A duhet Kosova ende të mbetët peng nga kapësit e shtetit?!

Opinione

A duhet Kosova ende të mbetët peng nga kapësit e shtetit?!

Nga: Hafiz Shala Më: 24 janar 2021 Në ora: 23:16
Hafiz Shala

Kur Kosova e ka shansen historike ta çkap shtetin nga kapësit 20 vjeçar dhe vetit t’ia shtrojë rrugën drejtë një të ardhme më të mirë, tani, janë lëshuar në aksionin përfundimtar ata të cilëve, nuk po u lëshohet pushteti, jo vetëm se definitivishtë po e humbin por se, definitivishtë do të përballën më drejtësinë përmes, prokurorëve, gjykatësve dhe hetuesëve të pavarur dhe, të siguruar qoftë edhe me trupërojë gjatë ushtrimit të funksionëve të tyre.

Alarmi i ndezur nga këto forca që përmes kulisave të tipit të tyre, të manipulojnë, të ndalojnë dhe t’a pengojnë ndryshimin e aq të shumëpritur që edhe do të jetë përfundimi i turpshëm i tyre, nuk po mund ta pranojnë se vendin e kanë katandisur.

Gjykata Kushtetuese, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke e plotësuar njëra-tjetrën në favor të ndalimit të garimit për deputet me “vepra penale”qesharake, është një ogurzi por edhe sinjal i qartë se këto institucione janë shumë fortë të kapur nga ish-oligarkët e tanishëm, sa që arsyen e obligimëve reciproke në mes këtyre organëve dhe pushtetarëve që i dinë ata vetë por, ja që asnjëra palë nuk po zëmbrapset.

Gjykata Kushtetuese për 6 muaj nuk e solli këtë rekomandim që pas kësaj kohe të stërzgjatur, akomodojë edhe ndalesat ende të dyshimta në aspektin e kodit penal, ku, nuk dihet apo mjegullohet se a janë komptencat e Gjykatës Kushtetues mbi Ligjin penal të Republikës së Kosovës dhe çka konsiderohet vepër penale.

Më qon mendja se, ish-udhëheqësit shtetëror, po i kontrollojnë, këshillojnë, urdhërojnë ende këto institucione të drejtësisë pasi, ata i kanë vendosë në këto poste, sipas asaj se më një të rame, dy të vrame, qëllimishtë duan ta pengojnë Albin Kurtin që ta bëj ndryshimin bashkë me zonjën Vjosa Osmani, të dytë të pa përlyer në punë të llojit të krimit, korrupsionit, nepotizmit pasurimit të jashtëligjshem përmes tenderëve dhe formave tjera abuzive.

Me konstituimin e legjislaturës, qeverisë dhe organëve tjera shtetërore, duhet të bëhen edhe zgjedhjet e reja në Gjykatën Kushtetuese, në Komisionin zgjedhor të zgjedhjeve, në Gjykatën Supreme. Duhet të zgjedhën prokuror e gjykatës duke i verifikuar përmes sistemit të vetingut duke i përfshirë edhe postet tjera shtetërore dhe ato në organizatet ekonomike.

Kosova, duhet ta bëjë ndryshimin komplet për të arritur sukses ne konsolidimin e shtetit me prioritete në zhvillimin ekonomik, shëndetësor, arsimor dhe ushtarak.

Nuk jam në dijeni se, të demtuarit a iu janë drejtuar Gjykatës Supreme të Kosovës e cila, e ka rastin e volitshem që, përmes shqyrtimit të ankesave në bllok, të jep sqarime dhe, ta nxjerrë Kosovën nga ky ngërq politik me pasoja të cilat e sjellin në një krizë edhe më të rëndë politike.

Pra, Gjykata Supreme, mundet që në këtë rast, edhe Gjykatën Kushtetuese edhe KQZ-n ta nxjerrë nga ky moment i ngatërruar juridikishtë dhe, t’u lejohet të gjithë atyre që janë kandidat për deputet, të çertifikohën, ndërsa, rekomandimi do të ishte që, pas zgjedhjeve, shumë gjëra duhet të revidohën në interes të qartësisë duke mos lënë ambiguitetë në sqarimet ligjore.

Rezistenca e PDK-së dhe e LDK-së, vetëvetiu tregon se kush e ka mizën nën kapuç dhe, pse këto dy parti, me akuza publike por me afrime politike, janë aq të zëshme bile, duke u deklaruar haptas se, Albin Kurtit mo t’i ipet mundësia që të bëhet kryeminister anipse përkrahja e madhe po i vjen nga të gjitha anët. A flet kjo diqka?!

Nën panikun se është duke iu ardhur fundit, agresiviteti i tyre dhe arroganca, sa vjen e shtohet.

Vullnetin e popullit askush nuk mund ta ndal. As ligji e as gjykatat sepse, nuk janë ligji e gjykatat në pyetje por, janë autorët e kontrolluar nga kasta politike që më vetëdije sa ma shumë ta komplikojnë, ngatërrojnë, dhe mjegullojnë situatën.

Qëllimi, mos të vijnë në pushtet ata që popullit i premtuan, ua dhanë besën se, gjërat do t’i ndryshojnë rrënjësishtë pasi,nga pastërtia e tyre, guximi, dija dhe gatishmëria, do t’i sjellë para drejtësisë ata që iu vjen era hudër. E, hudrën të shumtë që e konsumuan, nuk po mund t’ua ndalin erën se po kundërmonë shumë, e nuk po durohet ma.

Kullat e Jasharëve janë djepi i UÇK-së, e jo PDK-ja

Kullat e Jasharëve, simbol i rezistencës dhe sakrificës, kushtrimit gjithëshqiptar për t’iu kundërvue Serbisë gjakatare, kriminale e gjenocidale, mund dhe përgjithmonë të jenë shtëpi e ndershme dhe e sigurt të ushtrisë së popullit të Kosovës pasi nga ajo kullë me të vërtetë e ma vonë u vërtetua se është pikënisja e rezistencës e jo të LPK-istave e enveristave që kanë qenë të detyruar të betohen në dialogun komunist për t’u anetarësue.

Kolonel Dilavet Goxhaj në “ Promemorjen” e tij duke bërë ngjashmërinë me revolucionaren franceze Zhan d’Ark me Adem Jasharin dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, thotë së këto të dyja, janë trupëzuar në një, për vetë faktin se UÇK-ja lindi menjëhere pas luftës së Prekazit si një frymëzim ndaj heroizmit të Komadantit të saj, Dem Jashar dhë fisit të tij.

U tentue që nga njerëzitë e qelisë së Hagës të akuzuar për krime lufte, t’i merrni meritat ashtu siç nuk iu takojnë sepse, njerëzitë e juaj u paraqiten si “luftetarët e vijës së frontit e pastaj e mohuan, deshët ta merrni bajrakun e themeluesit të kësaj ushtrie që nuk ishit”.

Ende nuk u distancuat nga njerëzitë e juaj për këto aktakuza ani pse ende pa vërdiktin final të gjykatësit por, në shej respekti për qytetarët të cilët ngritën akuza, dëshmi dhe fakte që i posedojnë ata, ju, përkohësishtë është desht mos ta merrni anën e tyre.

Nëse e vazhdoni me këtë fillozofi e program partiak duke tentuar t’i bindeni qytetarët, besimi ndaj kësaj partie, do të zbehët dhe do të pësojë rënie drastike. Sepse, ju njohin mirë.

Kanë filluar debatet parazgjedhore ku, fjalën kryesore nëpër programe të llojllojshme televizive, e kan (b)analstët, bajatistët të cilët, në vend se të merren me analiza nëse kanë njohuri dhe t’i spjegojnë gjërat ashtu siç qëndrojnë ata, haptas vërehen se cilës parti politike tentojnë të ja qojnë ujin në gurin e mullirit.

Vërehet haptas te pëfaqësuesit të PDK-së se në mungesë të fakteve dhë argumentëve për të dhënë përgjigjie për, krim, korrupsion, nepotizëm e pasurim enorm të jashtëligjshëm që 20 vite në pushtet, propagojnë me tema mashtruese siç është rimbëkëmbja ekonomike, të cilën vetë e kanë nëpërkembur.

Dhe, duke e konsideruar vetën si “shtëpi të UÇK-së”, po mundohen ta përvetësojnë si “aset të tyre” për të mashtruar popullin se këta janë alfa dhe omega e luftës çlirimtare.

Në emër të luftës, u pasuruan, e morën pushtetin me dhunë, me mashtrime, premtime, shantazhime e kërcënime.

Kjo “shtëpi e UÇK-së” siç po pretendoni, më shumë e ka kompromitue vetë atë.

“ Në Rambuje, Drejtoria Politike e UÇK-së pranoi kompromisin që të shkrihej UÇK-ja, të ndërpritej lufta dhe Kosova të mbetej pjesë integrale e Serbisë.( shihni “ Marrëveshjen e Rambujesë”,Kapitulli 7, Neni I.1.a; 2a; Neni II.3; Neni IV. 2a. a,b,c,d; Neni XVI, Shtojca 1,4), nga e cila Kosovës “ i ofrohet një autonomi më e keqe sesa që e kemi pasur në vitin ‘ 74”, sikundër u shpreh ato ditë Komisari i Pergjithshëm i UÇK-sé, Adem Demaçi. Mirëpo, “luftërat guerile bëhen për të pasur të fituar e të humbur e jo kompromise” ka theksuar Henry Kisdingjer( Dilavet Goxhaj, nga “ Promemorje”)

Në vitin 1999 kur njerëzitë e juaj, tani në Hagë, e ndan Mitrovicën, i ndalën turmat e njerzve të kthehen në shtepitë tyre dhe në vend se ta pastronin e çlironin atë pjesë, këta, u vërsulen duke grabitë shtëpi, banesa e lokale, dhe serbë e tubuar te statcioni i autobusave për t’u shpërngulur për Serbi, u erdhi popi dhe iu tha: ndaluni, ku po shkoni, këta të UÇK-së, janë zanun duke grabitë,

Përmes emrit të shenjtë të këtyre tri shkronjave të arta, nuk mundet t’i fshehni veprimet e juaja monstruoze.

Nën emblemen e UÇK-së, keni vrarë oponentët e juaj politik, ushtarak dhe njerëzë të aftë e të ndershëm, luftetarë të devotshëm të frontit, të cilët po t’u shpëtonin kurthave, pritave dhe vrasjeve të dyshimta, ju, nuk do ta kishit shansën, as të bëheni udhëheqës ushtarak e as shtetëror.

Skandalet gjatë qeverisjes së PDK-së, janë të panumërta.

Që nga viti 2013 kur Kosova në takimet ndërkombëtare paraqitej me “ bisht”- fusnotë, procesi negociator, interferimi i Serbisë në komunet më shumicë serbe, heqja dorë nga anëtarësimi në mekanizmat ndërkombëtar si koncesion ndaj Serbise, heqja dorë nga njohja reciproke në Uashington më 4 shtator 2019, humbja e Ujmanit dhe futja e tij në bashkëpronësi si aset më vlerë të posaqme më Serbinë, pajtimi i nënshkrimit të ashtuquajtur “zotimit” si marrëvshje pa kurrfarë rezultati përfundimtar apo, thjeshtë një mashtrim i Trump dhe Grenell.

Skandalet tjera si, shkatërrimi i Telekomi i stërngarkuar me punësime në baza nepotiste, falja e Elektroekonomisë, vjedhje masive në tendera bashkë me LDK-në, mashtrim për liberalizim të vizave duke ia fal Malit të Zi 8200 hektar, arsimi gati në fund të listës së PISA, shëndetësia e dërmuar, duke i dhënë përparësi asfaltit duke ndërtuar autostrada me çmime astronomike ndër më të shtrenjtat në Evropë me kualite të dobët.

Çka flet lirimi i eksponentëve të klanit “ Pronto”, nga akuza e “e komanfantëve” të cilët falsifikuan tërë atë të “ veteranëve” si pjesëmarrës të rrejshëm në luftë çlirimtare të cilët përfituan rroga në kurriz të skamnorëve që jetojnë në kufijë të ekzistencës.

Për hir të shtetit të Kosovës i vili u themelua me kosto të lartë si çdo sakrificë për liri e pavarësi, duhet të ndalemi për një moment dhe të mendojmë duke e lërë anash epshet për pushtet në dëm të interesave hyjnore, nëse popullit I ofrohet shansi që të vie përpara më pretendentet të cilët, fatëbardhësishtë, përkrahja e popullit, brenda dhe jashtë atëdheut është në rritje.

Por, në të njejtën kohë, marrja e pushtetit me përkrahje kaq të madhe, ndoshta për arsye se nuk i kemi provuar, është edhe përgjegjësia e këtyre dy pretendentëve për t’i tejkaluar sfidat kruciale që na presin.

Nuk duhet harruar se kur populli ta jep besimin duke besuar në sinqeritet, dije e guxim, nëse ndodh zhgënjimi që askush nuk e dëshiron, do të jetë një lloj i një katastrofe për vendin.

Rezultatet eventuale, nuk mund përfundimishtë të arriten pa bashkëpunim me opozitën, roli i se cilës është që pushtetin ta mbajë nen kontrollë.

Suksesi nuk do të jetë i mundur nëse, nuk rregullohen marrëdhëniet brenda shtetit të Kosovës me pakicën serbe e cila, ende nuk e pranon si shtet të vetin por punon dhe vepron sipas direktivave të Serbisë.

Veriu të pastrohet nga strukturat paralele. Të bashkohet Mitrovica, të kthehen shqiptarët e përzerë me dhunë nga shtëpitë e tyre, të shtrihet autoriteti në tërë teritorin duke i respektuar, Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.

Nëse Serbia nuk shprehë gatishmëri për njohje reciproke, atëhere, do të vij në shprehje, reciprociteti.

Për ndryshimet të cilat duhet të ndodhin,duhet unitet dhe koncesion për çështjet nacionale, që do të nevoiten gjithmonë 2/3 e deputetëve në Parlament.

A duhet dhe a mund ta bëjmë këtë, varet prej neve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat