Zbulohen detaje ekskluzive nga takimi me Hashim Thaçin: Ja pse Tahir Zemaj nuk kishte marrë pjesë, ky ishte kërcënimi i Rexhep Selimit e...

Opinione

Zbulohen detaje ekskluzive nga takimi me Hashim Thaçin: Ja pse Tahir Zemaj nuk kishte marrë pjesë, ky ishte kërcënimi i Rexhep Selimit e...

Major Nazif Ramabaja Nga Major Nazif Ramabaja Më 1 shkurt 2021 Në ora: 18:25
Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi

Me 7 shtator, mbajtëm një takim të fundit me përfaqësues të SHP te mulliri i Broliqit, pjesëmarrës ishin: Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj, Bislim Zyrapi, Lahi Brahimaj, Musa Gjakova, Fadil Hadërgjonaj, dhe unë Nazif Ramabaja, pa komandantin Zemaj sepse kishim informacione se mund t’i ndodhë diçka e keqe! Kolonel Zemaj, më autorizoi që në emër të Brigadave t´iu dorëzoj shqetësimet dhe kërkesat e Shtabeve lokale, të më se 68 fshatrave të ZORRD, me kërkesa, se ata dëshironin të udhëheqen nga oficerët e shkolluar, me arsyetim se ata e kanë treguar veten në Betejën e Loxhës dhe nuk donin të udhëheqen nga njerëzit pa përvoja sa i përket luftës.

Ua dorëzova kërkesat, në tavolinë. Të gjitha i mori Hashim Thaçi dhe mu drejtua me zë të lartë, kush je ti, kë përfaqëson, shërbëtor i kujt je, që mirresh me këto gjëra? Letrën e Shtabit të Svërkes së Gashit, e lexoi mirë, e palosi dhe e vuri në xhep. Në atë letër bëhej fjalë, për një vizitë që kishin bërë ata të SHP: Hashim Thaçi e Rexhep Selimi, për ndërrimin e komandantit të Shtabit Lokal! Në vend të Fadil Gashit, të vendoset Binak Gashi ”Breshka”. Këte se kishin pranuar Fadili me të tjerë. Ndërsa Rexhep Selimi kishte deklaruar se, ”s’ka institucione, as president, as qeveri, as parlament. Këtu ekziston vetëm SHP i UÇK-së”, ndërsa Hashim Thaqi ka deklaruar: ”Do e lëmë luftën me forcat serbe dhe do ju luftojmë më zi se shkaun, e pastaj kur t’a mbarojmë me ju, do kthehemi e luftojmë shkaun. Fadil Gashi ka thënë: ”Nëse doni po e nisim luftën tash dhe nuk heq dorë nga institucionet ”!

Ata e morën Binak Gashin ”Breshkën”, me veti dhe largohen nga Shtabi Lokal i Svërkes së Gashit, kokulur. Për këte kishte qenë Fadili në Baran dhe ma kishte dorëzuar letrën e përpiluar me spjegimin detal të ngjarjes për t´ia dhënë komandantit, Tahir Zemaj.

Ti kthehemi Hashim Thaçit! Pasi e mora fjalën iu drejtova, të tregoj se kush jam: ”Jam Nazif Ramabaja oficer me Akademi ushtarake kam lënë tre fëmijë dhe gruan në Skandinavi, për ta kryer obligimin moral dhe ushtarak nda vendit tim, për çka jam i shkolluar, unë më si miri e di se si bëhet lufta. Këte e kam mësuar në teori dhe kam bërë praktikë në terren nëpër manovrave dhe ushtrime ushtarake sa isha në detyrë. Jam ushtar i popullit, kemi hyrë pa grada me qëllim jo të zëmë pozita e të marrim komanda, sepse ne ato i kishim dhe i lamë që të gjitha. Kam udhëhequr Betejën e Loxhës dhe kam marrur dhuratë lufte motorolën, me të cilën përgjoj forcat serbe pas deshifrimit të kodeve. Nëse nuk organizohemi dhe nuk bëhemi bashkë, nesër forcat serbe do dalin në kodër të Jabllanicës, tash Shqiponjës tek varret.

Njëri nga të pranishmit, pyeti ku e di t’i që ka varre në kodër, unë jetoj në këtë trevë e se di që ka! Ju drejtova me këto fkjalë; unë jam ushtarak dhe lexoj hartën, ajo më tregon se ka varre, mos besofsh dil shiko dhe do t’i vërejsh ! Pas një kohe dëgjova se ai e kishte bërë këte, kishte hipur në Kodër dhe i kishte parë varrezat, duke thënë, ” valla qaj Ramabaja ma ka ftofë. Unë jetoj këtu qe 30 vjet e se dita që ka varre, e ai dje ka ardhë, e e mësoi këte pa shkel me këmbë, por duke e lexuar nifar harte qudi!!!...”

Në ate takim u ndamë pa asnjë marrëveshje, sepse atyre të SHP, s’ju interesojke lufta, por vetëm kush nën komandën e kujt do të hynte! Krse ne oficerët s´ kishim mundësi të hynim nën komandë të SHP, kur nuk dihej se kush ishte komandant. Ata thonin kanë urdhëruar shokët. Për ne oficerët s’ka shokë në luftë, por udhëheqës lufte sipas kierarkisë vertikale dhe subordinimit të aktiviteteve nga lartë poshtë dhe anasjelltas.

Një detal për Ramush Haradinajn. Posa mbërrijti për bisedime tek mulliri i Broliqit erdhi pas meje seps unë isha më i hershëm, po sa zbriti nga vetura, e rroka për krahu duke i thënë eja të shkojmë më largë kam një bisedë me ty. Rojet e Ramushit, reaguan, morën pozicion për të vepruar, por Ramushi ua bëri me dorë, lerini se jam me Ramabajën. Shkuam nja 20 metra më larg dhe fillova t’a spjegoj se çka kishte thënë kolonel Krasniqi, përmes komandantit Zemaj, dhe se unë isha autorizuar t’ia përcjell:

”Ke selam prej Ahmet Krasniqit, do të jesh zëvendës i Tahiri Zemajt. Të ka dalur emri, ke bërë luftë si ke ditur, tash është koha për riorganizim dhe ristrukturim të UÇK-së dhe do të avansoj në gradën kapiten”. Ramushi pasi i ndëgjoi të gjitha, më tha: ”Jo s’jam i interesuar unë s’kam hy në luftë për grada do e vazhdoj kështu siq ja kam nisë”, nashta i interesonin grada më të larta???

Në këtë takim s’patëm sukses dhe të nesërmen, filloi Ofanziva e armikut, bash ashtu siq e kisha përgjuar në Motorol dhe përshkruar në këtë takim, por atyre të SHP ju interesonte komanda e jo lufta.

Ofenziva vazhdoi me të madhe,ndaj me 7 shtator 1998, kërkova nga komandanti, kolonel Tahir Zemaj, përforcime të cilës kërkesë iu përgjigj si zakonisht me ardhjen e tij në Baran bashkë me 2 kamiona përplot ushtarë dhe eprorë e një ndër ta ishte edhe Fadil Hadërgjonaj.

Forcat serbe kishin depërtuar në lartësinë e Kodrës së Jabllanicës, tashmë Shqiponjës dhe ishin grumbulluar duke bartur pas vete tërë logjistikën përcjellëse. Koloneli Zemaj, me disa minahedhës, kalon në kodër të Qallopekut, merr pozicionet dhe jep urdhër përzjarr ! Predha godet grumbullin e policisë, të cilët menjiherë shpërndahen dhe marrin pozicionet mbrojtëse. Pas disa minutash, dëgjojmë në ajr fishkëllimën e predhës në drejtimin tonë dhe pas një qasti predha eksplodon në afërsi prej 50 metrash, nga vendqëndrimi im me dy përcjellësit e mi Sinan Shalën dhe Burim Gashin. Posa dëgjuam fishkëllimën e predhës, u shtrimë në tokë për tu mbrojtur. Por ndodhi një rast i jashtëzakonshëm! Mbi trupin tim shtrihet ushtari për sigurin time Sinan Shala dhe po sa predha ekskplodoi ne shiquam veten askush s‘ishte lënduar ! Pastaj iu drejtova Sinanit: ”Sinan këte që e bëre tash kurr më mos tento ta bësh, sepse ti je i ri dhe jeta jote nuk krahasohet me timen, ai pa një pa dy më tha: ”komandant çka më duhet jeta kur gjë pa më ndodhë mua, vëtëm përmes trupit tim të vdekur mund të ndodhe ty diçka”.

Një rrenqethje më përshkoi trupit, kur dëgjova këto fjalë, për këtë arsye Sinan Shalën, nga ai moment gjithmonë e kam mbajtur pranë meje. Sinan ishte ushtari më i përgatitur e i vendosur për çdo moment! Sinani është Sinan e jo Mahi!/ Vazhdon

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat