Të dy gjykatat, Kushtetuesja edhe Supremja, “në nivel të mbrojtjes së kushtetutshmerisë“

Opinione

Të dy gjykatat, Kushtetuesja edhe Supremja, “në nivel të mbrojtjes së kushtetutshmerisë“

Nga: Hafiz Shala Më: 30 janar 2021 Në ora: 22:16
Hafiz Shala

I futa në thonjëza sepse, efikasiteti, principieliteti, azhuriteti dhe paluhatëshmëria e këtyre institucioneve në mbrojtjen e kushtetushmërisë, nuk ishin tiparet të cilat i veshin në atë petk.

U vërtetuan edhe njëherë se këto dy institucione të drejtësisë, nuk janë të pakapura bile, siç thotë populli, për arze të fytit.

Duke dashur të shpërlahen për herë të fundit nga vendimet skandaloze të ndikuar nga politika, këta, kësaj herë deshën ta lënë një “shije të mirë” në përfundim të mandatit të tyre të fundit, unë, do t’i quaja të turpshme.

Sepse, asnjëherë nuk kanë qenë këmbëngulëse në të kaluarën në mbrotjen e kushtetueshmërisë dhe, nuk kanë punuar sipas logjikës, vetëdijes dhe drejtësisë por, sipas inercionit- presionit sepse, asnjëherë nuk e patën guximin, peshqit e mëdhenjë t’i sjellin në sallën e gjyqit të popullit. Sepse, këta, ishin mbi popullin.

Kam pritur që, megjithatë, ta tejkalojnë vetëveten edhe këtë herë pasi, nuk do të ishte e para por, besoj se do të jetë e fundit, për t’i dhënë shansin konsolidimit të institucioneve aq shumë të pritura nga populli të cilat, do të koincidonin më ndryshime thelbësore për të mirën e qytetarit, e jo të partive e as individit.

Përcaktimi i popullit i cili gjatë gjithë periudhës që nga viti 2019 e deri në ditët e sotit, ishte dhe është një lloj përcaktimi i pa luhatëshëm në formë plebishiti se, nuk durohen më pushtetarët e pa ndërgjegjshëm të cilët, e vodhën shtëpinë e vetë. E qitën në pazar shtëpinë e vetë. E nëpërkëmbën shtëpinë e vetë, e përulën para mikut dhë armikut shtëpinë e vetë dhe, pas të gjitha këtyre keqpërdorimeve, abuzimeve si milioner të dehur me shtetin, mashtrimeve të popullit, sot, kanë fytyrë që ta kërkojnë votën.

Përse? Për ta vazhduar me hajni, krim e korrupsion. Për ta shantazhuar, blerë, kushtëzuar e poshtëruar votuesin nevojtar i cili, para kamerave televizive, burri i botës qanë si fëmiju sepse, në fund të ditës, fëmijve tij nuk është në gjendje t’ua qojë thjesht një bukë në shtëpi.

Loja me gjendjen sociale ndaj votuesve, është terrori më i madh që mund t’i bëhet njeriut. Gandi do të thoshte: terori më i madh ndaj njeriut, është skamja.

Të dy gjykatat, thjeshtë, ranë në kundërshtim me vullnetin e popullit.

I përkrahu parimisht apelet e miqve tanë ndërkombëtar, amerikano-evropian se, vendimet e gjykatave, duhet të respektohen.

Me plotë të drejtë, në aspektin gjithëpërfshirës juridik. Por, nuk janë, as gjykatat e as gjykatësit të Republikës së Kosovës të ngjajshme me ato amerikano-evropiane.

Pse? Janë tmerrësisht të kapura nga pushtetarët, ndaj të cilëve, asnjëherit nuk ishin lëndë e shqyrtimit në aspektin e përgjegjësisë, institucionale dhe individuale si bartës të pushtetit: qoftë, president, Kryeministër apo kryeparlamentar, si tri shtyllat më përgjegjëse për gjendjen në kuadër të shtetit dhe pushtetarët tjerë në hiearkin udhëheqëse.

Sikur të ishte Gjykata Supreme e Kosovës e ngjajshme me atë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së pari, nuk do të kishte ndodhur më çka ka ndodhur, përndryshe, ajo, nuk qanë kokën për presidentin sepse, e konsiderojnë të barabartë si të gjithë qytetarët tjerë dhe, janë mbi të.

Në fjalimin vjetor kur Presidenti e mbanë para Kongresit Amerikan fjalimin vjetor të Unitetit, të gjithë ngritën në këmbë kur hynë në sallë në shenjë respekti, përpos Gjykatës Supreme e cila nuk luan nga vendi.

Presidenti, në SHBA, është i vetëdijeshëm se, nuk mund të këtë ndikim ndaj kësaj gjykate.

Rasti më i freskët është kur, ish-Presidenti Trump, ani pse qëllimisht e zgjodhi gjykatësen e re dhe atë, konzervative, duke menduar se, nese vjen deri te rezultati i ngushtë, do të kërkojë që Gjykata Supreme të merr vendim në anën e tij, ajo nuk ndodhi, sepse, ata gjykatës e kanë dhënë betimin dhe, nuk ka kurrfarë force që i detyronë ta ndryshojnë mendimin apo qëndrimin e tyre antikushtetues.

Fati është në këtë fatkeqësi tonën që e kemi krijuar vetë se, pas zgjedhjeve të reja, deshirojë dhe dua të besoj se, këto institucione të “drejtësisë” së deritashme, do të ndërrohen me të rejat, ndërsa, këto të vjetrat, do t’i përcjellë ndërgjegjja për ndarjen e drejtësisë selektive, si të, korruptuara, ndikuara, të dirigjuara dhe, të shantazhuara.

Ndoshta, këtyre, ua vlenë barra qiranë, sepse e kanë siguruar egzistencën, disa nga ata por, si do ta bëjnë gjumin e qetë, nëse vetëm pak kanë ndërgjegjje. Është në pyetje populli, të cilit ia keni thyer moralin për një moment, por, ia kanë ngritur dy herë më tepër dhe, nuk do të heq dorë nga synimet e veta sepse, kjo është, të jesh apo mos të jesh. Populli, do të jetë, ndërsa të pa ndershmit, do t’i përcjellë faqja e zezë deri në vdekje.

Shtrohet pyeyja se: me gjithë dispozitat e Kushtetutës ku ka zbrazëtira dhe mund të ketë interpretime të ndryshme, si t’i pamundësohet njeriut më të votuar, më të përkrahur, më të besuar dhe më të kërkuar për postin e Kryeministrit ndërsa, gjykatat e gjenë arsyen se ky njeri nuk ka të drejtë të garojë për deputet.

Shkelje flagrante elementare e drejtave të njeriut ose tentim eliminimi nga skena politike njeriun i cili, siç po komentohet se Albin Kurti është njëri ndër 10 liderët më të pelqyer në botë(gjithnjë sipas rrjeteve sociale), atëherë, po i bie se Kosova, qenka diqka ndryshe nga bota tjetër, ose, i “kemi standardet më të avancuara se shumë shtete tjeta demokrstike”.

Si të veprohet nëse pas përfundimit të zgjedhjeve dhe konfirmimit të rezultateve përfundimtare ku Vetëvendosja do të dalë e para, kush duhet ta formojë qeverinë e re dhe, pasi do të dalë kandidati më i votuar, Presidentit/tes, do t’i dëgohet emri i Albin Kurtit si mandatar edhe nëse nuk është në listën e kandidatëve. Çka?!

A mund të konsiderohet verdikti i sovranit më i fuqishëm dhe më i vlefshëm se vendimet e të dy gjykatave: Kushtetuese e Supreme?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat