Budallallëku dhe naiviteti politik i Ramush Haradinaj

Opinione

Budallallëku dhe naiviteti politik i Ramush Haradinaj

Mr. Sc Shpend Salihu Nga Mr. Sc Shpend Salihu Më 27 janar 2021 Në ora: 09:21
Ramush Haradinaj

Siç dihet sot të gjithë janë Isa Boletina etj, por do vije koha kur të gjitha do të ndriçohen edhe për shumë persona të ilegalitetit, që kanë bashkëpunuar me Serbi e sot me kvazi patriotizëm mundohen ta destabilizojnë gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe ta çrregullojnë sigurinë Ballkanike.

Më çudit deklarata e njeriut që s’ka as haber e as intelekt Ramush Haradinaj, para opinionit publik, kur kërkon bashkimin me Shqipërinë.

Së pari është pikërisht ai Ramush Haradinaj, që themelojë Ministrinë e Komuniteteve dhe Kthimit në fillim të vitit 2005, gjersa kjo Ministri fillojë të funksionojë në mars 2005, kur përmes Jahja Llukës, e dërgojë Fatmir Shehollin ish analist i DB-së në qytetin Nish, që të i propozojë njërit nga vëllezërit Kariç postin e Ministrit, e kur ai refuzojë,i propozojë postin e Ministrit Slavisa Petkovicit, i cili ishte i panjohur edhe për vet Serbët. Njerëzit e Ramush Haradinaj, ishin anembanë Ministrisë dhe kishin në duar të gjithë tenderët etj. Ne ishim një grup që punonim në zyrën për komunitete dhe kthim pranë zyrës së Kryeministrit Bajram Rexhepi, me ardhjen në postin e Kryeministrit ky farë patrioti Ramushi, na thirri në kabinet, dhe na tha ose do shkoni në Ministri ose mund të bredhin rrugëve, këtë mund ta dëshmojnë edhe kolegët tjerë, që ishin prezent atëbotë.

Është pikërisht ky farë patrioti, që as s’ka mend e mundohet ta manipulojë opinionin publik me kvazi patriotizmin e tij, që tha nuk e japim Çakolin e në fund vetë e pranojë, është i njëjti që me bomba e sulmojë familjen Musa e nuk u përgjigj për këtë etj etj.

Të nderuar bashkëkombës, të gjithë jemi të vetëdijshëm që Kosova në këtë stad të problemeve të akumuluara socio-politike dhe ekonomike, ka nevojë për rimëkëmbje ekonomike, për hapje të vendeve të reja të punës, për rritje të nivelit të pagave, për fuqizim të sektorit të sigurisë si dhe për rend e siguri për të gjithë qytetarët pa ndarje në baza etnike siç garantohet me aktin më të lartë Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

Kushtetuta e Kosovës e as aktet ndërkombëtare për Kosovë, mes tjerash Rezoluta 1244 si dhe paketa e Ahtisarit nuk e lejojnë, ndryshimin e integritetit territorial të shtetit të Kosovës, pra akti i referendumit as me Kushtetutë e as me akte ndërkombëtare nuk është i lejuar. Tendenca për modifikime kushtetuese duhet marrë pëlqimin edhe të komuniteteve pakicë, pra siç e dini kemi shumicën e Badinterit, pra shumicën e pakicave nacionale, për nxjerrjen e të gjitha akteve organike dhe sistemore që prekin interesin e pakicave nacionale, pra duke filluar nga Kushtetuta që është akti bazik, e duke vazhduar tek ligjet organike dhe sistemore, si dhe aktet tjera nën ligjore.

Të shfrytëzohet thirrja për referendum dhe bashkim me Shqipëri, çdo analist që i kupton këto procese do që i vinte të qeshte, pasiqë është në kundërshtim me aktet funksionale në Kosovë, si ato ndërkombëtare ashtu edhe vendore.

Në këtë stad të kaosit politik Kosovës, i duhet koordinim me konferencën e Ambasadorëve të BE-së, sa i përket zbatimit të udhëzimeve, direktivave dhe instruksioneve të BE, mbi përshpejtimin e procedurave për liberalizim të vizave në drejtim të BE-së, që qytetarët e Kosovës si dhe më pas mallrat dhe kapitali të qarkullojnë në shtetet e BE-së, me çfarë do të rregullohej mirëqenia e qytetarëve dhe funksionalizimi i shtetit të Kosovës. Së dyti na duhet harmonizim dhe koordinim me administratën e SHBA, me qëllim të zgjidhjes së konfliktit Kosovë-Serbi, dhe rregullimin e marrëdhënievendër fqinjësorë me të gjitha shtetet Ballkanike, që të jemi faktor dhe garant jo vetëm e sigurisë dhe stabilitetit nacional, por edhe regjional, Së treti na duhet koordinim me strukturat e ambasadorëve të shteteve të NATO-s, me qëllim të ruajtjes dhe afirmimit të integritetit territorial, si dhe përshpejtimit të themelimit të ushtrisë së Kosovës, e më pas edhe aderimit në struktura të NATO-s. Së katërti na duhen grante dhe subvencione si dhe hua me qëllim të rimëkëmbjes ekonomike të Kosovës, që ta tejkalojmë këtë gjendje të rëndë ekonomike në të cilën të gjithë jetojmë, si dhe mbrojtje dhe afirmim të të drejtave dhe interesave të qytetarëve të Republikës, pa ndarje ose diskriminim në baza etnike, të të drejtave të tyre fundamentale, të drejtën në jetë, pronë, punësim dhe gjykim të drejtë si dhe garanctë shprehjes së mendimit politik, pa persekutim ose diskriminim në baza politike, ose etnike. Këto janë parime fundamentale në të cilat bazohet BE, ku ne në të ardhmen aspirojmë të aderojmë, të cilat derivojnë qysh nga viti 1645 kur është nxjerrë Magna Karta Libertatum ( karta e madhe e lirive), e që janë të inkorporuara në Konventën Evropiane për të drejtat dhe Lirit të Njeriut, si dhe në kartën e OKB-së e në Konventën e OKB-së për të drejta dhe liri themelore të njeriut.

Të nderuar qytetarë të Republikës, ky patriotizëm nga njerëzit si Ramushi e shumë të tjerë që i njohim, nuk është në interes as të Kosovës as të Shqiptarëve në tërësi. Kjo fasadë ose maskë politike që njerëzit si ky e shfrytëzojnë është vetëm me qëllim të marrjes së pushtetit dhe benefiteve që pushteti sjellë, e jo rregullim i mirëqenies së qytetarëve, andaj njerëz si ky që nuk kanë asfarë alternative programore, si të ngritemi dhe afirmohemi si shtet, si të zhvillojmë mirëqenien e qytetarëve, si të ofrojmë ura bashkëpunimi regjional dhe Evropian, është koha të largohen nga skena politike e Kosovës, sepse janë kanceri i shoqërisë Kosovare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat