Se sa e brishtë është situata në veriun e Republikës, u pa edhe sot gjatë vizitës së Kryeministrit dhe Presidentes në ardhje!

Opinione

Se sa e brishtë është situata në veriun e Republikës, u pa edhe sot gjatë vizitës së Kryeministrit dhe Presidentes në ardhje!

Nga: Petrit Bicaj Më: 30 janar 2021 Në ora: 21:29
Petrit Bicaj

Janë të mjerë ata që mendojnë dhe që na thonin se veriun e kanë nën kontroll, e këto fjalë i kemi dëgjuar me dhjetëra herë nga udhëheqësit tanë 20 vjeçar (kapësit e shtetit)?!

Pushtetarët e deritashëm, e sidomos Lidhja dhe PDK, në kontroll mund ta kenë pasur vetëm kumarinë e krimit, së bashku me udhëheqësit e listës serbe, ku si organizata të krimit të organizuar, për shkak të përfitimeve marramendëse materiale, u konvenon që kjo pjesë e Kosovës të vazhdojë të mbetet "tampon zonë"!

Siguria kombëtare e Republikës sonë gjithmonë do të jetë në rrezik, nëse nuk do merren hapa efektiv, që përmes "karrotës dhe shkopit", ajo pjesë e Kosovës të futet nën kontroll të shtetit, ku do funskiononte ligji, do shpartalloheshin grupet kriminale atje, së bashku me ortakët e tyre në pjesë të tjera të vendit, e ku padyshim do prekeshin edhe koka pushtetarësh shqiptar, të deritashëm!

"Tampon zonat", gjithnjë dhe gjithkund, janë zona ku lulëzon krimi, kontrabanda, pastrimi i parave, pranimi dhe shpërndarja e drogës dhe aktivitete të tjera kriminale!

Nuk ka asnjë dyshim që këto "Lawless zones", apo vende ku nuk sundon ligji, janë lënë - ekzistojnë qëllimshëm tash e 20 vjet.

Por, poashtu është mëse e vêrtetë që ndryshimi i politikës 20 vjeçare në vend, ku duhet të ketë shtet të së drejtës, ligje të qëndrueshme dhe sanksione të ashpra ndaj personave të involvuar në krim të organizuar, sjell tkurrjen dhe eliminimin total të kësaj "tampon zone" të quajtur veriu i Kosovës!

Është koha e fundit që gjërat të vihen nën kontroll, përndryshe gjithnjë do jemi nën tension dhe rrezik të të qenët shtet!

Autori - magjistër i Shkencave të Sigurisë

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat