gabuar në hapa

Opinione

Valdete Daka, kthehu mbrapa se ke gabuar në hapa

Dedë Preqi Nga Dedë Preqi Më 24 janar 2021 Në ora: 14:35
Valdete Daka, Vjosa Osmani

Ideja e «porositur» për të mos çertifikuar LVV, dhe disa parti tjera për të garuar në Zgjedhjet e 14 shkurtit, është për mendimin dhe vullnetin e shumicës qytetare të Kosovës, si një ide e krisur dhe provokative, realizimi i sëcilës po sjellë shumë pasoja politike dhe shqetësusese në mjedisin e kesaj popullate, e cila po dënohet pa mëshirshëm edhe në këtë demokraci të brishtë.

Në kontekstin e demokratizimit të Kosovës, ky vend sot e ka mundësinë për të hapur rrugët e veta pa paragjykime, por sëpari duhet të rregulloj mardhëniet në mes vetëvetës, njëkohësisht dhe të zbatoj ligjet shtetërore, por ato të jenë në harmoni me vullnetin e qytetarëve të këtij vendi, duke korigjuar gabimet e lëshuara dhe deformimet e ligjeve nga njerëzit që pretendojnë të bëhën pronar të ligjit dhe Kushtetutës së këtij vendi.

Dhe tjetra, ideja që qytetarët jashtë Kosovës, apo mërgimtarët e këtij vendi, të cilët, atdhe e mëmëdhe e kanë Kosovën, si asnjëherë tjetër u kundërvihën kushte dhe rregulla të veqanta për të votuar zgjedhësit e vet përmes thirrjeve telefonike, pasojat e sëcilës janë të shumëduarshme, mos të thëmi edhe manipuluese me llojin e kësaj avanture votuese, sepse mënyra e një votimi të tillë, e dënon vullnetin e qytetarëve dhe nuk e drejton në vend të caktuar.

Kjo ide që ka lindur kohën e fundit nga KQZ-ja, koncepti i sëcilës është i çartë, që në një mënyrë dhe tjetren, të pengohet dhe të mos lejohet z.Albin Kurti, të figurojë i pari në listën e Zgjedhjeve të LVV, duke gjetë një shkas të thjeshtë, të një dënimi abstrakt dhe cinik për përsonin në fjalë, përmbajtja e të cilit paraqiste reagimin e fuqishëm të tij dhe Lëvizjes Vetëvendosje në Parlamentin e Kosovës, duke mbrojtë tokat e vendit të vet dhe kundër cënimit të integritetit teritorial të Kosovës.

Ky plan i KQZ, dhe z.Valdete Daka, në krye të këtij Institucioni të «pavarur», duke pranuar dhe çertifikuar në mënyrë selektive partitë e lidhjeve të njohura manipuluese, duke i dhënë përparësi më shumë edhe Listës serbe, e cila përpilohet dhe projektohet nga kuzhina e Beogradit, në krye me Vuçiqin, pasardhësin e kasapit dhe masakrave shqiptare, ky veprim jep shije të keqe me kahen e një politike të tillë devijuese dhe deformuese për demkracinë e këtij vendi.

Vullnetin dhe optimizmin e popullit nuk mundet ta ndal askush, jo as zonja Valdeta Daka, e cila po i jep mesazhe të këqija qytetarëve të vet dhe opinionit në përgjithsi edhe jashta Kosovës, e cila po bëhët shkakëtare e pa nevoshme e gjitha këtyre komenteve të «mira dhe të këqija», që nuk po i ofron kurgjë qytetarëve të vet, përveq se një papërspektivë dhe urrejtje në mesin e kësaj shoqërie, përgjegjësinë e sëcilës duhet ta marrin edhe palët që e përkrahin iniciativën e zonjës në fjalë, që janë PDK, me z. Enver Hoxha, dhe LDK, në krye me z. Isa Mustafa.

Dhe mesazhi i fundit, si një dëshprim i kësaj shoqërie, me përshtypjen e një refreni të përsëritur të gabimëve të rënda nga KQZ-ja, dhe udhëheqja e saj Valdete Daka, do bie vetë në grackën e gabimeve të veta, logjikisht duke qenë në kundërshtim me fatin dhe vullnetin e këtij populli, i cili, duke mos pasur besim në autoritetin politik të vendit të vet, nuk mund të jetë as garant i barazisë, i zhvillimeve dhe ndryshimëve në favor të qytetarëve të vendit, përshkak të grupeve dhe klaneve që veprojnë bukfalisht jashtë interesave të kësaj shoqërie dhe shtetit.

Dhe në një mënyrë të thjeshtë mund të thuhet se, shqiptarët sikur kanë problem edhe me demokracinë, të cilët nuk mund të rehabilitohen aq lehtë, apo të gjejnë cilësi në demokraci, që të sigurojnë një supremacion politik, dhe të bindur në këtë realitet, eminenca e kësaj politike që aspiron të arrijë cakun e vet, së paku deri te një vetëbesim në forcat e veta, por jo duke shfryer arrogancën, mllefin dhe ligësinë ndaj njëri-tjetrit.

Pothuaj se në tërë botën demokratike sot po luftohet për paqë, drejtësi e barazi ndërnjerëzore, edhe në mesin e popujve të rrezikuar, të mbretëroj liria dhe demokracia, edhe për ata që ju mungon kjo frymë e lirë, që të u kthehet e drejta e tyre sublime, ndërsa mëkatarët të pranojnë mëkatët dhe krimet e tyre, sikur dhe Serbia të pranojë krimet e rënda, që ka bërë ndaj shqiptarëve.

Fundja, ç’mund të afrojnë të tjerët kohës dhe shtetit tonë, nëse na vetë jemi promotorët e një vetëshkatërrimi, ku sikur thotë ajo fjala e vjetër, «çka ndërtohet ditën, rrënohet natën», nga platforma e politikanëve dhe politikave shterpe, prapa të cilave qëndrojnë njerëz me prapavija të dyshimta, të cilët favorizuan interesat e klaneve dhe partive të tyre në pushtet, ndërsa interesat e popullit dhe shtetit kanë rënë në nivelin më të ulët në dallim me shoqëritë, apo vendet tjera në rajon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat