Deklarata e Enver Hoxhajt kundër Kurtit naive, vulgare dhe jashtë normave të gjuhës se një politikani!

Opinione

Deklarata e Enver Hoxhajt kundër Kurtit naive, vulgare dhe jashtë normave të gjuhës se një politikani!

Nga: Luan Dibrani Më: 29 janar 2021 Në ora: 07:51
Luan Dibrani

Enver Hoxhaj, kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryeministër, ka ftuar liderin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurtin, në debate publike para zgjedhjeve të 14 shkurtit.

Kjo temë po merr përmasa ma te mëdha në opinion se gjeja zoti Kurti nuk po guxuaka me i dal në debat publik zotiti Enver Hoxhajt,kështu qe kjo deklaratë është tejet me një fjalor vulgar ,primitiv dhe me një synim te thjesht garues për ta përfituar ndonjë votë. Kjo gjuhë e tij u bë shume neveritëse kur dihet rivali i tij për kryeministër zoti Albin Kurti është duke injoruar qe konsideron si jo serioz, i pabarabartë me te. Zoti Kurti ka një bagazh shumë më të lart si politikan ne te gjitha fushat. Zoti Evner Hoxhaj ka dhenë prova qeverisëse qe 20 vjet shumë negative .Qe 20vjet qeverisje nuk u tregua qe ka synim interesin e qytetarit.

Fjalori i tij arrogante i ngjan moshës adoleshente!

Deklarata e Enver Hoxhajt:”citojmë si u shpreh dje ne një miting odash ku thekson” Kurtin e fus në xhep në çdo debat, edhe atë në pikë të natës”

Kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike, Enver Hoxhaj, është i bindur se në çdo debat do ta mundte kundër kandidatin, Albin Kurtin nga e cila me këtë fjalor mendoj veç sa e ngrit figurën e Albin Kurtit dhe ndjell urrejtje nga publiku.

Fjalori i tij arrogant i ngjan moshës adoleshent ja citati i më poshtëm:

“Albini po ikë, Albini s’po guxon me dalë në debat se ai e di që për politikë të jashtme, për politikë të brendshme, për arsim, për ekonomi, jo qysh jam tash çut, po me më çu prej gjumit në 2 të natës në pizhame, Albin Kurtin e shti në xhep në çdo debat”, u shpreh Hoxhaj ndër te tjera. Fjalor i pa kurrfarë shije apo bindje nga se populli ma e ka mesuar propagandën e tij shumë vjeçare me premtime boshe.

Te mjetin fjalor propagandistik e përdori edhe dje në Rahovec thekson se
“Albini po i ikë debatit, nuk po guxon me dalë në debat, a nja 4, 5 vite thoshte në Kuvend të Kosovës dilni matnu, edhe unë po i them që 7, 8 javë dil matu se ai nuk ka program, nuk dëshiron me pas program, nuk i interesojnë interesat e qytetarëve të Rahovecit, nuk i intereson bujqësia etj”.

Ai mendon se i vetmi subjekt politik serioz në këto zgjedhje për ta udhëhequr vendin është Partia Demokratike e Kosovës, as pak korrekt duke i ikur realitetit. A e zbuloj ndonjë vrasje që 20 vjet Partia Demokratike qe ishte në qeverisje?A i prini zhvillimit të shoqërisë apo degradimit më shumë del se degradimit .Këta e lanë ne harresë popullit qe mbretëroj skamja dhe krimi nga PDK-ja e Enver Hoxhës.

A thua se këta student te tanishëm nuk ishin kosovar edhe ne vitet tjera ti privilegjoni dhe ti ndihmoni?

“Po ashtu Hoxhaj ka thënë edhe sot në takimin me të rinjtë që studiojnë në universitetet publike do t’i kenë studimet falas”.

“Për të gjithë ata që studiojnë në universitete publike tash pagesa për semestër në universitete publike do të jetë zero. Së dyti, do t’i ofrojmë çdo studenti Kartën e Studentëve dhe 50 përqind e kësaj karte do të financohet nga qeveria e vendit. Së treti, do të ofrojmë një grant prej 15 milionë eurosh i cili grant do të ofrojë mundësi që të rinjtë dhe të krijojnë ndërmarrje të vogla, ndërmarrje te mesme në fushën e teknologjisë, në fushën e dizajnit dhe në fusha të tjera të ndryshme që ata të krijojnë vende të reja të punës dhe ta punësojnë vetën dhe të tjerët”, ka thënë nder te tjera zoti Enver Hoxhaj. Po si te iu nënshtrohet një qytetar qofte edhe i thjesht kësaj propagande aq te pa kri?.

Po ku ishe zoti Enver Hoxha që 20 vjet .A thua se këta student te tanishëm nuk ishin kosovar edhe ne vitet tjera ti privilegjoni dhe ti ndihmoni, apo e ke sa për një grusht vota. Kësaj here populli i bashkuar do i ndëshkoj ata qe e mashtruan e degraduan e varfëruan dhe i humben shpresa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat