Lojërat e KQZ-së, pasojë e kapjes dhe mosfunksionimit të shtetit

Opinione

Lojërat e KQZ-së, pasojë e kapjes dhe mosfunksionimit të shtetit

Nga: Luz Tomaj Më: 25 janar 2021 Në ora: 09:54
Luz Tomaj

Fjala e moçme: Në qoftë se hahet pitja, tepsija ka mbet.

Në fillim, më duhet ta çfryej mllefin! E shikova formularin e KQZ-së mbi aplikimin për regjistrim për të votuar. U shqetësova. Mendoj se, në gjuhën shqipe, është e papranueshme që mbiemri t’i paraprijë emrit!

Në zhvillim e sipër është procesi i fushatës elektorale në Kosovë. Që në fillim, procesi ballafaqohet me shtatëqind të zeza. Duke e shikuar të kaluarën, ky ballafaqim edhe nuk më befason. Tani do të bëhen 13 vite nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Gjatë tërë kohes, bartës të pushtetit, kanë qenë PDK dhe LDK, kuptohet, në koalicione me subjektet tjera. Për më tepër, edhe individët e këtyre subjekteve kanë qenë të njëjtit - të pazëvëndësueshëm. Prandaj, shtrohet pyetja se, individët në fjalë, a janë fare të vetëdijshëm se, së pari, as procesi i formimit të shtetit nuk u rrumbullaksua, ndërsa, shteti, në atë formë, as që lëvizi. Shikuar nga ky aspekt, do I potencoi vetëm disa momente.

Së pari, Kushtetuta, si akt themelor i shtetit, përmban aq të meta saqë, nuk mund të quhet Kushtetutë. Mu për atë, rolin e Kushtetueses e luan Gjykata Kushtetuese. Nëse Kushtetuta është akt i shkruar i shtetit, Gjykata Kushtetuese është institucion, anëtarët e të cilës zgjedhen. Ky fakt, vetvetiu, nuk e përjashton subjektivizmin, respektivisht, mundësinë që t’i nënshtrohet ndonjë institucioni apo individi tjetër. Formulimi i kompetencave të tri institucioneve të shtetit nuk është mjaft i qartë, kështu që për çdo levizje politike, fjalën e fundit duhet ta jep Gjykata Kushtetuese.

Shteti i Kosovës është proklamuar shtet me sistem parlamentar. Kështu e mban në evidencë edhe OKB, e cila, përveç tjerash, pozitën e presidentit e konsideron si pozitë ceremoniale. Kështu, zakonisht, edhe është në shtetet parlamentare. Në Kosovë, sipas sistemit parlamentar, Presidentin e emëron Parlamenti. Në anën tjetër, sipas Kushtetutës, kompetencat e presidentit janë edhe më të mëdha se sa në shtetet e sistemit presidencial, në të cilat, presidentin e zgjedh populli. Përveç kësaj, është e pabesueshme, për procesin eventual, për ndryshimin e Kushtetutës, e cila duhet me qenë vullnet i popullit, kërkohen edhe votat e minoriteteve! E pabesueshme. Për ndonjë intervenim, në drejtim të eliminimit të këtyre dhe të metave tjera, nuk u përpoqën as presidenti as qeveria, me propozim të ndonjë Amandamenti kushtetutar.

Kur Kushtetuta, si akt themelor i shtetit përmban të meta, edhe legjislacioni është me nivel kualitativ të ulët. Mu për këtë, funksionimi ishumë instituteve të shtetit, nuk premton përmbushjen e plotë të obligimeve ligjore dhe, nuk e përjashton mundësinë e rënies nën presion të bartësve të pushtetit. Personalisht, kam informaciione se, institucionet dhe agjencitë në SHBA, kanë dijeni për bartësit e krimit të organizuar në Kosovë. Krimi i organizuar, vetvetiu, nënkupton edhe kapjen e shtetit.

Niveli kualitativ i ulët i legjislacionit dhe krimi i organizuar, janë dy faktorët kryesor, të cilët e mbyllin rrugën e depërtimit drejt BE-së. Pa eleminimin e tyre, kot pritet liberalizimi i vizave, të cilin, pushtetarët, vite me radhë ua premtojnë qytetarëve.

Për 13 vite, pushteti nuk e bëri asnjë hap në drejtim të kompensimit të dëmeve të luftës kundër Serbisë gjenocidiale, për ndjekjen e ekzekutorëve të krimeve.... A nuk po hyni në gjynah me popull apo së paku me familjet e viktimave, me mijëra të dhunuara, me ku me dit sa familje të shpërngulura gjatë përpjekjeve serbe për spastrimin etnik të Kosovës. Në anën tjetër, pushteti hyn në dialog me Serbinë, për gjoja cenimin e të drejtave të një grusht serbëve në Kosovë, të cilët as nuk e respektojnë shtetin e Kosoves.

Shtrohet pyetja se kur ndodhi njohja e fundit e shtetit të Kosovës, nga ndonjë shtet tjetër. Thua se ai proces u mbyll. Mos harroni se, përveç aleatëve të Serbisë, Rusisë dhe Kinës, shtetet tjera i përcjellin rrjedhat politike dhe zhvillimin e shtetit. Nëse zhvillimi i shtetit nuk premton, nuk ndodhin njohjet.

Këto janë vetëm disa nga të dhënat, të cilat flasin se, edhe në se është ngrënë pitja, tepsija ka mbet në shesh dhe vetvetiu flet.

Para dhe në fillim të fushatqs elektorale, vërehet se në shënjestër janë kryetari i LVV dhe znj. Vjosa Osmani. Në betejë për pushtet, nuk po zgjedhen as mënyra as mjete. E kam simpatizuar LDK-në, por atë rugoviane. Nuk mund ta simpatizoj këtë Mustafiane. Jo more, kur e dëgjoi fjalorin e Isës, pyetem a iu ka nënshtruar procesit të matufllakut a ku me dit çka. Përveç kësaj, si shumë mërgimtarë të tjerë, edhe unë mendoj se, fal kapjes së shtetit, organet investiguese dhe ato të drejtësisë, në asnjë moment nuk u morën me keqpërdorimin e mjeteve kontribouese të mërgimtarëve.

Shpresoi se, më në fund, edhe qytetarët - populli është vetëdijësuar. Bartësit e gjertanishëm të pushtetit, me subjektet e klanizuara, gjatë 13 viteve kanë dështuar. Nuk ia vlen të përkrahen subjektet sipas simpatizimit. Është koha që të përkrahet subjekti apo individi, i cili premton për të mirën e shtetit, të mirën e popullit. Para ca kohe, për herë të parë, populli e përkrahu LVV. Mirëpo, falë eksperiencës dyftyrëshe, ia kurdisen kurthin. Për momentin, mendoj se vetëm ky subjekt, akoma i paapostrofuar, paraqet shpresë për hapjen e perspektivës së shtetit. Shikuar individualisht, liderët e subjekteve politike, secili është kundër secilit, por edhe të gjithë së bashku kundër Osmanit. Megjithatë, e kaluara e saj, niveli dhe drejtimi i arsimimit të saj, bëjnë me kuptua se, procesit të zhvillimit të shtetit, znj. Osmani, mund t’i kontribuojë më shumë se çdo kundërkandidat tjetër.

Qytetarë të nderuar, fati i shtetit, fati ynë është në duart apo kokat tona.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat