Qendra stërvitore ushtarake në Kolsh dhe tentimi i rimarrjes nga Kudusi Lame, Lum Haxhiu dhe Kadri Kryeziu!

Opinione

Qendra stërvitore ushtarake në Kolsh dhe tentimi i rimarrjes nga Kudusi Lame, Lum Haxhiu dhe Kadri Kryeziu!

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 25 janar 2021 Në ora: 18:37
Kudusi Lame

Faza e parë e planprogramit me ushtarë të rinjë, planprogrami mësimor dhe stërvitor, edukimi dhe stërvitja ushtarake për një muaj në QSUK.

Me 16 maj 1999, në Repartin e Kolshit, ku ishte vendosur Qendra Stërvitore për mobilizim dhe aftësim e ushtarëve të rinjë, QSUK, por edhe atyre të cilët kishin marr pjesë në luftime në Kosovë, sipas planprogramit mësimor dhe stërvitor, edukimi dhe stërvitja ushtarake për një muaj, të cilët ushtarë më pastaj dërgoheshin në Frontin e Koshares, e vizitoi Ekipi I RTV FRANC-3, në krye me gazetaren Caroline Sinz.

Image
Major Nazif Ramabaja dhe Caroline Sinz, TV-FRANC-3

Ekipin televiziv Francez, e shoqëronte gazetari shqiptar Astrit Memia, një veprimtar i denjë i çështjes kombëtareç i cili pas katër ditësh nga vizita që ua bëri ushtarëve në QSUK-në, në gazetën ”Albania” më 19 maj, publikon shkrimin me titull: ”Territore të pushtuara në verilindje të Shqipërisë, ne nuk njohim pushtetin e përkohshëm të Serbisë”.

Ekipi televiziv, FRANC-3, ishte i interesuar se si arsimohen dhe ushtrohen njësitet gjatë përgatitjeve intensive për hyrje në Frontin e Koshares-Kosovë dhe ballafaqimi me armikun. Ata kishin interesim të mësonin edhe, sa dhe si përkrahet presidenti Ibrahim Rugova, nga këto njësi të UÇK-së.

Në përgatitjen dhe afësimin e ushtarëve sipas planprogramit të cilin e kisha hartuar më parë, kujdeseshin eprorët e karrierës Abedin Rrustemaj dhe Bajram Ahmeti. Ata kujdeseshin për stërvitje taktiko-teknike, përdorimin dhe gjuajtjen me armë.

Image
Ushtarët e QSUK-së, në marshin pas përfundimit të Stërvitjeve ushtarake, 09.05.1999-Kolsh

Gjatë tërë kohës së vajtje-ardhjeve në angazhime ditore-stërvitje dhe në repartin e Kolshit ushtarët këndonin një refren të këngës të cilin e kemi përgatitur bashkërisht:

”Veni re, veni re, UÇK-së, jemi ne, ne luftojmë për pavarësi, për flamurin kuq e zi, UÇK-ja u përshëndet, FITORE, FITORE, FITORE”. Kjo u shtinte frigën në palcë armikut dhe ngriste moralin e ushtarëve tanë.

Luigj Imeri kishte aftësi të jashtzakonshme për demonstrimin dhe aftësimin e ushtarëve të rinjë, mbrojtja nga afër nga armë të ftohta dhe të zjarrit si dhe sporte tjera luftarake siq ishin karate etj.

Përkujdesja për shëndetin e ushtarëve dhe kontrollin e rregullt mjekësor dr. Skender Ahmetaj, njëherit sigurimi i im

Dr. Skender Ahmetaj, përkujdesej për shëndetin fizik të ushtarëve dhe eprorëve si dhe për aftësim në dhënien e ndihmës së shpejtë të të lënduarve dhe plagosurve, deri te ringjallja. Ushtari, Haxhi Krasniqi, aftësonte ushtarët lidhur me komandimin me skuadër në demonstrimin e mbrojtjes së qendrës stërvitore nga sulmi eventual dhe dhënja e alarmit për intervenim, mbrojtje.

Në qendër vepronin edhe këta eprorë dhe personel tjerë; Ahmet Kukalaj-epror zëvendës i imi (Major, Nazif Ramabaja), Nehat Koqina -epror ndërlidhje, qëndroi shumë pak në qendër, Muhamet Vishaj-logjistikë, Muharremi Gashi-moral, Rrahim Beka-Logjistikë, Isuf Morina, Ramë Berisha NS, Halil Ahmeti, Alush Myrtaj, Dr. Hajrullah Fejza, qëndroi shkurt në qendër.

Image

Pas qëndrimit tim 3 ditor në Tiranë, në banesë të Asim Lokajt, vura kontakt edhe me Esat Ademajn, që të dyve iu kërkova të vinin dhe të lajmërohen në qendrën stërvitore të repartit ë Kolshit, meqenëse ata, pra Asim Lokaj dhe Esat Ademaj kanë qenë pjesë e Brigadës 131, në Baran, dhe se, kur i kisha pranë, e ndieja veten më të sigurte. Ata erdhën dhe m’u bashkëngjitën pa hezitim.

Stërvitjet njëditore duke demonstruar aftesitë psikofizike dhe gjirimet për së afërmi nga ekipi televiziv, RTV France-3 me gazetaren Caroline Sinz

Gjuetja me armë zjarri, Raketa-hedhës krahu M79 OSA, 90 mm ZOLA M80, 64 mm në largësi 400m, simulim i maketës tank i armikut dhe goditja e cakut me tentimin e parë, miltroloz kundërajror 12.7mm, siq e quanin në gjuhën popullore ”Gulinov”, bomba dore M75, Pushkë gjysëm automatike M-70 , në largësi 400 m. etj.

Rezultatet e treguara të filmuara ishin inkurajuese dhe befasi e mirë për Ekipin Televiziv FRANC-3. Ata i quanin të shkëlqyeshme, ishte befasuese sepse ushtrimet kishin zgjatur tri javë, por që ishin tejet intensive dhe kërkuan ta bëjnë një foto së bashku me këta luftëtarë.

Image
Grupi Ushtarësh me ekipin e RTV F-3 dhe gazetarin Astrit Memia, pas demonstrimit në gjuajtje.

Pas përfundimit të aktiviteteve njëditore dhe demonstrimit të shkëlqyshëm, realizuam Intervistën, për RTV Frans 3. Gazetarja shprehu interesim lidhur me qëndrimin tonë rreth takimit, të Rugovës me Milosheviqin në Beograd.

Intervista ishte në momentin e duhur, ndër të tjerat kishte të bëjë edhe lidhur me angazhimin e Bashkësisë Ndërkombëtare, për të ndihmuar presidentin Ibrahim Rugova, së bashku me familjen të largohet në ndonjë shtet evropian dhe ti mundësohet për t’u deklaruar i lirë dhe pa presion për të gjitha çështjet e posaqësisht ”Ndalimin e bombardimeve”, për të cilin është bërë propagandë, për t’a diskredituar para opinionit publik brendshëm dhe atij ndërkombëtar.

Ne si Ushtri Institucionale, deklarojmë se Presidenti Rugova, është komandant suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës.

Pas lejimit që presidenti Rugova të largohet nga arresti dhe pengmarja, për në Itali, ai jo që ishte për ndalimin e bombardimeve, por kërkoi që të vazhdohet dhe shtohet intensiteti i tyre.

Me deklaratat e presidentit Rugova u hudhën poshtë intrigat dhe sulmet e pa arsyeshme ndaj tij, duke e quajtur ”Tradhëtar”, dhe urrejtja ndaj tij kishte shkuar aq largë, duke kërkuar madje edhe pushkatim pa gjygj!

Për herë të parë në Edicionin Qendror të Lajmeve të Televizionit FRANC-3 është transmetuar 3 min pa 15 sekonda, precedent në Mediat prestigjioze Europiane përendimore dhe brenda një minute është shpërndarë në të gjitha Mediat Botërore, sepse ishte reportazhi i parë nga e vërteta e UÇK-së!

Për t´iu treguar se Kosova vetorganizohet dhe kjo tregon para opinionit publik botërorë, se këta luftëtar lirie mbrojnë pragun e shtëpisë ashtu siq kishte deklaruar Presidenti Rugova, duke i bërë me dije shteteve përendimore, për aftësitë shtetformuese edhe përmes Forcave të Armatosura.

Njëherit, duhet treguar diplomacisë publike dhe mediave, se UÇK-ja, është transparente, dhe se të rinjët nga mbarë bota (jo vetëm shqiptar), po i bashkohen kësaj kauze të lirisë globale univerzale, ndaj gjenocidit serb nga Milosheviqit si gjenocid etnik.

Videoklip nga angazhimet ditore dhe gjirimet e Ekipit të RTV-FRANC-3, nga Gazetarja Caroline Sinz

Ky ilustrim njëditor i prezantimit të aktiviteteve ushtarake dhe luftarake në repartin e Qendrës Stërvitore në Kolsh, është përgjigjja më e mirë për Kudisi Lamen dhe kodoshat e tij se: ” Ushtarakët në repart s´bënin asgjë vetëm hanin e pinin dhe sorollateshin, poshtë e përpjetë ”. Ajo propagandë, hedhet poshtë me këto gjirime filmike dhe shpjegime autentike.

Ia bëjë të qartë, Kudusi Lames dhe zagarve të tij, se ne vepruam në mënyrë institucionale dhe si ushtarakë të karrierës nuk na ka bërë përshtypje propaganda juaj, por megjithatë, s´mundemi ta kuptojmë, se si ke rënë pre e bashibuzukëve të tillë. Si ushtarak profesionist, por në gjendje paqe, t’i s’e ke nuhatur barotin e as plumbin në luftë, për dallim të disave nga ne. Për këte arsye dhe shumë arsye tjera je përgjegjës për dërgimin e ushtarëve të pa përgatitur në front, disa nga të cilët as që e kanë ditur se çfarë është arma dhe lufta, por që ndoshta e kanë pa vetëm në televizor.

Kudusi Lame ti je përgjegjës për gjithë ata të rinjë të cilët ranë në prita dhe humbën jetën e tyre, duke i shëndrruar në mish për top, pa përgatitje paraprake dhe aftësim për ta bërë luftën. Po të kishim shtet ligjor, ti do duhej të dalësh para organeve të drejtësisë të shtetit shqiptar për të dhënë përgjegjësi ligjore, për ate që bëre me ushtarët e pa përgatitur, përse e bëre këte? Sa për t’i rritur apetitet e falangave, diletantëve të artit luftarak, apo e bëre ate për interesa personale që përfitove nga ata diletantë, vilën e shumë gjëra të tjera! Por mos harro, humbe respektin e një gjenerali të një ushtrie të rregullt para syve tan!

Shteti i Kosovës duhet të inicojë hetimet për përgjegjësinë tuaj si ushtarak i karrierës, për të gjitha të bëmat e pista, ndaj nesh dhe ushtarëve të cilët kishin moral e vullnet për të luftuar, por se kishin përgatitjen e duhur për veprim në gjendje lufte e ti i hodhe në zjarr, apo i urdhërove ta kapin zjarrin me dorë pa ua dhënë mashën!/ Vazhdon

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat