Struktura rinore e Kosovës me Albin Kurtin

Opinione

Struktura rinore e Kosovës me Albin Kurtin

Ragip Guraziu Nga Ragip Guraziu Më 25 janar 2021 Në ora: 09:21
Albana Gashi

E dëshmon edhe Albana Mehmet Gashi, kandidatët për deputetë nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila vjen nga një famije patriotike shqiptare, derisa prindi i saj ka qenë i burgosur në vitin 1981, dhe pjestar i UÇK, bashkë me tre vëllezërit e tij. Vjen Nga komuna e Therandës (ish-Suhareka).

Albana Mehmet Gashi ka studiuar për Gjuhë dhe Letërsi Angleze, dhe ka punuar në Gjimnazin "Jeta e Re", në mandatin e parë të LVV në Kuvend, ka qenë deputete.

Studimet pasuniversitare i ka vazhduar në "Politika Publike dhe Menaxhim". Kjo është një biografi e shkurtër e saj.

Pse këtë shkrim?

Sepse, siç po flitet se Lideri i Vetëvendosjes z. Albin Kurti, po pretendon se me 14 shkurt do të fitojë dhe rastësisht në lidhje me këtë biseduam me Albana Mehmet Gashin, pasi autori i këtij shkrimi vjen po nga e njëjta komunë, nga vjen edhe deputetja e ardhshme, Albana Gashi.

Albana ka studiuar në Universitetin i Prishtinës, jeton në Fushë Kosovë,e martuar me Valon Jasharin - Lëvizja Vetëvendosje! Dega - Therandë.

Këto ditë, kryeministri i ardhshëm, Albin Kurti i shoqëruar nga kandidatët për deputetë nga radhët e VV-së Salih Zyba, Albulena Haxhiu, Hysen Durmishi, Haxhi Avdyli dhe Drita Millaku u mirëpriten nga banorët e fshatit Greikoc, duke vazhduar me vizitë tek familja e Enver Aliaj në Sallagrazhd (ish-student i dalluar, e i helmuar nga regjimi serb), tek familja Haziraj në fshatin Savrovë për ta përmbyllur vizitën në një takim me disa studentë.

Përkushtimi për ndryshim është paraqitur te krejt dhe pasqyrimi është i shpejtë. Mobilizimi në çdo qytet, fshat dhe lagje është i domosdoshëm, për referendumin që po vie. Ky mobilizim është bërë edhe më kuptimplotë me qytetarinë aktive, e me entuziazmin e shprehur nga ta.

Së bashku për krejt dhe drejt.

Referendumi që do ta kthejë Kosovën kah e mbara, nuk mund të ndalet!

Një takim me qytetarët e Sllatinës në komunën e Fushë Kosovës.

Kandidatët për deputetë Albana Gashi dhe Avni Zogiani, takuan qytetarët e Sllatinës, të cilët po e presin me padurim Referendumin për Vetëvendosje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat