24 vjetori i përjetësimit dhe ngritjës në Panteon, i Zahir Pajazitit!

Opinione

24 vjetori i përjetësimit dhe ngritjës në Panteon, i Zahir Pajazitit!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 31 janar 2021 Në ora: 15:40
Fatmir Bajraj

Sot, Zahirin me shok, e "kujtojnë" edhe ata të cilët i kurdisën pritën, e "lartësojnë", edhe ata të cilët kurr nuk besuan idealet dhe kauzën e brezit për liri dhe pavarësi, e "promovojnë" edhe ata të cilët kauzë të vetme kanë pushtetin dhe jo shtetin.

Në përvjetorin e 24-të, të rënies heroike, e rënies për t'mos vdekur kurr, të Komandant Zahir Pajazitit, Hakif Zejnullahit dhe Edmond Hoxhes, në një përballje dhëmb për dhëmb, për Liri a Vdekje, me forcat pushtuese të armikut shekullor, serbo-sllav.

Komandant Zahir Pajaziti, erdhi i treti në hierarkinë ushtarake të rezistencës së armatosur të Republikës së Kosovës, për Liri e Pavarësi, pas kryethemeltarit të kësaj rezisitence (UÇK-së) në kuadër të FARK-ut, Komandantit të komandantëve, heroit Sali Çekaj, dhe komandantit legjendar Adem Jashari, por ra i pari, duke u pasuar nga Ademi e Salihu.

Kujtojmë me krenari e pietet

24 vjetorin e përjetësimit dhe të kthimit në legjendë, të ushtarëve të lirisë dhe Komandantit të parë të gueriles së Republikës së Kosovës për ZO të LLapit, alias FARK-istit dhe Rugovistit deri n'rënien lapidare kundër forcave pushtuese, Zahir Pajazitit.

Në përvjetor të ngritjes në Panteon, të njërit nga tre të parët e rezistëncës së armatosur për Republikën e Kosovës, bashkë-themeluesin, bashkë-ushtarin dhe bashkë-komandantin e Sali Çekajt e Adem Jasharit.

Ata u dekonspiruan nga "bashkë-ushtarë" dhe të vetquajtur komandant të "tyre" të cilët sot janë n'kapje t'shtetit në piramidën e shtetit të kapur të Kosovës martirë, dhe njihen me emër e mbiemër nga bashkëluftëtarët e vertetë të Zahirit, Salihit e Ademit.

- Dekonspiruesit, eksponentë të Shtabit të Rognerit, kurre s'dënuan të sqarohen së paku për rrethanat e dekonspirimit të Zahirit me shokë, dhe sot e 23 vite kanë zgjedhë heshtjen, duke u përcaktuar për vrasjen e së vertetës dhe shtrëmbërimin e historisë.

- Dekonspiruesit e Heroit, Zahir Pajaziti me shokë, i mbuloftë turpi i historisë nacionale, i mallkoftë gjaku i tyre i derdhur në luftë me armikun në një betëjë të pabarabartë dhe në një pusi mirë të organizuar nga armiqët.

Gjaku i Zahirit me shokë, i derdhur n'alltarin e lirisë në tokën Dardane-Kosovë, sikurse edhe gjaku i Ademit dhe i Salihit më vonë, sikurse edhe gjaku i gjithë dëshmorëve të rënë për liri dhe të drejta kombëtare ndër breza, u bë rreze dritë për lirinë e kombit dhe atdheut.

Sot, vepra e tyre sublime dhe lapidare, me rënien heroike në luftë me armikun, është kthye në frymëzim dhe kushtrim të brezave, për komb e atdhe.

Amaneti i tyre është i gjallë, dhe i tillë do mbetet, deri sa të flitet, të rezonohet e të punohet shqip mbi këtë tokë, në atdheun e të parëve, në Gadishullin Ilirik.

Lavdi dhe nderim, të përmotshëm, të përjetshëm e të përbotshëm, për Heroin Zahir Pajaziti dhe dëshmorët e lirisë, Hakif Zejnullahi dhe Edmond Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat