Rezoluta e Parlamentit Evropian parasheh që vaksinimi kundër COVID-19 nuk është i detyrueshëm

Opinione

Rezoluta e Parlamentit Evropian parasheh që vaksinimi kundër COVID-19 nuk është i detyrueshëm

Nga: Faik Miftari Më: 1 shkurt 2021 Në ora: 19:44
Faik Miftari

Bashkimi Evropian ka miratuar rezolutën nr. 2361 me 27 janar 2021 me të cilin është përcaktuar se të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian duhet të krijojnë programet për kompensimin e dëmeve të shkaktuara nga efektet anësore të vaksinave kundër COVID-19, të informojnë qytetarët e tyre se vaksinimi nuk është i detyruar dhe askush nuk ka të drejtë të bëjë presion politik, shoqëror apo kushtëzim tjetër për t’u vaksinuar në rast se qytetarët nuk dëshirojnë të vaksinohen, të sigurojnë se asnjë qytetar nuk duhet të diskriminohet për shkak se nuk është vaksinuar për shkak të rrezikut për shëndetin e tij ose pse nuk dëshiron të vaksinohet, si dhe duhet të shpërndajnë informata transparente për efektet e mundshme anësore nga vaksinimi kundër COVID-19.

Rezoluta e Parlamentit Evropian me titullin origjinal të saj: Covid-19 vaccines: ethical, legal and practical considerationse, ka sjell udhëzime të qarta të cilës duhet t’i përmbahen të gjitha shtetet anëtare të tyre. Sikurse flet vet titulli i rezolutës së Parlamentit Evropian, rezoluta udhëzon në norma etike, juridike dhe praktike lidhur me vaksinimin kundër korona virusit COVID-19. Në Rezolutë theksohet se është një sfidë jashtëzakonisht e madhe për sigurimin e vaksinave të sigurtë për COVID-19 për t’u mposhtur pandemia.

Në këtë qasje do të ndalem në vetëm disa paragrafe dhe nënparagrafe të nenit 7 të Rezolutës të cilët i konsiderojë veçanërisht të rëndësishëm për opinionin e gjerë publik shqiptar në prag të fillimit të vaksinimit, me ç’rast publikisht nga zyrtarët e caktuar qeveritar paralajmërohet mundësia se vaksinimi kundër COVID-19 të jetë i obligueshëm apo të jetë i kushtëzuar me kufizimet e caktuara.

Për të gjithë ata të cilët janë të interesuar të lexojnë më gjerësisht lidhur me atë se çka përmban Rezoluta e Parlamentit Evropian nr. 2631 e aprovuar më 27 janar 2021 mund ta gjejnë në gjuhën angleze në burimin e cekur në fund të opinionit.

Në këto nene të Rezolutës së Bashkimit Evropian theksohet se sa është i rëndësishëm imunizimi me vaksinimin me krijimin dhe zbatimin e vaksinave të sigurtë dhe gjithëpërfshirëse. Neni 7 me paragrafët dhe nënparagrafët e tij është më interesant pasi që përshkruan çështjet lidhur me kualitetin, kontrollin, mbikëqyrjen, korrupsionin, përfitimet, lirinë e zgjedhjes së vaksinimit, detyrimet dhe kompensimet e dëmit nga pasojat e shkaktuara për shëndet nga efektet anësore të vaksinimit. Më poshtë do të cek disa nënparagrafe të nenit 7 të Rezolutës së aprovuar të Parlamentit Evropian lidhur me vaksinimin e qytetarëve të saj:

7.1.4. të zbatojnë sistemet efektive për mbikëqyrjen e vaksinave dhe sigurinë e tyre pas shpërndarjes së tyre tek popullata e përgjithshme, me qëllim të përcjelljes së efekteve të tyre afatgjate;

7.1.5. të krijojnë programe të pavarura të kompensimit të dëmeve nga efektet anësore të shkaktuara nga vaksinimi për të siguruar kompensimin për dëmin e padrejtë dhe dëmin e shkaktuar nga vaksinimi;

7.1.6. të kushtojnë vëmendje të posaçme tregtisë së brendshme të mundshme nga ana e drejtuesve farmaceutik apo kompanive farmaceutike të cilët pa arsye po pasurohen në llogari të shpenzimeve publike;

7.3.1. të sigurojnë qytetarët që t’i informojnë se vaksinimi nuk është i detyrueshëm dhe askush nuk duhet të vihet nën presioni politik, shoqëror apo presion tjetër për t’u vaksinuar, në rast se ata nuk dëshirojnë të vaksinohen;

7.3.2. të sigurojnë që askush nuk duhet të diskriminohet sepse nuk është vaksinuar për shkak të rreziqeve të mundshme shëndetësore, apo që vet nuk dëshiron të vaksinohet,

Këto janë vetëm disa nga udhëzime që i ka aprovuar organi më i lartë legjislativ i Bashkimit Evropian, duke thirrur të gjitha shtetet anëtare të saj të i përfshijnë në ligjet e tyre nacionale, në pikëpamje të zhvillimit, furnizimit dhe shpërndarjes së vaksinave kundër COVID-19 dhe për këtë shkak ka vlerë të rëndësishme për të gjithë qytetarët evropian.

Burimi: https://pace.coe.int/en/files/29004/html

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat