A është Kosova vërtetë shtet sovran?!

Opinione

A është Kosova vërtetë shtet sovran?!

Nga: Hafiz Shala Më: 30 janar 2021 Në ora: 23:20
Hafiz Shala

Sipas kësaj që e dëgjuam, pam dhe u vërtetuam sot, po duket se vetëm në kabinetët qeveritare e shtetërore, pretendojnë se Kosova është shtet sovran në tërë teritorin e saj.

Më vjen rëndë e keq ta themë nga jashtë atëdheu se qytetarët duhet, ose të pavarësohen ose të mbesin peng e mashtrimëve dhe lojrave politike që nga para çlirimi e deri në ditët e sotit së, “më në fund u çliruam”. Jo, tërësishtë, mendoj uneë.

Ashtu menduan laikët, tradhëtarët, hajdutët, kriminelët dhe të akuzuarit të cilët tani, gjendën në ndërtesën e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime lufte në Hagë, duke u sjellur e bërë koncesione ndaj Serbisë dhe duke i lejuar për t’i barazuar krimet e soldateskës dhe policisë serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Se, ja bënë kulaqin shtetit dhe popullit, duke ia prerë vijat dallash në bisedime me Serbinë, duke i ofruar shansin dhe mundësinë që të luaj me Kosovën ma zi se kur ishte në përbërje të saj në kohën e ish-Jugosllavisë.

E harruan gjakun e popullit të gjitha gjinive, moshave dhe bashkëluftëtarëve të tyre. Ata, nuk e panë të udhës që Serbisë t’ia ngrisin padinë përpara për krime dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar të Kosovës.

Në vendë të tyre, tani Serbia e bënë atë dhe shtiret si viktimë. Me propagandën dhe aktivitetin e ministrisë së punëve të jashtme dhe agjenturave tjera të shtrira nëpër botë, pothuajse ia arriti qëllimit. Veriu iu dhurua nga këta që po gjykohën, ndërsa, edhe këto ngjarje, mund të jenë të ndikuara edhe nga ata të cilët, bashkë më organet e drejtësisë të kapura fort e të dirigjuara, po tentojnë që mos të lejojne që vullneti i popullit të vij në shprehje për ndryshim sepse, ndryshimi, do të qojë prapa grilave shumë pushtetar, udhëheqës partiak e administrator e udhëheqës ekonomik për keqpërdorime dhe abuzime të jashtëligjëshme.

Populli duhet që më në fundë, të ngritët?!

Duket një llpjë çmendurie që në kohë pandemie, në kohë fushate të tensionuar nga ata që e kërkojnë pushtetin duke harruar dhe lënë anash udhëheqjen e deritanishme me shtetin, duke tentuar që të anashkalohet e gjitha ajo që i ngarkonë, për veprimet e dëmshme, abuzimet, përsëri ta rimarrin pushtetin.

Po, populli shumicë, nuk po i pranonë më gjithë makinerinë propaganduese, financimi i dhe metodat e blerjës së votave në këto kushte të rënda sociale, shantazhimet deri te premtimet enorme për, punësim,zhvillim ekonomik, rritje pensionesh e bursash, vetëm kësj radhe, mungojë premtimi i 200 mijë vendëve të reja pune.

Me slogane lajthitjeje e mashtruese siç është rimëkëmbja ekonomike, të cilën e nëpërkëmbën po ata që po tentojnë ta rimbëkëmbin, të shesin këtë lirë e lehtë të poulli pasi, harruan që investuan miliarda për asfalt të kualitetit të dobët, duke përfituar për xhepat e vetë përmes tenderëve të orientuara të ata që paguajnë më shumë për t’u përzgjedhur si punëkryes.

Populli është stërngopë nga këto mashtrime prandaj, po kërkonë ndryshim nëse mund ta bëjnë këta të dy, Albini dhë Vjosa, duke e patur parasyshë, rrënimin ekonomik, arsimor e shëndetësor, gabimet politike për të cilat, sa po dukët se na duhet edhe një sakrificë për ta nxjerrë vendin nga një humnerë e cila është shumë e thellë dhe e rëndë, më qëllim të ruajtjes së tërësisë teritoriale.

Pengimi i vizitës së sotme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit, kjo e dyta në postin e UD të Presidentës, flet më së miri se çfarë politike është udhëheqë më shumë së 20 vite që po vihet në pikëpyetje, tërësia territoriale e Republikës së Kosovës.

Po e marrë me mend, sikur Vuçiqi të shkonte për vizitë në Preshevë apo Bujanovc dhe shqiptarët e atjehit ta shajnë me nënë atë dhe kombin serb në të dy gjuhët, do të ndodhte masakër, baras me atë Raçakut.

Por, nuk ka kohë për t’u marrë më këto punë të “vogla” sepse, kemi punë më të mëdhaja, t’i mashtrojmë e gënjejmë qytetarët për t’ua nxjerrë ndonjë votë të pamerituar.

Ende përderisa nuk e kemi drejtorin e AKI-së, Serbia, ma mirë e dinë gjendjen politike e të sigurisë në Kosovë se të gjithë udhëheqësit tani në këmbët e qelqit.

Në veri, vetëm Serbia dhe Zoti, e dijnë se kush është në atë pjesë, pasi, nuk kemi kurfarë kontrolli dhe mbikëqyrje sepse, ajo, nuk lejohet nga strukturat paralele serbe të dirigjuara nga Vuçiqi.

Nuk përjashtohet dyshimi se, kjo kurth për vizitën e dy pretenduesve për postin e Kryeministrit dhe të Presidentit/të, është në marrëveshje më Vuçiqin.

Është vështirë të ecësh përpara, kur shertin e ke në shtepi.

Definitivishtë, pa u zgjedhur çështja e veriut të Mitrovicës të cilen e kanë komplikur njerzitë të ish-pushtetit, Kosova, nuk mund të konsiderohet si shtet sovranë dhe i pavarur në tërë territorin e Republikës së Kosovës.

Kush është ai që i bashkonë udhëheqësit partiak e shtetëtor sot në Kosovë, për t’u përballur me këtë sfidë dhe të tjerat që na presin, nuk po muj t’a identifikojë pasi, nuk ka konsenzus, e derisa të vijë deri të kjo, Serbia po i kryen punët e veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat