Rrena i ka këmbët e shkurta

Opinione

Rrena i ka këmbët e shkurta

Nga: Rexhep Torte Më: 31 janar 2021 Në ora: 09:05
Rexhep Torte

Kosova kaloi 21 vite në liri dhe pavarësi e plaçkitur, e tradhtuar, e mashtruar dh e zhgënjyer nga udhëheqësit derisotëm.

Shpresat e Kosovës janë te Joe Biden, Presidenti i SHBA-ve, por vetëm me Albin Kurtin kryeministër dhe me Vjosa Osmanin presidente të Kosovës.

Ndryshimin dhe shpëtimin e Kosovës do ta sjellin vetëm Vetëvendosje me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, ndryshe Kosovën do ta merr edhe më shumë lumi i teposhtëzës.

Pa marrë parasysh komplotin e turpshëm të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, të KQZ-së së Kosovës dhe të Gjykatës Supreme të Kosovës, për t’i pamundësuar Albin Kurtit të kandidojë si deputet i Vetëvendosjes.

Pa marrë parasysh nëpërkëmbëzat e KQZ-së së Kosovës për ta penguar mërgatën e Kosovës që të merr pjesë sa më masovikisht në këto zgjedhje të 14 shkurtit 2021 vendimtare për Kosovën.

Pa marrë parasysh presionet, rrenat dhe mashtrimet parazgjedhore, të përsëritura tashmë 21 vite radhazi të LDK-së, PDK-së, AAK-së, Nisma dhe AKR-së.

Votuesit e Kosovës në zgjedhjet e 14 shkurtit 2021 duhet të tregojnë pjekuri dhe zgjuarësi kombëtare e njerëzore, që për hir të nderit personal, familjar dhe për hir të së ardhmes së lumtur të fëmijëve dhe të rinisë së Kosovës.

Votën e tyre t’ja japin vetëm Vetëvendosjes, që do të jetë referendum plebishitar mbarë kosovar, për t’u thënë stop partive politike, udhëheqësit e derisotëm të të cilave i shkatuan kaqë dëme të mëdha Kosovës.

Qeveria Albin Kurti 2, Kosovën do ta vendosën në binarë të vërtetë të zhvillimit dhe të ardhmërisë së lumtur të Kosovës.

Rrena i ka këmbët e shkurta thotë populli, që donë të thotë se rrena, apo gënjeshtra nuk mbetet pa u zbuluar e kuptuar.

Populli fisnik, bujar, i urtë dhe besnik i Kosovës, plot 21 vite u besoi rrenave të partive politike, duke ua dhënë votën vëllavrasësve, horave, rezilëve dhe katilëve, që e plaçkitën. e tradhtuan, e mashtruan dhe e zhgënjyen Kosovën.

E drejta vonon por nuk harron, dhe ja që po vjen 14 shkurti 2021, po vjen cjapi te kasapi, kur votuesit e Kosovës me votën e tyre do tu japin fund rrenave të LDK-së, PDK-së, AAK-së, Nismës dhe AKR-së, të cilat në 21 vitet e kaluara në liri dhe pavarësi, në vend që ta forcojnë shtetin, ta reformojnë drejtësinë, ta forcojnë ekonominë, ata u dhanë pas luftës për pushtet, pas pasurimit të paligjshëm, korrupsionit dhe nepotizmit.

Udhëheqësit e derisotëm të Kosovës, të uritur për pushtet dhe pasurim të paligjshëm, u bënë milionerë të pasluftës duke e plaçkitur popullin.

Kosova në këto ditë parazgjedhore është e kapluar përplot me rrena, me deklarata mashtruese, poshtëruese dhe neveritëse nga partitë e derisotme në pushtet.

Kandidatët për kryeministra të partive të derisotme në pushtet, pa pikë turpi mundohen sërish t’i mashtrojnë dhe manipulojnë votuesit në Kosovë për t’ua marrë votat.

Enver Hoxhaj i PDK-së, ky avanturier dështak politik nuk po pushon së kërkuari debat televiziv me Albin Kurtin, kandidatin për kryeministër nga LVV, edhe pse e din se as për së afërmi nuk mund t’i afrohet Albin Kurtit në çdo fushë të dijes dhe jetës.

Enver Hoxhaj ndoshta ka aftësi që Albin Kurtit t’ia pastrojë dhe lustrojë këpucët dhe asgjë tjetër.

Enver Hoxhaj dhe PDK-ja këto i kanë përpëlitjet e fundit si parti politike, e cila në 21 vitet e kaluara ia shkaktoi dëme të mëdha shtetit të Kosovës, brenda dhe jashtë.

Çfarë Rimëkëmbje për Kosovën premton Enver Hoxhaj kur PDK-ja me Hashim Thaçin në krye e fundosën në të gjitha aspektet Kosovën, qoftë me plaçkitjet nga brenda, qoftë në rrafshin ndërkombëtar dhe qoftë në dialogun Kosovë-Serbi, duke planifikuar bashkë me Edi Ramën e Baton Haxhiun që edhe ta copëtojnë Kosovën në favor të Serbisë, vetëm e vetëm që Hashim Thaçi të shpëtojë nga akuzat që e vendosën në Gjykatën Speciale në Hagë.

Isa Mustafa, kryetar i LDK-së, ky plak matuf dhe “akademik” komplotist e munafik, për ç’farë fitore të LDK-së po ëndërron, dhe çfarë korrupsionesh tjera planifikon, pas parave që ia vodhi mërgatës gjatë luftës në Kosovë.

Isa Mustafës, nuk po i bëjnë sytë dritë, se me idetë dhe veprimet e tij e katandisi skajshëm LDK-në, e turpëroi dhe e degradoi LDK-në, që tashmë nuk ka as edhe një grimcë të imazhit të Ibrahim Rugovës.

Isa Mustafa, u tregua tejet i papërgjegjshëm e naiv edhe si kryeministër i Kosovës, kur në dialogun Kosovë-Serbi, ia solli Kosovës peshqesh Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Isa Mustafa, u tregua i papërgjegjshëm e naiv, duke u mashtruar nga vagabondët Donald Trump e Richard Grenel, për ta bërë kurban Kosovën nëpërmjet matrapazëve Avdullah Hoti dhe Skënder Hyseni.

Ramush Haradinaj, çfarë rrenash po tregon dhe çfarë gënjeshtrash po premton tani në fushatën parazgjedhore, dhe pse këto premtime nuk i realizoi gjersa ishte kryeministër i Kosovës.

Ramush Haradinaj, nuk mund të shkëputet nga rrenat, edhe pse ia fali Malit të Zi më shumë se 8000 hektarë tokë të Kosovës të larë e të njomur me shekuj me gjakun shqiptar.

Ramush Haradinaj, u bë milioner i pasluftës me pasuri e para të bollshme, e tani në vazhdimësi kërkon të bëhet edhe president, duke deklaruar dhe premtuar plot rrena, dhe nuk pandeh se do të vjen çasti kur do të jep llogari edhe para popullit edhe para Zotit për të ligat që ia ka shkaktuar Kosovës dhe popullit të saj.

Behgjet Pacolli, ky biznesmen mendjemadh, ende s’po e kupton se me biznesin ia del mbanë, por me politikë aspak, dhe këtë e dëshmoi si ministër i Jashtëm i Kosovës ku u tregua tejet i paaftë.

Behgjet Pacolli, duhet ta kuptojë që sa më parë që t’i hiqet politikës që të mos e dëmtojë Kosovën, duke u shërbyer partive tjera politike si rrotë rezerve në shërbim të komploteve politike.

Ndryshimin dhe shpëtimin e Kosovës do ta sjellin vetëm Vetëvendosje me Albin Kurtin dhe Vjosa Osmanin, ndryshe Kosovën edhe më shumë do ta merr lumi i teposhtëzës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat