Familjet e reja e ardhmja e Shqipërisë!

Opinione

Familjet e reja e ardhmja e Shqipërisë!

Nga: Qamil Gjyrezi Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 09:28
Qamil Gjyrezi

Është hera e parë në 30 vite, që një parti politike si PD-ja dhe Lideri Lulzim Basha vë familjen, familjet e reja dhe rininë në qendër të programit të saj! Rilindja dhe Edi Rama në 8 vitet e qeverisjes së tyre kanë dëmtuar rëndë ekonominë e vendit, që ndikon shumë në të ardhmen e shoqërisë, kryesisht tek të rinjtë dhe familjet e reja në Shqipëri. Familja është është shumë e rëndësishme për shqiptarët, të cilët e kanë patur dhe e kanë të shenjtë atë në mijëravjecar.

Familja (lat. familia, nga famulus – rob shtëpie, shërbëtor) është njësia shoqërore me e vogël e përbëre nga dy ose më shumë persona të cilët kanë midis tyre lidhje martesore, gjaku ose birësimi; që jetojnë në të njëjtin mjedis për një kohë relativisht të gjatë, kanë marrdhënie kulturore dhe ekonomike të përbashkëta si dhe perkujdesen për njëri-tjetrin .

Sipas nenit 16 (3) të Deklaratës të Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut "Familja është njësia bazë grupore e shoqërisë dhe i jepet mbrojtje nga shoqëria dhe shteti".

Ekzistojnë shumë përkufizime për familjen si nga sociologë ashtu edhe nga antropologë të vendeve të ndryshme. Sipas antropologut George Murdock familja është ”një grup social që karakterizohet nga mendimi praktik, bashkëpunimi ekonomik dhe riprodhimi.

Po si mund të krijojë familje të re, një cift i ri në "Shqipërinë e Edi Ramës", kur është rrënuar ekonomia, rritur papunësia dhe është rritur varfëria?!

Në Shqipërinë e Edi Ramës, karburanti dhe energjia kushtojnë më shtenjtë se në të gjitha vendet e Ballkanit, kur rrogat dhe pensionet janë qesharake dhe nuk e përballojnë jetesën e cdo familje shqiptare. Familjet e reja kanë një rëndësi të madhe për Shqipërinë. Të rinjtë kanë nevojë për mbështetjen e qeverisë, shtetit.

Prandaj politika e re sociale e Kryeminsitrit Basha është një risi dhe ndikon shumë për të ardhmen e të rinjve dhe Shqipërisë.

Premtimet e Zotit Basha janë shumë reale dhe të arritshme, për një qeveri që nuk bën korrupsion dhe në themel të filozofisë dhe programit të saj ka rritjen ekonomike, të rinjtë dhe familjet e reja.

Zoti Basha premton për të ardhmen e qeverisë demokratike që është edhe e ardhmja e Shqipërisë:

-30 mijë lek/muaj për çdo të porsalindur për 5 vite.

-Mbulim 100% të interesave të kredisë për strehim për 5000 çifte të reja çdo vit.

-Ulje të çmimit të energjisë dhe karburantit.

Po e mbylli shkrimin me dy thënie filozofike për rininë dhe familjen:

“Të rinjtë kërkojnë dashuri, para dhe shëndet. Një ditë ata do të thonë: shëndet, para, dashuri” dhe “Familja është si muzika disa nota janë të larta dhe disa të ulta. Por, gjithmonë ekziston melodia e lumturisë”.

Shqipëria nuk ka të ardhme, nëse shtetarët mendojnë për familjet dhe fëmijët e tyre dhe harrojnë familjet që nuk kanë “bukën e gojës”. Prandaj nuk ka lumturi dhe familje, që do të thotë nuk ka shtet! Edi Rama dhe Rilindja, që pretendojnë se janë parti e majtë, mbështesin oligarkinë, narkotrafikantët dhe kanë harruar të rinjte, të varfërit dhe familjet në nevojë, duke i dëmtuar rëndë dhe duke dëmtuar shtetin, Shqipërinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat