Apel drejtuar Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

Opinione

Apel drejtuar Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës

Nga: Hafiz Shala Më: 28 janar 2021 Në ora: 11:38
Hafiz Shala

Të nderuar Gjykatëse dhe Gjykatës

Fati i zgjedhjeve dhe i stabilitetit të Kosovës, është në duart e juaja,

Nuk ka kurrfarë dileme se vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe organeve tjera të drejtësisë, duhet të pranohen, respektohen dhe zbatohen.

Por, në një situatë në të cilën gjendet Kosova në këto ditë të fushatës zgjedhore ku manifestohet një diversitet i paparë në mes subjekteve politike, individëve për pretendime për pushtet qoftë parti apo individ. Me shpjegime më plot ambiguitete nga ana e Gjykatës Kushtetuese, pastaj, e përcjell të KQZ-ja, të cilat, dorën në zëmër, nuk kanë qenë syçelë gjatë tërë mandatit të tyre, lindin dyshimet, posaçërisht kur është pyetje lufta për pushtet, heqja dorë nga drejtimi i shtetit, qeverisë, Parlamentit dhe organeve tjera shtetërore, ndezin temperaturat aq të larta sa që mund edhe të eksplodojnë.

Gjykata Kushtetuese, ndoshta këtë herë e ka përnjëmend por, i ngjanë sikur ajo kur bariu i fshatit dy here i mashtrojë fshataret se i ra ujku ndër dele, i dolën në ndihmë, por, i mashtroi. Por, vërtetë, kur ujku i ra ndër dele së treti herë, ia dëmtojë shumicën e deleve, atëherë askush nuk iu përgjigj thirrjes së tij.

E mora ketë analogji, që në rastin konkret, kjo gjykatë nuk është që ka vepruar në shumë raste më vonesë, nuk është që nuk, lindin dyshime së është e kapur dhe e ndikuar sikur që është konstatim i popullit, disa partive politike, individë që çojnë peshë dhe, posaçërisht konstatimi i miqve tanë ndërkombëtarë, të cilët përditë na japin vërejtje publike miqësore së, duhet të luftohet krimi, korrupsioni, nepotizmi dhe shumë tjera, që e stagnojnë procesin e demokratizimit të Kosovës.

Shteti është në mënyrë ekstreme i kapur.

Dhe, shtrohet pyetja: nga kush e gjithë kjo rezistencë?! Thjesht e pa kurrfarë dyshimi, partitë të cilat që nga çlirimi ishin në pushtet dhe nuk sollën kurrfarë ndryshimi, në të vërtetë e thelluan atë aq shumë, sepse ishin po ata nga të cilët duhet filluar që i bie se ato parti dhe udhëheqës shtetëror e partiak, nuk janë në gjendje ta bëjnë këtë sepse, duhet filluar nga ata vetë ose, të largohen e të lëshojnë rrugë të tjerëve të cilët, janë të ndershëm, të guximshëm, të dijshëm të pastër që nuk akuzohen dhe ndaj të cilëve askush nuk mundë ta drejtojë gishtin.

Duke e pasur parasysh momentin kritik për ndryshim, dhe stabilitet i cili në këto momente mund të jetë i luhatshëm, sepse, vota e popullit është nënçmuar, abuzuar, refuzuar dhe hedhur poshtë pasi, ata, po e duan ndryshimin e vërtetë duke i votuar ata të cilëve iu besojnë, më kusht edhe nëse gabojnë, kushtimisht por, arsyetimi i tyre është se nuk i kemi provuar. Le t’i provojnë.

Prandaj, duke u nisur thjesht, nga interesi i mirëvajtjes së zgjedhjeve, qetësisë, rendit demokratik, dhe brengës, më tërë seriozitetin, më tërë sinqeritetin, dua t’i drejtohem dhe, njëherësh t’i apelojë Gjykatës Supreme të Republikës së Kosovës që, për interes të vendit, të stabilitetit, të kërkesës së popullit, ta kalon vetveten qoftë, edhe ligjet dhe rregullativat të cilat, domosdoshmërish duhet në mënyrë imediate të ndryshohen, t’ua jep të drejtën të gjithë deputeteve që iu ndalohet kandidimi, ta fitojnë të drejtën që të certifikohen dhe procesi zgjedhor ta vazhdojë punën e tij normale nën përkujdesjen e KQZ-së.

E dijë se, më certifikimin e këtyre kandidatëve për deputet, i hapën rrugë procesit të zgjedhjes së Presidentit sipas Kushtetutës, ku, krijohen kushte për një konsensus të partive politike gjithnjë duke e pasur parasysh, interesin nacional, posaçërisht për sfidat të cilat na presin që, nuk do t’i apostrofoja në këtë moment pasi janë të njohura për të gjithë.

Gjykata Supreme, nuk është gjykatë e OKB-se, as gjykatë e themeluar nga dy a ma shumë shtete por, e Republikës së Kosovës prandaj, duhet të veprohet sipas interesit nacional, duke i lënë përkohësisht kriteret të cilat, po që se i respektojmë në ketë moment, dëmi do të jetë më i madh dhe shumë i rëndë dhe jo lehtë i i riparueshëm.

Shtrohet pyetja e thjeshtë së: a duhet që, figurativisht të shprehem që, për një dritare që me gabimin e arkitektit apo ndërtimtarit, na paska dalë një dritare e shtrembër dhe për këtë, po u dashka të rrënohet shtëpia e re e sapondërtuar?!

Ju lutem, vlerësojeni më gjak ftohtësi.

Më shpresë dhe dëshirë se do të veproni në interesin e popullit, e pres më padurim vendimin në interes të kandidatëve për deputetë të Parlamentit të Republikës së Kosovës

Më respekt, mërgimtari nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat