Po na trishtojnë....

Opinione

Po na trishtojnë....

Nga: Petrit Dibrani Më: 31 janar 2021 Në ora: 14:19
Petrit Dibrani

E vështirë, që një ditë të vetme ta kalojmë, pa ndëgju sharje, fyerje dhe përkulje para dëshmorëve të kombit.

Për ç’ka?

Vetëm për vota,  interes personal dhe grupor të caktuar.

Ç’do ditë, ama bash ç’do ditë, lexojmë dhe ndëgjojmë sharje, fyerje thuajse nga të gjitha shtresat.

Liderët politik, s’po kanë nevojë të dalin para qytetarëve në studio televizive, ata po shahen, po mbrohen dhe po lartësohen nga  sekserët e tyre...

Trishtimi brina nuk paska, ose unë s’po i vërej!

Nga mëngjesi, deri kur të shkojmë në mbrëmje në gjumë!

( “Sharje, fyerje dhe mbrojtje nga sekserët për liderët )

Ç’do ditë, përkulje para dëshmorëve!

Premtime boshe, gënjeshtra të njejta me fjalor të paskrupullt, denigrues dhe ç’doher trishtues.

E di s’e gënjeshtrat i keni, jo vetëm për përfitime por edhe ushqim shpirtëror, se ndryshe ju do kishit reflektu dhe ishit ndal pak me shiqu, se në ç’farë gjendje janë qytetarët duke jetu.

E di s’e ju, premtoni edhe ndërtimin e urave edhe aty, ku s’ka lumë.

Ju qysh moti, qytetarët i keni ndarë në dy pjesë, ne vegla dhe në armiq.

1. Sekserët, i keni vegla, ndërsa;

2. Ata që ju kundërshtojnë, ju i shihni si armiq!

Shumë e vërtet, se nga trishtimi brinat s’po na dalin, po na i keni gërditur, mediumet, rrjetet sociale dhe portalet....

Me ju, ç’do medium elektronik dhe i shkruar është ç’doher i shëmtuar.

Pa ju, ka qetësi, ka unifikim, ka bashkim dhe s’ka TRISHTIM.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat