Provokimet e Vuçiq drejt Kosovës

Opinione

Provokimet e Vuçiq drejt Kosovës

Nga: Ruzhdi Peçani Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 13:38
Ruzhdi Peçani

Përse Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, vazhdon me provokimet e tij në drejtim të Kosovës. Ky i fundit, ditë më parë, ka kërkuar rikthimin e shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi.

I pari i Qeverisë së Kosova është shprehur gjithashtu se nuk brengoset për këto deklarata të kreut të Serbisë, sepse, sipas tij, Kosova tashmë e ka ushtrinë e vet.Mendoj se Kryeministri në detyrë nuk është dashtë ti drejtohej presidentit Vuçiq,po për këtë tematikë ti drejtohej vetëm shteteve të BE dhe Aleancës së NATO's,pra të shfrytzojë këtë deklaratë në aspektin politik ndërkombëtarë,deklarata e Vuçiq të injorohej pa përmendur atë se ne kemi ushtrinë tonë.

Njohësit e sigurisë janë të mendimit se deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, lidhur me shërbimin e detyruar ushtarak, më shumë janë për konsum të brendshëm politik dhe për ta forcuar pozicionin e tij në skenën politike serbe.Çdo tentim nga ana e Serbisë për ta destabilizuar rajonin, është një luftë e hapur me perëndimin,kjo do ishte një aventurë e rrezikshme e Serbisë, këtë dhe vet Vuçiq e din fortë mirë.Por kjo shkon dhe më larg,jo vetëm si konsum i brenshëm politik por edhe të një vërtete tjetër që,sigurisht,botërisht nuk mund t'a thotë.

Shteti i Serbisë tani gjendet në një situatë të vështirë, sepse, sipas tij, i janë mbyllur rrugët drejtë BE-së, kurse dhe si kusht tani e ka njohjen e Kosovës si shtet, në mënyrë reciproke për një udhëtim të përbashkët drejt BE-së.

Përse,në Serbi, mendohet për rikthimin e shërbimt ushtarak të detyruar?

Presidenti Vuçiq kishte deklaruar se është në shqyrtim rikthimi i shërbimit ushtarak të detyruar nga vit 2020 apo 2021.”Them po shqyrtojmë këtë.Presim vlerësimin nga ushtria dhe Ministria e financave dhe të shofim,do jetë ky shërbim tre apo gjashtëmujorë" Këtë po shqyrtojmë ashtu që shteti të ket mundësinë e një veprimi preventiv ndaj cilitdo që do na kërcënonte dhe të rrezikoj në fushën e sigurisë. Vuçiq luan këtu “lojën” në mbështetjen e asaj se konturat e identitetit serb janë kisha ortodokse serbe dhe ushtria.

Këto janë institucione tipike të autoritetit tradicional, institucione të fuqisë të cilat mjaftë mirë mbështeten në tendencat autoritare – patriarkale,të cilat janë të shumta dhe në vazhdimësi,viteve të fundit, mbështeten.

Po cili është opinioni publik në Serbi për këtë?

Prof.Pavloviq, që është docent në Fakultetin Filosofik në Beograd, thotë se ideja për rikthimin e shërbimit ushtarak të obliguar është antiprogresiv dhe një hap prapa.Dhe vazhdon „duhet patur parasysh ndodhitë e përditshme,një torturë konstante që elita politike po bënë ndaj nesh,një qeverisje me plotë frikë dhe terror,një vazhdimësi vringëllima armësh, animozitet ndaj fqinjëve tanë dhe të ngjashme. „Në vazhdimësi jemi në një gjendje kronike lufte,se ndokush do na sulmoj nga jashtë.Dhe kështu kur nje qytetar i zakonshëm mendon,do i thotë vetes se duhet përgatitur për diçka që vetëm që nuk ka filluar”.

Qeveria në Beograd që të shtynte këtë përpara bënë edhe joshje,se të gjithë ata që do bënin shërbimin ushtarak do kishin përparsinë në punësim në shërbimet shtetrore dhe ato publike. Dhe përgjigjet vijnë,nga opinioni, se asgje falur nuk ka,të shofim ç'farë ofron shteti?

“… më vjen keq,po unë mendoj se me mija të rinjë nuk duan të humbin një vit të jetës pa asnjë qëllim,pa asnjë kuptim dhe arsye.Të jesh ushtar është nder dhe krenari,por jo në Serbinë që është tani dhe jo në ushtrinë që është aktualisht”kishte deklaruar Komsha një ish ushtarak.

Një matje opinioni që është bërë,ka treguar se nga gjithsejt 5000 të anketuar,28 % kanë deklaruar se do i përgjigjeshin shërbimit ushtarak,të tjerët “as që më bie ndërmend për këtë”.Përse nga ushtria serbe po largohen kuadrot !

Kuadrot ushtarake po largohen nga ushtria,numri i atyre që e lënë mbetet “secret”.Përse e lënë ushtrinë? Sipas hulumtimit të bërë nga Qendra për politikat e sigurisë (BCBP),ikja e kuadrove nga ushtria dhe sistemi mbrojtës viteve të fundit shënon rritje të vazhduar.Athua vetëm pagat e ulëta janë indikator?

Ushterinë serbe po e lënë ekspert të informatikës, shërbimit sanitarë,këmbësorisë,njësive të blinduara.Mungesa këto që tani janë bërë të ndieshme sipas institutit për politika të sigurisë në Beograd. Kështu ka të bëjë me një largim të pakontrolluar të oficerve.Ministria e mbrojtjës nuk mund të deklaroj se bënë përpjekje që të ndaloj së paku ata më të aftët,që shtron pyetjen se “kush do na udhëheq ushtrinë për pesë apo dhjetë vitet në vijim”kishte deklasruar Katarina Gjokiq, nga Qendra e Beogradit për politikat e sigurisë.

Në pesë vitet e fundit Ministria e mbrojtjes dhe dhe Ushtria e Serbisë kan lëshuar të dhëna se mestarisht ushtrinë e kan lëshuar 166 oficer dhe 66 nënoficer.

Po cilat janë arsyet që njerëzit ikën nga sistemi i mbrojtjës?

Ikën nga shumë arsye,sejcili thekson pozitën e rëndë materiale,pamundësit e avancimit dhe peripetive negative të selektimit në proçesin e gradimit dhe avancimit si oficer karriere.

"Një mesatare tregon se ushtrinë e braktisin brenda çdo dite dy oficer,dy nënoficer,dy ushtarë dhe një i punësuar civil. Kështu,Ushtrinë brenda vitit e braktisin diku afro 1.500-1.600 pjestarë profesionistë”,deklaratë nga Novica Antiq, kryetar i sindikatës reprezentative të ushtrisë.

‘Nëse niveli i një oficeri ka rënë, që ai të pastroj pistën,të ndez zjarrin kur të vijë në mëngjes ku temperatura shënon minus pesë gradë,të pastroj dhe lustroj dyshemen …,dhe këto janë arsyet e zhveshjës së uniformës. Ne, për kreun ushtarak nuk përfaqësojmë as emër as mbiemër dhe gradë.Për ta paraqesim vetëm numra,po dhe numrat tani nuk u paraqesin rëndësi.Nga njësia time,ku isha,në tre muajt e parë kanë zhvesh uniformën dy toger.Ja ku kemi rënë dhe për këtë faji bie mbi kreun ushtarak” deklaratë e majorit Gligiq.

Deklarata e Vuçiq së fundi,është në vazhdën e Luftës speciale dhe hibride që ajo bënë drejt dhe brenda Kosovës,para kësaj ishte dhe ajo se “rruga e integrimit të Kosovës drejt BE kalon nga Beogradi. Së fundi Dikoviq kur vizitoi ushtarët serb në kufi me Kosovën, u tha atyre se ka marrë informacione nga komandanti i KFOR-it se mund të ketë trazira në kufi dhe në brendi të Kosovës.Komandanti i KFOR-i ka përgënjeshtruar komandantin e ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq se në Kosovë mund të ketë trazira.

Se këto sulme nuk prajnë së pushuari,ato sa vijnë e shtohen në intensitet, tregon rasti para tre muajsh

që do plasohet nga Instituti për Paqë në Beograd, me deklaratën nga një zyrtar i këtij instituti me përmbajtje,si “…në muajt në vijim duhet pritur një rrezik të madh që mund të ndodhë në rrezikimin e paqës,më i rrezikëshmi që nga fillimi i bisedimeve para 10 vitesh,…i përcjellur me veprime skajshmërisht jocivilizuese,…”

Nga e gjithë kjo anlizë që rrjedhë nga Beogradi, opinionet mendoj se duhet marrë si ekuivoke, opinionet që dalin përbajnë sofizëm apo jo,kjo kërkon shqyrtim dhe të shifet se cili është diskursi i gjithë kësaj.

Baza e luftës hibride janë informatat.Qëllimi i luftës hibride është futja e informatave apo dezinformatave gjerë tek njerzit të cilëve duhet ndryshuar mendimin,qëndrimet dhe disponimin.Kështu “lufta hibride” ka për qëllim të krijoj panikë mediatike,ndasi,parregullësi dhe kaos,defetizëm dhe mosbesim në strukturat shtetërore dhe të ngadalsoj zhvillimin ekonomik.

Që nga parafushata e zgjedhjeve të jashtëzakonshme që do ndodhin më 14 shkurt,partitë politike kanë eskaluar gjerë në iracionale me diskursin e komunikimit,që jo vetëm se dëmton zgjedhjet po dhe dëm tjetër të pariparuar.Disa nga liderët sikur kanë diplopi kur akuzon njëri “…se ka deklaruar se po ,….,do kërkonte azil politik në Serbi”,një diplopi tjetër kur liderin e LVV e shofin”si Hitlerin”dhe se ky na “qenka spiun i Serbisë”,”se më parë votoj Goran Simiq se Vjosën”,”Kurti dhe Vjosa ikën nga veriu si pula të lagura”,”pas 14 shkurtit nuk do kemi kryeministra antiamerikan” dhe çka jo tjetër me etiketime si tradhëtar,spiun,hajn,…! Liderët politik,oponencë e z.Kurti dhe znj.Vjosa Osmani,nga problemet e veta përsonale dhe brenda partiake i kan bartur tek elektorati duke fragmentuar dhe përçar opinionin skajshmërisht.

Deshëm apo jo,me apo pa dashje,me këso veprimesh,kanë rënë në postulatin e luftës speciale që po zhvillon shërbimi sekret serb në Kosovë. Në rrethanat që aktualisht gjendet shteti i Kosovës,opinion i gjerë është se Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe u.d Presidentes Vjosa Osmani , pa humbur kohë të jenë në dakordancë duke e zgjedhur drejtorin e Agjencisë së Intelegjencës së Kosovës,kjo si imediate.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat