Çka është mjaft, mjaft është!

Opinione

Çka është mjaft, mjaft është!

Nga: Agim Vuniqi Më: 25 janar 2021 Në ora: 19:29
Agim Vuniqi

Lufta politike dhe sulmet e pareshtura e mbetjeve te PSD-se nga studio e T7-it (e grupit të dorëhequr nga LVV) kundër themeluesit, kryetarit të VV-së dhe kandidatit për kryeministër, Albin Kurtit, janë të papara...

Ata më tepër njihen si mbetje e grupit te të dorëhequrve te VV-së, të cilët patën mërsyer për të rrënuar kalanë e ndërtuar me shumë mund të mija të rinjve aktivistë dhe veprimtarë të moshave të ndryshme të Kosovës dhe më gjerë, duke bërë presion të vazhdueshëm “subversiv” edhe atëherë kur themeluesi i VV-së ishte i prangosur për te saten herë dhe prapa grilave në burg. Ata përpiqeshin që në emër të kinse demokracisë ta pengojnë që të konkurrojë për pozitën vakante të kryetarit.

Përpjekja e “bolshevikeve” të brendshëm të VV-së, tash të grupacionit politik të PSD-së, fatmirësisht dështoi. Por “ekstremistët e majtë” të PSD-së po gjejnë akoma hapësirë mediale për të “targetuar” dyshen e shpresës së re pranverore “Kurti & Osmani”.

Edhe pse nuk kanë asnjë peshë politike në Kosovë, ata po gjejnë hapësirë për të demonstruar publikisht urrejtjen-ksenofobike të grupit. Ky angazhim agresiv i teoricienëve “sovjetike” të Kosovës është i tejkaluar që moti, i lenë në e harresën mbi një shekullore të mbamendjes së njerëzimit.

Grupi i “të llastuarve” të cilët paguheshin deri në ardhjen e Albinit si kryetar i VV-së u ndal. Pra, koha e “mercenarizmit” të tyre - me pagesë përfundoi, tash kanë mbetur nën mëshirën e Buzhalës për të “lepirë” ndonjë kockë të mbetur “greneliste”. U pa ashiqare se ata nuk kishin asnjë emocion për të gjithë ata votues, që patën votuar për ta, sa ishin në VV.

Por, ata mbërthyen palltot me pulla të mëdha për shpërfaqur me daulle dhe zhurmë egon e tyre “leniniste”. Ata nuk janë as të njerëzishëm, as të edukuar, janë zhurmaxhinjë që sorrolaten rrugëve, por që nuk prajnë me sulmet e tyre dhe retoriken e mërzitshme banaliste, pothuajse çdo mbrëmje... Çka është mjaft, mjaft është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat