Reagim ndaj shkrimit të Major Nazif Ramabaja nga Sheqer Vishaj

Opinione

Reagim ndaj shkrimit të Major Nazif Ramabaja nga Sheqer Vishaj

Sheqer Vishaj Nga Sheqer Vishaj Më 2 shkurt 2021 Në ora: 13:28
Sheqer Vishaj

I nderuar z. Ramabaja,

Fillimisht dua të shpreh habinë time se përse pas 22 viteve ju merrni mundin për të hapur temat nga lufta e vitit 1998-1999 e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Me gjithë konsideratën që mbaj për ju, megjithatë mosha që kam dhe fisi të cilit i përkas (Berisha) nuk më lejnë të jem indiferent ndaj shkrimit tuaj të datës 29.01.2021 të publikuar në portalin “BotaSot”. Kjo për faktin se shkrimi juaj përmban disa pasaktësi të cilat janë të pa kaperdishme për mua dhe më rëndësi të dihen nga opinioni publik.

Më habit fakti se në shkrimin e juaj më përbuzje përmendni emrin tim “njëfar Sheqeri” dhe unë nuk jam “njëfar Sheqeri” por jam Sheqer Vishaj, ish-Komandant i Shtabit të Fshatit Llugagji, Zona Operative e Dukagjinit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i angazhuar në luftë që nga 31 marsi 1998 e deri në përfundim të saj.

Edhe pse jam përpjekur që t’ju arsyetoj, pasi që ju më tepër keni vepruar nga zyra (komanda e shtabit) dhe keni marrë vendime mbi bazën e informacioneve që u janë servuar. Ndërsa unë kam vepruar nga treni (vija e frontit). Pra, nga 31 mars 1998 deri me 16 qershor 1999 për asnjë ditë të vetme nuk e kam lëshuar vendin (Llugagjin – Lugun e Baranit).

Pa saktësia e shkrimit tuaj qëndron në keqinformimin dhe qëllimkeq të cilin ua kanë bërë ata me të cilët ti ke punuar dhe ju ke besuar.

E para, kurrë në jetë nuk kam larguar apo ndjekur ndonjë ushtarë apo person nga pozicionet e luftës (istikamet), përkundrazi kam qenë i flakët që fshati Llugagji dhe i tërë Lugu i Baranit ti rezistoj sulmeve të forcave serbe.

E dyta, kurrë në jetë nuk kam pasur kontakt me ndonjë ushtarë i cili është prezantuar me emrin Sinan Shala të cilin ju e potenconi se e kam larguar nga istikami.

E treta, nëse e ke fjalën për ushtarët e pozicjonuar tek Ura e Bistricës në Llugagji në muajin shtator të vitit 1998, ata ushtarë nuk ti kam larguar apo ndjekur unë. Por ata ushtarë pas disa granatimeve nga forcat serbe janë ik dhe e kanë lënë pozicionin e tyre boshë. Madje edhe mitralozin bashkë me municion e kanë lënë në pozicion. Këtë fakt e di i gjithë fshati, e si dëshmitar i cili e konfirmon këtë është bashkëluftëtari im Rasim Hasan Berisha me të cilin e kemi marrë mitralozin dhe e kemi vendos në shtab të fshatit (në shtëpinë time). E pasta nga kazerma e Baranit kanë ardhur disa ushtarë dhe e kanë marrë. Pra, përveç mitralozit ushtarët tu e keni lënë edhe shalqirin (bostonin) pa ngrënë.

Është e vërtetë se nga ju kam marrë urdhrin që të bashkëpunoj me ushtarët të pozicionuar në hyrje të fshatit Llugagji të udhëhequr nga një ushtarë me nofkën “Hitleri” edhe pse ju nuk e dinit se ato shtëpi ishin të familjes sime. Ta bëjë me dije tash për atëherë se ai person ka qëndruar në shtëpinë time, jo më gjatë se tri orë dhe pas një gjuajtje më snajper nga kati i tretë i shtëpisë sime në drejtim të forcave serbe të cilat ishin të pozicionuara në Kodrën e fshatit Llugagji përtej Bistrice, saktësisht të varri i Lushë Kamrit. I njëjti “Hitleri” i ka urdhëruar që të tërhiqen ushtarët! Për këtë arsye me të kam pasur një fjalosje të ashpër duke e pyetur përse të tërhiqeni? Më është përgjigjur se është zbuluar pozicioni ynë dhe tani priten granatimet. I kam thënë ani çka, shtëpia ka katër pllaka të betonit dhe mund të vendosemi në bodrum të shtëpisë dhe s’ka arsye për tërheqje, sepse shtëpia mund ti rezistoj granatimeve dhe nuk është në rregull që të shtëni një fishek dhe të largoheni, e pastaj serbet ta djegin tërë fshatin, ashtu edhe siç ka ndodhur. I njëjti në mënyrë të heshtur dal - ngadalë është tërhequr nga fshati bashkë me ushtarë. Ta rikujtoj se momenti kur ai ka gjuajtur me snajper ka qenë në të njëjtën kohë kur në pozicion të forcave serbe tek varri i Lush Kamberit ka granatuar Tahir Zemaj me ushtarët e tij me minahedhës nga një pozicion tjetër, respektivisht Kodra e fshatit Kosuriq.

Pra, bëhët fjalë për datën 5 ose 6 shtator 1998 kur në mbrëmje unë kam mbet vetë i treti në fshatin tim Llugagji me Gani (Mustafë) Berishën e fshatit tim dhe Agron Kabashin e fshatit Gllogjan të cilët kanë qenë polic ushtarak. Ndërsa ushtarët e tu asnjë s’ta ka zënë akshami aty. Ndërsa mu me ka zbardhë sabahi, pikërisht aty në fshatin tim të shenjtë Llugagji.

Sa për paraqitjen time në Shtab të Kazermes në Baran tek ju, përveç faktit se i ke rënë tavolinës grusht dhe se Dinë Krasniqi i ka mbledhë shpirat e xhamit të tavolinës, tjetër s’ka të vërtetë.

Ta përkujtoj se aty kanë qenë prezent: Musa Draga, Esat Ademaj, Dinë Krasniqi, Hasan Gashi “Mixha”, Ramadan Gashi, Zymër Sefaj ejt. Mua në shtab me kanë shoqëruar Hasan Gashi i fshatit Baran dhe Zymer Sefa i fshatit Kotradiq. Më të hyrë në shtab me je drejtuar me fjalët: “Kush je ti që i largon ushtarët e mi nga pozicioni (istikami), a e din se të vras”? Të jam përgjigj: “Kush ti ka largu?! Ushtarët e tu janë ikë në kokërr të vrapit, e janë shpërthy në tela e skurru në gjak duke ikur”. Me ke thënë: “Mos thuaj tu ik por tu tërheq”! Të kam thënë: “Unë tërheqjen e kuptoj ndryshe”. Më je drejtuar: “ ja ky djaloshi (R. G. i cili ishte prezent) më ka informuar”. Të jam përgjigjur se: “ky djaloshi është i fundit të cilin e kam parë duke ikur bregut të Bistricës”. Me ke thënë: “të thash mos e përsërit shprehjen duke ikur por duke u tërhequr”. Pastaj e ke goditur tavolinën me grusht duke thënë se: “këtu një komand ka dhe nuk komandon kush tjetër”. Mandej Dinë Krasniqi ka filluar për ti mbledhur spirat e xhamit dhe unë kam dal nga aty dhe dy policët ushtarak përsëri me kanë kthyer në Llugagji.

Në rastin konkret absolutisht nuk kam ndjerë fajsi, e rrjedhimisht skam pasur asnjë arsye për të kërkuar falje. Sepse kam qenë i pastër si loti dhe as nuk të kam gënjyer ty e as vetën. Por kam ndjerë keqardhje për lajthimin në të cilin kishit rënë ju nga dezinformomi që kenë pas apo informacionet e pavërteta të cilat njerëz qëllimkëqij ua kanë përcjell.

Fakti që të kam respektuar si epror ushtarak, nuk do të thotë se kam ndjerë fajësi apo kërkim falje për atë punë. E grushti mbi tavolinë nuk ka qenë mesazh për mua por për ata të cilët ta pinin duhanin fshehurazi e ti ju paske zënë besë. . Për dallim nga koleget tuaj Musa Draga dhe Esat Ademaj të cilët nga sytë tregonin keqardhjen, duke e ditur të vërtetën dhe lajthimin në të cilin ju ishit sjell.

Të dhënat bazohen nga ditari im i luftës, për saktësinë e të cilave jam i gatshëm të ballafaqohem me secilin.

Llugagji, me 01 shkurt 2021 Sheqer Ukshin Vishaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat