Inferioriteti ndaj serbëve çdoherë na ka dëmtuar rëndë

Opinione

Inferioriteti ndaj serbëve çdoherë na ka dëmtuar rëndë

Nga: Sulejman Mehazi Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:05
Sulejman Mehazi

Politika kosovare do jetë e sukseshme atëherë kur do të bëjnë politike të njëjtë si të serbëve të Vuçiqit, serbët kërkojnë Veriun e Mitrovicës, kosovarët le të kërkojne Nishin e Sanxhakun e Idriz Seferit!

Nuk shkon ndryshe, sa më shumë që provokojnë serbët, dyfyshë më shumë duhet provokuar edhe Kosova Serbinë! Teoritë politike tregojnë se në të shumtën e raste gjuha e inateve shtetërore ka dalë më e sukseshme sesa gjuha politike e diplomatike.

Njëherë e përgjithmonë duhet ditur se suksesi kundër serbeve vjen me ofanzivë e me kundërveprime të njëjta politike e mediatike. Ata sulmo politikisht, kosovarët me kundërsulme të trefishta politike.

Vetëm në këtë mënyrë serbët bëhen pula shumadije.

Inferioriteti ndaj serbëve çdoherë na ka dëmtuar rëndë. S'ka frikë e brengë për shqiptarët që kanë dy shtete, dy presidentë, dy qeveri, dy ushtri, dy diplomaci, inferioritetin duhet hedhur te serbët e jo te ne. Turpi më i madh shqiptarë është t'i tremben Serbisë së drobitur, të dobët e të urrejtur nga gjithë fqinjët e saj.

Shtojcë:

Të nderuar miq, sharjet e serbëve në Veri të Mitrovicës ndaj Vjosa Osmanit e Albin Kurtit na kanë prekur shumë, prandaj shkrimet e fundit i kemi nxitëse e provokative ndaj serbëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat