Padrejtësitë rrisin të keqen!

Opinione

Padrejtësitë rrisin të keqen!

Nga: Sami Arifi Më: 25 janar 2021 Në ora: 08:22
Sami Arifi

Nuk ka shtet pa identitet të fortë kombëtar, siç nuk ka identitet kombëtar pa kultivimin e kulturës, gjuhës, pa fuqizimin e lashtësisë përmes heronjve kombëtar, si dhe pa ngritjen e flamurit kombëtar në pjedestalin më të largët. E mira dhe e keqja e një kombi në radhë të parë vije nga vetvetja, pastaj nga miqtë dhe armiqtë.

Kultura te popujt e robëruar shkputë zinxhirtë e robërisë, ndërsa te shtetet e zhvilluara i paraprinë politikës. E keqja që i vije kombit nga indivit të huaj, në raste të tilla reagimet janë përmes burimeve argumentuese siç bëri në formën individuale, siç iu kundërvu Frank Bardhi, Ivo Tomko Marnaviçit, për falsifikime të pabaza që tentoi Marnaviçi t’i bënte kinse, Skënderbeu, heroi ynë kombëtar qenka serb, edhe ate i familjes së tij.

I mejëhershëm ishte kundërveprimi me fakte i Frank Bardhit në të njëjtin vit (1636) në veprën e tij “Gjergj Kastrioti epirotas i quajtur Skënderbe, princ, trim mbi trima dhe i pathyeshëm i shqiptarëve u kthehet bashkatdhetarëve të tij”, pra, Bardhi për një kohë iu ndali gënjeshtrat armiqve serbë.

Shpeshherë gënjeshtra e përsëritur merr ngjyrim si e vërtetë, nëse s’i kundërvihet asaj e vërteta, siç ndodhi me projektin e Ilia Garashaninit i ashtquajtur ky projekt “Naçertania” Garashanini ishte ministër i Punëve të Jashtme i Serbisë, ndërsa Joni Koletit kryeministër i Greqisë në vitin 1844 që bëri projektin kundër shqiptarve i ashquajtur “Megali Idea” (Idea e madhe). Programet e tyre të hartuara ishin fund e krye shoveniste, po që përmes gënjeshtrave u dhanë rezultate në zgjerimin e territoreve në dëm të shqiptarëve.

Serbët shkruan një mori librash për të falsifikuar këtë temë “Padrejtësitë e rrisin të keqen”, nëse s’veprohet kundër të keqës, që u rritën si nga Millojeviqi, Gropçeviqi, Vllada Gjorgjeviqi, ku në fund të shek. XIX ishte ngulitur ideologji zyrtare shtetërore e Serbisë, para së gjithash të Mbretërisë serbe, e pastaj edhe të Mbretërisë jugosllave. Edhe këta me planet shoveniste për të marr troje shqiptare, me falsifikime mohuan lashtësinë tonë si dhe heronjtë kombëtarë, ia arritën që përmes gënjeshtrës të marrin teritore shqiptare të përkrahur nga ndërkombëtar, gjithashtu asgjësuan më se gjysmë milioni shqiprarë në vitet 1912-1913, gjatë luftërave ballkanike pa reagimin e ndërkombëtarëve.

Ndaj përpjekjeve të armiqve që tentonin ta çbëjnë edhe tërë Shqipërinë pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore iu kundërvua me argumete Fan S. Noli, ai ishte pjesëmarrës në Konferencën e Kombeve të Shtypura si delegat i Federatës Vatra. Delegatët e këtij Kongresi e shoqëruan presidentin Woodrow Wilsin te varri i Xhorxh Uashingtonit në Maunt-Vernon, më 4 korrik 1918. Noli shfrytëzoi rastin të takohej me presidentin Wilson dhe t’i bënte apel atij që ta kthente pavarësinë e Shqipërisë, e cila tashmë, ishte shkelur nga ushtritë e huaja gjatë Luftës së Parë Botërore. Presidenti Wilson i tha Nolit: Unë kam një votë, do ta përdor atë në të mirë të Shqipërisë. Aktiviteti i Nolit ndikoi përmes Wilsonit të menjanonte rrezikun e armiqve në zhbërjen e egzitencës së shtetit shqiptar.

Edhe në kohën e tanishme Akademia maçedonase botoi libër “Memorandum” kundër popullit shqiptar, me falsifikime e gënjeshtra. Ku ishin Akademitë e dy shteteve shqiptare? sa e sa padrejtësi ndodhin brenda dhe jashtë këtyre dy shteteve shqiptare, në sistemin e drejtësisë, ekonomisë, kulturës dhe në çështje nacionale e shumë të tjera.

Vërtetë këto janë akademitë e ashtquajtura në “mriz të deleve”, unë kisha me thënë akademitë e mrizit të deleve që barit për t’i ruajtur delet (akademikët) janë politikajt. Akademitë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë duhet të ndrrojnë çasjen, përmes kulturës duhet t’i paraprijnë politikës, politika s’duhet të jetë menagjuese e tyre.

Kultura që duhet të buroi nga Akademia, shkëput zinxhirët e robërisë te popujt e robëruar, ndërsa te shtetet e zhvilluara i paraprinë politikës. Akademia në shtetet me zbatueshmëri ligjore është “bërthama” e kombit dhe e shtetit, që udhzimet e saj i zbatojnë medoemos elitat politike për t’i çuar çështjet madhore përpara, ndërsa në shtetet ku nuk zbatohet ligji, Akademia është në luftë me politikën.

Mikesha e madhe e shqiptarëve, Ediht Durham, thoshe: “Armiku numër një i shqiptarëve është vetvetja”, nga se ata zihen keq në mes tyre për probleme vetjake, i lënë me një anë problemet e përbashkëta. Unë do të shtoja se, një numër i madh i politikanëve, i lënë problemet e përbashkëta për përfitime materiale të paligjshme, përmes korrupcionit, prandaj me të drejtë Mithat Frashëri thoshte: “Fitorja e kombit shqiptar është e sigurt, atëherë kur mbarojnë betejën në mes veti (shqiptarët)”, pra, unë kisha me thënë atëherë kur mbarojnë betejën e moszbatimit të ligjit në mes tyre, pra, vepron sistemi i pavarur dhe profesional (nga kapja prej politikajve) juridik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat