A do të ndodhë pas zgjedhjeve koalicioni VV-AAK?!

Opinione

A do të ndodhë pas zgjedhjeve koalicioni VV-AAK?!

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 31 janar 2021 Në ora: 11:40
Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti

Asnjëherë nuk ka ndodhur që një parti e vetme politike të qeverisë vendin e vetëm. Realisht LDK e Rugovës, edhe pse morri 58 % të votave nuk qeverisi vetëm, për shkak të rrethanave të kohës. Duket se nuk mund të ndodh që një parti e vetme politike të qeverisë vendin, pa koalicion. Pavarësisht se, aktualisht Vetëvendosje, shprehet e bindur se e vetëm do të qeverisë, gjërat nuk janë aq të thjeshta.

Posti i presidenti, ku duhet që të jenë të pranishëm 2/3 e deputetëve, e bën të domosdoshëm koalicionin. Kjo, mund të ndodh vetëm në një rast, nëse VV merr mbi 60 deputetë, dhe pastaj e propozon Murat Jasharin për president, e të cilin kanë premtuar se e mbështesin edhe partitë tjera, kështu që do i jepte mundësi Vetëvendosjes, edhe të qeverisë e vetëm dhe të zgjidh çështjen e presidentit.

Megjithatë VV, e ka propozuar Vjosën për president, dhe si dihet si do të shkojë kjo histori. Ishte përfolur Murat Jashari, dhe askush nuk e priste propozimin e VV për Vjosën, për këtë u shpreh i habitur edhe Bekim Jashari. Bekimi kishte deklaruar “se nuk është i habitur nga ndërrimi i preferencave prej partisë së Kurtit”, një deklaratë me përmbajtje dëshpërimi. Pikërisht kandidimi i Vjosës mund të irritojë familjen Jashari, që s’do të mund të pranonte të merrnin postin e presidentit, si rezervë.

Andaj, Albini duhet t’i bëj mirë llogaritë, me AAK që duket se po i vet ofrohet për koalicion. I pari që foli për një afrim me VV ishte ish Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj i cili kishte deklaruar se “me VV-në nuk e përjashtoj hiq mundësinë që do të jemi ndoshta partnerë me VV-në pas zgjedhjeve, mund të ketë edhe para zgjedhjeve”,. Shto këtu edhe deklaratën e kandidatit për deputet nga radhët e AAK-së, Dardan Islami, i cili ka thënë i ka thënë se një koalicion VV-AAK është i mundshëm pas zgjedhjeve..

Ndonëse nga partia e Kurtit një gjë të tillë nuk e kanë pohuar dhe as mohuar, kjo duket se e ka trazuar kampin e PDK. Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj ka thënë se një koalicioni mes AAK’së dhe VV’së do të ishte një koalicion i molotovit. Derisa ishte me PDK, AAK nuk paska qenë parti e molotovit, tani qenka bërë, hipokrizi e radhës nga kukulla e Hashimit.

Realisht, një koalicion mes VV dhe AAK është i mundur, pavarësish se nga VV e kanë kundërshtuar hapur që Ramushi të jetë president. Mirëpo, në skenën tonë politike qëndrimet dhe deklaratat ndërrohen shpesh, s’kemi pse të habitemi nëse ndodh edhe këtë radhë. Besoj se Albini e mendon një gjë të tillë, mirëpo e ka si opsion B, nëse opsioni A dështon, pra marrja e mbi 60 % të votave, që do i mundësonte VV që vetëm me minoritet joserbe të zgjidhte presidentin. Ndonëse kjo duket shumë e vështirë, atëherë më i prekshëm është një koalicion VV-AAK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat