Asnjë votë partive të derisotme, vëllavrasëse dhe plaçkitëse

Opinione

Asnjë votë partive të derisotme, vëllavrasëse dhe plaçkitëse

Nga: Rexhep Torte Më: 26 janar 2021 Në ora: 14:21
Rexhep Torte

Kosovës sot më shumë se kurrë i nevojitet një Qeveri e Albin Kurtit, Qeveri dinjitoze e pastër dhe e pakorruptuar për ta forcuar shtetin, për ta reformuar drejtësinë dhe për ta luftuar korrupsionin.

Zoti, populli dhe Lëvizja Vetëvendosje janë shpresa e vetme për të ardhmen e lumtur në Kosovën e lirë dhe të pavarur.

Nuk duhet lejuar në asnjë mënyrë që në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 vota e popullit tu jepet kandidatëve të LDK-së, PDK-së, AAk-së, Nismës dhe AKR-së, këtyre partive që shkelën mbi dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës.

Që shkelën mbi mijëra e mijëra shqiptarë të pafajshëm që Serbia i vrau dhe i masakroi në Kosovë.

Që shkelën mbi nderin e mijërara e mijëra femrave të dhunuara nga ushtria, paramilitarët dhe policët e Serbisë në Kosovë.

Që shkelën mbi fatin e 1650 shqiptarëve që Serbia i rrëmbeu në Kosovë, fati i të cilëve ende nuk është zbardhur.

i Kosovës nuk duhet të lejojë që asnjë votë tu shkojë partive të sipërpërmendura, të cilat në 21 vitet e kaluara me vvlavrasje, korrupsion dhe komplote e plaçktën dhe e varfëruan Kosovën dhe popullin, duke shtresuar pasuri milionëshe në para dhe në pasuri të patundshme.

Populli i Kosovës me votën e vet është sovrani dhe vendimtari që e ka në dorë fatin e vet dhe të Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Kosova dhe populli i saj tashmë kanë dy rrugë para vetes. Njëra rrugë është rruga e Lëvizjes Vetëvendosje, parti e pakorruptuar, mes tyre edhe Albin Kurti, Vjosa Osmani, Vasfije Krasniqi Goodman, Liri Loshi dhe kandidatët e tjerë, që përbëjnë një buqetë lulesh shpëtimtare që pritet ta lulëzojnë dhe përparojnë Kosovën dhe popullin e saj.

Rruga tjetër janë LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja, Nisma dhe AKR-ja, të cilat e udhëhoqën Kosovën tashmë 21 vite duke e dëmtuar dhe varfëruar me vllavrasje politike për pushtet, me pasurim të paligjshëm, me korrupsion dhe nepotizëm.

Udhëheqësit e këtyre partive të sipëpëmendura në 21 vitet e kaluara u dëshmuan, vllavrasës, matrapazë dhe hajdutë, të cilët u bënë milionerë të pasluftës, ndërsa popullit ia humbën shpresat duke e varfëruan tejmase.

Tash që ka filluar fushata parazgjedhore për zgjedhjet më 14 shkurt 2021, Kosovën e kanë mbuluar mashtrimet dhe premtimet bajat të përsëritura tashmë 21 vite plot gënjeshtra e tradhëti nga LDK-ja, PDK-ja, AAK-ja Nisma dhe AKR-ja., të cilat janë fajtorët kryesorë që Kosova sot gjendet një një situatë të katandisur e të mjerueshme në rafshin e brendhëm dhe atë ndërkombëtar.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës u dëshmua se fund e krye është nën ndikimin e Hashim Thaçit, gjë që u faktua me vendimin plot gjemba për aprovimin e ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje për votimin e manipuluar të Qeverisë së Avdullah Hotit.

Kjo u faktua me kushtëzimet e dhëna në këtë vendim se kush mund të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 dhe kush jo, duke nxjerrë nga sirtarët helmet e gjarpërit Hashim Thaçi, i cili edhe pse ndodhet në Gjykatën Speciale në Hagë, klyshët besnikë të tij punojnë sipas urdhërave dhe porosive të tij.

Komisioni Qëndror Zgjedhor i Kosovës në krye Valdete Daka, është bërë binom i Kushtetueses, duke u përpjekur që Albin Kurtit, shpresës së Kosovës, t’i pamundësohet të kandidojë për deputet në zgjedhjet e pritshme.

Valdete Daka, kryetare fosile e KQZ-së, në mbledhjen e KQZ-së të datës 22 janar 2021, për herë të parë në historinë e KQZ-së, nuk e pranoi rekomandimin e Zyrës për Regjistrim dhe Çertifikim të Partive Politike që të çertifikohen të gjithë kandidatët e propozuar për deputetë, duke përfshirë edhe ata të dënuarit në tri vitet e fundit.

Këmbëngulësia e Valdete Daka u bë me të vetmin qëllim që Albin Kurtit, kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje t’i pamundësohet gara për për deputët në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021.

Valdete Daka, kjo kryetare fosile e KQZ-së, e cila moti është dashur të largohet nga ky post, sepse në këtë detyrë tashmë e kanë kapluar edhe thinjat, u dëshmua se është klyshi tjetër i Hashim Thaçit dhe Isak Mustafës.

Në mbledhjen e KQZ-së më datë 22 janar 2021 u çertifikua lista e LDK-së së korruptuar dhe komplotiste e Isa Mustafës, dhe lista e PDK-së vllavrasëse dhe e korruptuar maksimalisht e Hashim Thaçit- tashmë me kryetarin aktual Enver Hoxhaj, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit, më e ndershmja derisot, nuk u çertifikua.

KQZ-ja e kapur nga LDK dhe PDK, nuk i çertifikuan as AAK-në dhe as Nisma, vetëm sa për ta kamufluar komplotin që ia bënë Albin Kurtit dhe Vetevendosje-s, për vetë faktin se AAK dhe NIsma nuk përbëjnë ndonjë peshë të rëndëishme në këto zgjedhje.

KQZ-ja në krye me Valdete Daka, tradhëtinë e bëri edhe me manipulimet për mënyrën e pjesëmarrjes së mërgatës në këto zgjedhje, nëpërmjet procedimeve të stërzgjatura administrative dhe me kosto financiare, duke bërë që shumë aplikacione dhe nuk do të procedohen, sepse shumë prej tyre nuk kanë marrë konfirmime.

Kjo dëshmon se KQZ e udhëhequr nga Valdete Daka ia vështirësuar shumë mërgatës mundësinë për të votuar, në vend që mërgatës t’i krijonte sa më shumë lehtësira për të marë pjesë sa më masovikisht në këto zgjedhje vendimtare për Kosovën.

KQZ-ja dhe Valdete Daka, duhet ta kenë të qartë se pa kontributin e mërgatës Kosova nuk do ta lkishte fituar lirinë dhe pavarësinë, dhe se pa kontributin e mërgatës Kosova do të kishte vdekur nga uria edhe sot që është në liri e pavarësi.

LDK-ja dhe PDK-ja e dijnë shumë mirë se sa para dërgoi mërgata gjatë agresionit gjenocidal e vrasës të Serbisë në Kosovë në vitet 1998/99, dhe sa nga këto para i vodhën LDK-ja dhe ish udhëheqësit e UÇK-së.

LDK-ja, PDK-ja, Kushtetuesja dhe KQZ-ja sot janë bërë katërshja më e rrezikshme dhe më tradhtuese për Kosovën dhe popullin e shumëvuajtur të Kosovës, duke u munduar ta eliminojnë Albin Kurtin që të mos merr pjesë në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021, dhe duke i çertifikuar vëtëm LDK-në dhe PDK-në, partitë më plaçkitëse dhe më të korruptuara në Kosovë në 21 vitet e kaluara.

Kjo katërshe e rrezikshme dhe tradhtare e Kosovës, me kësi manipulimesh dëshiron ta mashtrojë popullin për ta rikthyer në pushtet LDK-në dhe PDK-në, jo për të mirën e Kosovës dhe të popullit të saj, por për ta mbrojtur pasurinë milionëshe të shtresuar dhe për t’i mbrojtur nga akuzat që i kanë mbi shpinë udhëheqësit e derisotëm të LDK-së dhe PDK-së.

Valdete Daka, harron se po ta respektonte kushtetutën dhe ligjin, dhe po të kishte edhe një dromcë dinjiteti njerëzor, duhej vullnetarisht të dorëhiqej nga ky post.

Valdete Daka, nuk është gjë tjetër veçse një kërcimtare që luan sipas muzikës së Hashim Thaçit dhe Isa Mustafës.

Valdete Daka, ka vendosur që Kushtetutën dhe ligjin ta zbatojë vetëm në këto zgjedhje të 14 shkurtit 2021, edhe pse në zgjedhjet e kaluara kushtetutën dhe ligjin i ka shkelur me dy këmbët e saj.

Valdete Daka duhet të vetëdijësohet se është në të mirën e saj në kësi rrethanash që vetë i ka krijuar, të dorëhiqet vullnetarisht, e jo të bëhet vegël besnke e LDK-së dhe PDK-së.

Valdete Daka, me çertifikimin e Listës Serbe fund e krye nacionaliste, shoviniste që është dorë e zgjatur e Beogradit, e pëkrahu hapur LDK-së dhe PDK-së, që Listën Serbe e mbajnë si patericë për të qëndruar në pushtet.

Kushtetuesja dhe KQZ-ja e Kosovës duhet të jenë të përgjegjshme dhe e ndërgjegjshme se ndodhen në krye të institucioneve shumë të rëndësishme për fatin e Kosovës dhe se lojërat e tyre cic-mic, edhe mund të shkaktojnë gjendje të palakmueshme për Kosovën, popullin e Kosovës dhe për vetë këto dy institucione, që Kushtetutën dhe Ligjin i përdorin sikur të jenë pronë e tyre private.

Kjo tregon se duhet urgjentisht të gjenden mekanizma që Kushtetuesja dhe KQZ-ja e Kosovës sa më parë të zëvendësohen me kuadro të reja e të ndershme që ia duan të mirën Kosovës.

Populli i Kosovës tashmë është vetëdijësuar dhe se e ka kuptuar, se me me votën e tij do t’i shuajë tërë këto padrejtsi e tradhëti që po i bëhen Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat