Ҫka nënkupton “kapja e shtetit”?

Opinione

Ҫka nënkupton “kapja e shtetit”?

Nga: Xhevat Shyqeri Berisha Më: 27 janar 2021 Në ora: 10:51
Xhevat Shyqeri Berisha

Kapja e shtetit do të thotë: T’i lejosh të korruptuarit ta ruajnë pushtetin e tyre, të pasurohen nga shteti dhe t’i shmangen dënimit.!

Kapja e shtetit ndodhë kur institucionet nuk i shërbejnë interesit shoqëror, por grupeve të interesit, entiteteve biznesore, korporatave dhe organizatave të korruptuara, sa herë që rregullat themelore të lojës në treg përcaktohen nga interesat e veçanta e jo nga interesat e përgjithshme shoqërore.

Kapja e shtetit ndodhë kur institucionet themelore të saj nuk e kanë në mendje interesin e përbashkët të shoqërisë.

Shtrohet pytja se a duhet tu besohet atyre që para zgjedhjeve fshihen prapa emrave të mëdhenj, dhe atyre që mundohen të mbulohen me petkun e UÇK-së duke u thirrur në vlerat e tyre.?

Unë mendoi se mas paku kanë të drejtë të thirrën në emra të figurave kombëtare e as në emër të UÇK-së, politikanët që janë bërë milionerë brenda natës, pse duhet tu besojnë veteranët e vërtetë të cilët jetojnë në skamje si gjithë fukaratë e shumtë të Kosovës.!

UÇK-së ishte krejt populli, kurse këta rrahaxhoksët, që e kanë kapur shtetin, janë një zingjirë shokësh që i vodhën fondet e luftës, e pas çlirimit i blenë gjykatat, policët, prokurorët, terminalet doganore, estradën, gazetat, televizionet, akademinë e institucione të shumta.! Tokat e Kosovës që u çliruan me gjakun e bijave dhe bive ma të mirë të kombit, këta i privatizuan me nga 50 centë arin..  dhe  më vonë i shpronësuan deri në 7000-€ arin, me ato para maruan solitera, blenë kerre të sapo dala nga ‘furra’ bën qef me femra nëpër vendet turistike përrallore nëpëer vilat e tyre luksoze.!

Thjesht e privatizuan dhe e tenderuan atë që kishte shpëtuar prej regjimit serb, dhe pa fije turpi ngulfatën gjithqka që u erdhi në kuti.!

 Nëse mendoni t’i votoni prapë këta profiter, ju e ndihmoni ruajtja e status quo-s së tyre në politikë.!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat