Gjykatësit “putinistë” herëdo-kurdo do t’i dënojë populli

Opinione

Gjykatësit “putinistë” herëdo-kurdo do t’i dënojë populli

Nga: Agim Vuniqi Më: 29 janar 2021 Në ora: 19:03
Agim Vuniqi

Përfundimisht u kuptua sesa thelle i ka futur rrënjët “Putinizmi” në Kosove, Gjykata Kushtetuese dhe Gjykata Supreme pengoi opozitarin në.1 shqiptare të kandidojë në zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosove, për arsye se mbrojti Kosovën dhe Kushtetutën e saj nga degradimi, si dhe copëtimi i brendshëm i territorit të saj përmes “Zajednicës”.

Përbuzi përmbi 200, 000 qytetarë, nënshkrues të peticionit kundër Zajednicës, dhe asnjëherë nuk i mori parasysh.

Me këtë akt Gjykata Kushtetuese dhe ajo Speciale shkeli themelet e pavarësisë, shkeli mundin e të gjithë atyre gjeneratave të cilat protestuan kundër vendimeve antihistorike, të njëanshme dhe jo demokratike të të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës e cila suprimoi autonominë e Kosovës, pasojë e vendimeve të këqija të saj pësoi një popull i tërë.

Gjykatësit e tillë poltron herëdo-kurdo do t’i dënojë historia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat