Vlerat universale s’mund t’i uzurpojnë partitë politike!

Opinione

Vlerat universale s’mund t’i uzurpojnë partitë politike!

Nga: Sami Arifi Më: 28 janar 2021 Në ora: 20:02
Sami Arifi

UÇK-ja dhe Rugovizmi janë vlera që në popull kanë horizont përtej partive politike, ato shtrihen shumë më gjerë në popull se sa partitë politike, prandaj as individ e as kryesitë e ndonjë partie nuk mund t’i kufizojnë këto vlera në popull, aq më pak për fushatë në interesë të individit apo të partisë së tyre.

Këto ditë fushate te varri i ish-presidentit Rugova u dëgjua kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, me citimet e tij duke thënë se përveç LDK-së si trashigimtare e Rugovizmit, të tjerët se kanë këtë të drejtë të thirren në Rugovizëm.

Ai harroi se ka individ, por edhe grupacione që si përkasin asnjë partie, por në brendi mund ta kenë Rugovizmin, të tillë mund të kenë edhe grup njerëzish në parti tjera që ruajnë këtë frymë por të paknaqur me udhëheqjen e LDK-së mund të jenë jo në këtë parti politike.

Pastaj, edhe aktivisti i PDK-së, Memli Krasniqi, u shpreh pa asnjë të drejtë gjatë kësaj kohe parazgjedhore se si parti e vetme dhe trashigimtare e UÇK-së është PDK-ja, duke harruar se ushtarë të UÇK-së janë të shpërndarë në të gjitha partitë politike, por, ka të tillë që si përkasin asnjë partie politike.

Uroj që për qëllime të përfitimeve personale apo partiake mos të përdoren vlerat unuversale që i përkasin tërë popullit tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat