Sloganet e partive politike

Opinione

Sloganet e partive politike

Nga: Zejnullah Jakupi Më: 28 janar 2021 Në ora: 10:15
Zejnullah Jakupi

Slogani, në shumës- sloganet janë fjalë kyçe, frazë e shkurtër, të cilat njeriu i mban mend lehtë. Ato përdoren për të tërhequr vëmendjen e publikut. Ato janë të thjeshta, koncize, siç do shohim në vijim të këtij shkrimi, të kapshëm për çdo masë dhe që asociojnë në një veprim të caktuar. Sloganet në muzikë shoqërohen shpesh nga një e ashtuquajtur xhingël, një motiv akustik i paharrueshëm dhe i cili komunikohet në kombinim me një logo.

Politikanët i kanë përdorur sloganët (Frames) por edhe metaforat qysh në kohën e Greqisë antike. Me shprehjen „Barbarët“ quheshin pjesëtarët e një populli të cilët flisnin keq ose flisnin pak greqisht. Në këtë fjalë fshihet masazhi: Ne jemi më të mirë! Në mesjetë kemi fenomenin e kryqëzatave. Fjala kryeqëzatë ka të bëjë me besimin krishterë dhe tregon mëshirën e zotit, por kryëqëzata nuk është një tren i paqes, por një luftë e përgjakshme dhe bëhej fjalë edhe për interesa ekonomike. Kryqi përdorej per të justifikuar luftën. Korniza "Kryëqëzata" na jep vlerësimin brenda një kornize. Shprehja tjetër „Revolucioni francez“ nga shekulli 18, që kishte masazhin; liri, barazi dhe vllazëri dhe dhunë brutale. Revolucionarët flisnin për virtyte dhe i vrisnin me mijëra veta. Vyrtyti i lartë mund të arrihej vetëm përmes terrorit të njëmendtë.

Edhe në shekullin 20 gjatë kohës së nacional-socializmit gjerman, nacistët gjermanë përdornin për propagandën e tyre slogane brutale. Fjalia "zgjidhja përfundimtare" e prodhoi holokaustin. Ata vranë me milliona njerëz në kampet e përqëndrimit dhe e paraqisnin këtë si zgjidhje të problemit.

George Orwell e botoi romanin e tij 1984 ku përdorte metafora dhe e përshkruante se si shteti total arrin të mbikqyrë gjithë shoqërinë, secilin individ. Në mënyrë që kjo të funksionojë duhet të strukturohej gjuha, ajo quhej gjuha e re, e cila vazhdoi deri në fillim-shekullin 21 me Donald Trump dhe makineria e tij propaganduese "Fake News". "America First" etj.

 

Sloganet e fushatës 14 shkurt 2021

 

Na kujtohen të tilla nga fushatat elektorale të partive politike, si „Me Zemër“, „Erdhi Dita“, „Fjala“, „Beso“, „Dekada e Re“ dhe tani së fundmi “Krejt dhe Drejt“ (VV), „Shteti. Shtet” (LDK), „Rimëkëmbje“ (PDK). “Forca e bënë fuqinë” (Ramiz Lladrovci)! Secila prej tyre japin një mesazh.

Slogani i zgjedhjeve të 6 nëntorit 2019 ishte shumë i qartë: Erdhi Dita- e që me ketë shprehej shpresa që kishin votuesit për fitoren e VV-së. Erdhi Dita interpretohej si çlirim, nga vargonjët e robërisë, çlirim nga robëia dhe korrupsioni, por ajo lidhej me një mundësi të re, të qeveriset më mirë se sa kundështarët e tyre politik, siç quheshin me sloganin "Pronto". Edhe ky slogan lindi jo se e dëshiroi këtë PDK-ja apo partitë tjera që ishin në koalicion me të. Ajo erdhi padiktueshëm në diskurs, nga një fjali e vetme, rrodhi nga një thirrje telefonike.

Plani i PDK- së për "Rimëkëmbje" është sllogani i ri i këtyre zgjedhjeve. Mesazhi i saj është rimëkëmbje ekonomike dhe nënkupton; rritje rrogash, punësim dhe zhvillim. Në rrjete sociale këtyre sologaneve ju japin kuptim tjetër: Një përkrahës i VV-së në FB ka postuar fotografi-montazh ku shihet një automekanik pran një gome të madhe të Traktorit të shfryerë dhe i cili mundohet ta mbush me frymë. Mjeshtri, sic shihet gati ka deshtuar. Aludohet në PDK- pa vizione ku tregohet se ajo, në këtë mënyrë nuk do të mund ta bëje rimëkëmbjen ekonomike. Pra, fotografia tregon se kot e fryn gomën nëse s´pari nuk e mbyll vrimën në pjesën e brendshme të saj. Metafora në këtë rast e shprehur përmes fotografisë e tregon konceptin dështues të PDK-së për ta bërë rimëkëmbjen.

Përkrahës të VV-së por edhe të Vjosa Osmanit komentojnë gjithandej. Kemi edhe interpretime lidhur me sloganin e LDK-së. "Shteti.Shtet." Ironizohet me kryeministrin Hoti të cilin e konsiderojnë si „Kryeministër illegal nga institucionet e shtetit (i cili) rrëzohet po nga këto institucione të shtetit dhe tash del e promovon për shtetin“

Thuhet po ashtu se slogani i LDK-së “Shteti.Shtet” është një ‘xhevahir’ apo përsëritje e frazës Lladrovciane “forca e bënë fuqinë”. Ky slogan i zgjedhur nga LDK-ja synon pritshmëri, aludon qartë në një vullnet të mirë, në një sakrificë, në një shpresë se Shteti do bëhet shtet. Por nëse e analizon faktin se LDK- është parti e djathtë, ky slogan të duket si një një retorikë e zbrazët, si një ‘doktrinë’ e keqinterpretuar edhe në aspektin ekonomik. Kjo i bie se LDK-ja deklarohet se është parti liberale dhe liberalët janë për më shumë treg dhe më pak shtet. Ata harrojnë se ka edhe neoliberalë të cilët janë për më shumë shtet i cili pastaj kontrollon ekonominë! Kjo mund të interpretohet se kemi përzierje të interesave personale me ato të shtetit. Shih për këtë privatizimin e një terminali doganor si biznes privat me interesa të shtetit. Kjo shkakton konfuzitet; nuk po dihet, çka ështe shteti e çka është shtet!!!

Tek Slogani i VV-së "Krejt dhe Drejt" ka më pak interpretime. Mesazhi i tij duhet të jetë çkapje e shtetit, bërja e punëve të mira Krejt dhe Drejt! Nga fillimi, e që nënkupton; fitimi i votave, i të gjithave dhe drejt. Slogani nënvizon edhe ndërtimin e shtetit dhe forcimin e tij, zgjidhjen e një mori çështjesh të punësimit, integrimit dhe të njohjes së Kosovës nga shtetet që nuk e kanë bërë atë. Por edhe me sloganet e VV-së ka ironizime si : "Krejt dhe Drejt në bunar.!!!

Dhe përfund sloganet ashtu si metaforat janë mjete gjuhësore të komunikimit dhe jo shpesh kuptohen drejtë madje edhe keqinterpretohen. Sepse ato vihen në funksion për t´i bërë më të çarta idetë politike të cilat shpesh janë abstrakte. Prandaj pa shfrytëzimin e tyre, pa i futur në funksion, sloganet, metaforat, parullat etj, komunikimi me elektoratin është gati i pamundshëm ose nuk do ta arrinte efektin që dëshirojmë. Edhe metaforat e kanë gati këtë kuptim: P.sh: ´Një pikë uji në oqean´. ´Mos derdh lotë krokodili´. ´Lumi fle armiku nuk fle´. Metaforta kanë ngjashmëri edhe me Frames (në shqip: kornizat).

Nëse për shembull e përdorni metaforën e taksave që konsumatori i paguan shtetit, një pesë e kupton atë si barrë. Ne këtë rast kontribuimi i taksave mund të përceptohet si negativ dhe i cili “dëmton” në një farë mase edhe përparimin individual. Prandaj tatimi kuptohet si një "barrë e madhe tatimore mbi supe". Në të njëjtën kohë, nëse e mendon metaforën si kontribut pozitiv atëherë do kemi çasje tjetër rreth saj. Kur e kuptojmë se kontributet tatimore janë publike me me to ju mundësoni të rregullohet infrastruktura që ju mundëson të ecni përpara në jetë - qoftë private, qoftë profesionalisht – ajo nuk është më barrë, por diçka pozitive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat